Per eksperiencen me te mire perdorni Kolibri ne aparatin tuaj smartphone
Shkarkoni Kolibri ne:
Moti i keq me reshje bore dhe erë të fortë kryesisht në zonat malore, ka shkaktuar defekte në rrjetin elektrik të shpërndarjes, duke lënë disa abonentë pa energji. Përmes një njoftimi për shtyp, OSHEE bën me dije se ka marrë të gjitha masat për situatën e krijuar nga moti i keq duke angazhuar në terren brigade të avarive të cilët janë pajisur me bazën materiale të nevojshme për riparimin e defekteve.
Që prej ditës së djeshme pala greke në pikën doganore të Kapshticës nuk ka lejuar kalimin e autobusëve dhe mjeteve të tonazhit të rëndë për shkak të bllokimit nga dëbora të njërit aks në territorin helen. Që pas njoftimit të djeshëm nga policia kufitare shqiptare, në pikën e kalimit në Kapshticë ka pasur radhë të gjata të këtyre automjeteve, të cilat janë në pritje të një urdhëri të dytë për lejimin e kalimit
“Më lajmëruan komshinjtë se poshtë makinës time kishin parë një bidon të zi. Nuk kam konflikte me askënd”, kështu deklaroi Ani Dyrmishi, drejtori i Hekurudhave në Durrës. Ai ka dhënë sqarime për lëndën plasëse që u gjet sot afër makinës së tij, ndërsa ka theksuar se nuk kishte konflikte me askënd, duke shtuar se në Durrës lëviz gjatë gjithë kohës në këmbë.
Ulja e menjëhershme e temperaturave ka rritur numrin e virozave tek fëmijët dhe tek të rriturit. Këtë të diel urgjenca e pediatrisë ishte plot me prindër që sillnin fëmijët e tyre të prekur nga viroza të ndryshme. Në fundjavë, u paraqiten të gjithë në urgjencën e pediatrisë, pasi qendrat shëndetësore nuk ofrojnë shërbim mjekësor të dielave.
Makinës së Drejtorit të Hekurudhave Shqiptare, Ani Dyrmishi i është vendosur lëndë plasëse. Ngjarja ka ndodhur gjatë natës në lagjen ku ai banon, pranë stacionit të Trenit dhe mësohet se makina ishte e parkuar. Fatmirësisht, Dyrmishi ka pikasur lëndën plasëse para se të hipte në makinë, duke shmangur pasojat. Nuk dihen ende autorët dhe shkaqet e ngjarjes, por policia po punon për zbardhjen e ngjarjes.
Reshjet e dendura të dëborës kanë vështirësuar qarkullimin në Qarkun e Korçës. Siç raporton gazetarja Lorena Kodra për “BalkanËeb” situata paraqitet e rënduar edhe për qarkullimin e makinave, veçanërisht në Rrugën e Dardhës, aty ku trashësia e borës ka arritur në 80 cm. Për pushuesit ka qenë e pamundur të largohen nga zona e Mokrës, ku si pasojë e motit të keq është ndërprerë edhe energjia elektrike.
Policia Rrugore ka ndërmarrë një sërë kontrollesh gjatë natës, duke ndëshkuar kështu drejtues mjetesh që kanë thyer rregullat. Burime nga policia thanë se në pranga ranë 23 shoferë, nga të cilët 16 që drejtonin mjetin në gjendje te dehur dhe 7 pa patenta. Po ashtu shumë të tjerë u penalizuan me gjoba dhe heqje të lejeve të drejtimit të mjeteve.
5 persona mbetën të vdekur dhe 16 të tjerë u plagosën dje në një shpërthim bombash në qytetin irakian Tikrit. Shpërthimi shkatërroi edhe 12 makina në afërsi dhe forcat e sigurisë mbyllën shumicën e rrugëve për të parandaluar incidente të tjera. Tani për tani, askush nuk ka marrë përgjegjësinë për sulmin dhe agjencia kujton se sulme të tilla janë të rralla në Tikrit që kur grupi terrorist, pësoi humbjen në 2017.
Në parlamentin e Sri Lankës gjatë një seance parlamentare ka shpërthyer një dhunë masive. Aktualisht, vendi ka mbetur pa Kryeministër dhe pa Qeveri, në një krizë të thellë institucionale. Shumë deputetë, shumica të veshur me të bardha janë parë duke rrahur me grushte njëri-tjetrin. Kohët e fundit, në këtë vend ka pasur ndërrim pushtetesh, teksa kohët e fundit u rrëzua edhe Kryeministri i vendit.
Kim Portner, modelja dhe aktorja që ka qenë partnerja e reperit të famshëm amerikan, Diddy për 13 vite është gjetur e vdekur në shtëpinë e saj. Burime pranë autoriteteve kanë konfirmuar se morën një telefonatë se në shtëpinë pranë liqenit Toluca rreth mbrëmjes. Thuhet se u raportua një person që kishte pësuar sulm kardiak. Një burim pranë 47-vjeçares thotë se ajo kishte disa javë që vuante nga pneumonia.
Trego më shumë