Per eksperiencen me te mire perdorni Kolibri ne aparatin tuaj smartphone
Shkarkoni Kolibri ne:
Një 28-vjeçar shqiptar ka rënë dje në prangat e policisë italiane, pasi iu gjet në makinë një sasi droge. “Ansa” raporton se i riu shqiptar që jetonte ilegalisht në Itali, identiteti i të cilit nuk dihet, po udhëtonte nga Treviso drejt kufirit austriak, ndërkohë që në makinë iu gjet 5 kg marijuanë. Policia sekuestroi edhe telefonin e shtetasit në fjalë, i cili tashmë do të akuzohet për trafik droge.
Për herë të parë, dy udhëheqës të regjimit brutal të Khmer Rouge në Kamboxhia janë shpallur fajtorë për genocid. Nuon Chea, 92 vjeç, në postin zëvendës i kreut të regjimit Pol Pot, dhe Khieu Samphan, 87 vjeç, në postin e kreut të shtetit. Ata ishin në gjyq në gjykatën e mbështetur nga OKB lidhur me akuzat për shfarosjen e muslimanëve Cham dhe vietnamezëve etnikë.
CIA ka arritur në përfundimin se princi saudit i kurorës Mohammed bin Salman ka urdhëruar personalisht vrasjen e gazetarit Jamal Khashoggi, pavarësisht se qeveria saudite mohon përfshirjen “de facto” të sundimtarit, ka thënë një zyrtar i lartë amerikan. Përfundimi bazohet në një regjistrim të dhënë nga qeveria turke dhe prova të tjera, duke përfshirë edhe inteligjencën amerikane.
Numri i njerëzve që mungojnë në Kaliforninë veriore të përfshirë nga zjarret shkatërruese ka arritur në më shumë se 600. Lista e personave të zhdukur është dyfishuar që nga e hëna e kaluar. "Camp Fire", zjarri më vdekjeprurës ka vrarë 63 persona. Rreth 12.000 ndërtesa janë shkatërruar. Trump, do të udhëtojë drejt Kalifornisë të shtunën për të parë dëmet dhe për të takuar ata që janë prekur,
Prokurori publik i Arabisë Saudite ka dalë në përfundimin se një oficer i lartë i inteligjencës urdhëroi vrasjen e Jamal Khashoggi dhe jo Princi Mohammed bin Salman. Gazetarit iu dha një injeksion vdekjeprurës pas një përplasje me agjentët në konsullatën saudite në Stamboll më 2 tetor, tha një zëdhënës për gazetarët. Prokurori ka akuzuar 11 vetë për vrasjen dhe po kërkon dënimin me vdekje për 5 prej tyre.
Rita Ora ka publikuar projektin e ri muzikor “Velvet Rope” që do jetë pjesë e albumit të saj “Phoenix” më 23 nëntor. Sërish bëhet fjalë për një këngë që i dedikohet dashurisë. Jeta e një mashkulli shihet nga sytë e ish-partneres, e cila vë re se ai po vazhdon jetën e tij pa i dhënë rëndësi të kaluarës. “Velvet Rope” është publikuar vetëm me audio dhe tekst. Kënga është shkruajtur nga vetë këngëtarja.
Policia e Shtetit ka bërë publik sot 16 personat më të kërkuar ne Berat në vijim të publikimit të listës me emrat dhe fotot e personave më të kërkuar. Mes personave më të kërkuar kryesisht për vrasje dhe me dënime të rënda është edhe një grua me emrin Mirela Muhametllari, e dënuar me 10 vite burg për trafik droge. Policia fton cilindo që ka dijeni mbi vendndodhjen e tyre të telefonojë Policinë.
Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Librazhd- Qafë Thanë, në Pishkash me tre persona të plagosur rëndë. Sipas të dhënave, një nga të plagosurit Endri Merkolli paraqitet në gjendje më të rëndë se dy pasagjerët. Ai do transportohet për në Tiranë për mjekim më të specializuar. Grupi hetimor ka kryer veprimet procedurale dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e shkakut të aksidentit.
Një aksident i rëndë ka ndodhur në dalje të Qafë Thanës, në aksin Pogradec-Prrenjas. Mësohet se një autobus me gjimnazistë nga Roskoveci është përmbysur duke rënë afër greminës e për pasojë kanë pësuar lëndime e janë plagosur disa prej tyre. Ndërkohë një prej personave që ndodhej pranë autobusit ka njoftuar policinë e Pogradecit dhe të Prrenjasit për ngjarjen e ndodhur.
Gjatë orëve të para të mëngjesit është përfshirë nga zjarri një masiv me pisha në fshatin Balëz, në Elbasan. Aktualisht raportohet se flakët kanë përfshirë një sipërfaqe prej rreth 1 ha. Në terren janë duke punuar forca të shērbimit zjarrfikës pasi ndërhyrja me mjete. Ndērkohë që pas tri ditëve u arrit të shuheshin tri vatrat e zjarreve në Parkun Kombëtar Shebenik-Jabllanicë dhe në Turje.
Trego më shumë