Per eksperiencen me te mire perdorni Kolibri ne aparatin tuaj smartphone
Shkarkoni Kolibri ne:
Policia e Shkodres ka sekuestruar 90 kg kanabis sativa dhe ka vene ne pranga shtetasit Pjeter Çakaj dhe Mirash Mali. Arrestimi i tyre u be pas kontrollit ne banesen e Pjeter Çakaj, ne fshatin Xhan, ku u gjeten dhe u sekuestruan 9 kg kanabis sativa dhe nje arme zjarri tip pushke 20-she, me nje kreher me 20 fisheke. Gjithashtu gjate kontrollit te baneses se Mirash Malit u gjet dhe u sekuestrua 81 kg kanabis sativa.
Operacioni i Policise Kufitare te Vlores ka bere te mundur bllokimin dhe sekuestrimin e nje mjeti te fuqishem, te modifikuar per transport ne sasi te medha te lendeve narkotike. Sipas eksperteve, gomonia mund te perballoje dallge deri ne 7-8 balle. Mjeti i gjetur eshte ne pronesi te shtetasit me inicialet G.M 30 vjeç, nga Vlora. Forca te shumta policore po kontrollojne zonen ku u gjet mjeti.
Dje në mbrëmje është ekzekutuar 60-vjecari Hajredin Lleshi, në afërsi të banesës së tij në Rukaj të Matit. Mësohet se para tre vjetësh atij i kanë ekzekutuar edhe të vëllain, shtetasin Xhavit Lleshi. Ngjarja ka si motiv hakmarrjen për nje vrasje të ndodhur në Angli vite më parë. Të dy viktimat janë ekzekutuar me breshëri automatiku.
Vjedhja e banesave dhe bizneseve është një fenomen që po rritet në Tiranë. Vetëm këtë të dielë ka pasur 5 raste vjedhjesh. Problem shumë i madh është vjedhja me dhunë. Sipas një krahasimi të tremujorit të parë të vitit 2016 dhe 2017, ka rezultuar se është rritur ndjeshëm numri i vjedhjeve me dhunë dhe numri i autorëve. Autorët zakonisht i kryejnë vjedhjet pas orës 22:00 dhe përqëndrohen kryesisht në zonat periferike.
Forcat e policisë së Shkodrës kanë finalizuar në orët e fundit me sukses operacionin e koduar “Jeran”. Në kuadër të tij janë sekuestruar mbi 60 kg lëndë narkotike e dyshuar marijuanë dhe është arrestuar shtetasi Vilson Çuti, 34 vjeç, nga fshati Jeran i Malësisë së Madhe. Materialet hetimore i kanë kaluar tashmë prokurorisë së rrethit përkatës për akuzën “prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”.
Një 15-vjeçare me inicialet B.P. ka ndërruar jetë gjatë një operacioni në një spital privat në Tiranë. Mjeku anestezist T. ZH, 53 vjeç, ka tentuar më pas të kryejë vetëvrasje, duke injektuar në trup preparat lëndë anestezie. Ai ndodhet në spital në gjendje të rëndë shëndetësore. Policia njofton se po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes ku si provë materiale është sekuestruar kartela mjekësore e 15-vjeçares.
Prokuroria e Shkodrës ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim Ish-kryetarin e komunës Shalë, Dedë Tonaj, në bashkëpunim me ish-vartësit e tij Tom Shyti dhe Gjovalin Lokthi, të cilët kanë falsifikuar dokumenta zyrtare, ku persona të ndryshëm janë bërë pronarë të tokave në zonën turistike, pa pasur të drejta ligjore për përfitim të pronësisë. Ata akuzohen se kanë shpërndarë rreth 41.500 m2 tokë në zonën turistike të Thethit.
Trego më shumë