Per eksperiencen me te mire perdorni Kolibri ne aparatin tuaj smartphone
Shkarkoni Kolibri ne:
Dalin detaje të reja në lidhje me operacionin “Impacto 444”, i cili u zhvillua në Ekuador dhe në Greqi, ndërsa u bllokua një sasi prej 382 kg kokainë. Autoritetet kanë nisur hetimet për grupin e arrestuar, të cilët dyshohen se qëndrojnë pas vrasjes së biznesmenit grek, Janis Makris, 46 vjeç. Operacioni për goditjen e trafikut të drogës ka çuar deri tani 11 persona në pranga, mes tyre dy vëllezër shqiptarë.
Policia e Shtetit vijon të bëjë publik emrat e personave më të rrezikshëm të çdo qyteti. Pas Vlorës dhe Fierit, sot janë publikuar emrat e 12 të rrezikshmëve të Gjirokastrës. Këta persona janë ende në kërkim, dhe Policia bën thirrje se kush ka djeni mbi vendndodhjen e tyre të telefonojë Policinë në numrin pa pagesë 112, duke ju garantuar anonimatin. “Ndihmo dhe ti në sigurinë publike,” shkruhet në njoftim.
Përplaset në bregdetin e Lefkadhës në Greqi një anije me flamurin shqiptar. Anija “Koravi” është përplasur me shkëmbinjtë në zonën detare të Akrotirio Doukatou. Mësohet se anija po transportonte 1900 ton hekur nga Amaliadha Volo për në Shqipëri. Mësohet se tetë pjesëtaret e ekuipazhit janë transportuar për të marrë ndihmë mjekësore. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm.
Luftëtarët e ISIS u paguan mirë për shërbimin e tyre, zbulojnë dokumentet që i përkasin grupit terrorist në Irak të cilat janë siguruar nga RT. Përdorimi i gazrave kimikë u pagua me argjend. Për të shkatërruar një helikopter apo dron të forcave armike, ushtarët e ISIS shpërbleheshin me të paktën shtatë dinarë ari, sipas të dhënave të kontabilitetit të siguruara nga RT Arabic.
Mbi 50 vetë janë konfirmuar të vdekur deri tani nga zjarret në Kaliforni. Ekipe zjarrfikëse vazhdojnë të luftojnë me flakët, ndërkohë që dhjetëra mijëra banorë janë zhvendosur dhe ende ka qindra të zhdukur. Punonjësit e ndihmave po kërkojnë mes rrënojave që ka lënë pas zjarri. Shumë nga të vdekurit janë gjetur në makina të djegura si dhe në ndërtesa të shkatërruara në qytetin Paradise në Kaliforninë veriore.
Një ditë pas vrasjes së Fatos Verracakut dhe plagosjes së Fatmir Mehajt në Shkodër, është shoqëruar në polici anëtari i djathtë i Këshillit Bashkiak. Burimet bëjnë me dije se Mustafa Lici u shoqërua që në orën 6 të mëngjesit. Mësohet se Lici ka qenë në banesën e tij në afërsi të Zooteknikës kur FNSH me efektivë të maskuar kanë rrethuar fillimisht banesën dhe më pas kanë bërë shoqërimin e tij në komisariat.
Një zjarr i fuqishëm ka rrezikuar disa biznese dhe masivin pyjor në dalje të qytetit të Lezhës. Flakët janë identifikuar rreth mesnatës së të mërkurës nga banorët e zonës të cilët kanë lajmëruar menjëherë edhe zjarrfikësit. Zjarri përfshiu fillimisht një zonë me shkurre dhe u përhap me shpejtësi duke dëmtuar rrjetin elektrik që furnizon fidrin e Zejmenit.
Policia e Lezhës ka sekuestruar armë dhe drogë, ndërsa në pranga ka vënë dy poseduesit e tyre. Në vijim të punës për rritjen e parametrave të sigurisë, nga forcat policore të Lezhës, Kurbinit dhe Mirditës, janë ushtruar kontrolle në gjithë qarkun me qëllim goditjen e veprimtarive të paligjshme dhe kapjen e personave në kërkim.
Një ditë pas vrasjes që tronditi dje Shkodrën, në qytetin verior kanë zbarkuar zyrtarë të lartë të Policisë së Shtetit dhe një prokuror i Krimeve të Rënda. Krimi i rëndë ku mbeti i vrarë Fatos Verracaku dhe u plagos Fatmir Mehaj ndodhi në lagjen “Rus” në Shkodër. Ende policia nuk ka asnjë autor të dyshuar për për ngjarjen në fjalë.
Banorët e fshatit turk pranë Edirnesë gjetën një grup prej 14 emigrantëve të paregjistruar nga Palestina, të cilët në trup kishin gjurmë të dhunës. Ata tregojnë se në fillim janë dhunuar dhe pasataj me dhunë janë dërguar nga Greqia në Turqi. Greqia edhe më parë ishte në shënjestër të kritikave për të ashtuquajturën “push-back”. Ajo paralajmëruar se me veprime të tilla shkel konventat ndërkombëtare.
Trego më shumë