Per eksperiencen me te mire perdorni Kolibri ne aparatin tuaj smartphone
Shkarkoni Kolibri ne:
Kryeministri Rama duket se i kishte lënë të gjitha për ti thënë në Pejë në mbledhjen e përbashkët të dy qeverive shqiptare. Qartazi dhe prerazi, Rama tha se Shqipëria do të jetë përkrah Kosovës përballë Serbisë dhe brenda 6 mujorit të parë të vitit të ardhshëm nuk do ketë më Roming mes nesh. Ai njoftoi edhe marrëveshjen për njohjen e ndërsjelltë të patentave.
Kryeministri Zoran Zaev mohon kontaktin me Ish-Kryeministrin në arrati Nikolla Gruevski, para se ky i fundit të largohej nga Maqedonia drejt Hungarisë. Zaev ka pohuar se nëse do të ndodhte një bisedë e tillë mes tyre, kjo me automatikisht do të konsiderohej si ikje me marrëveshje.
Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e përbashkët të dy qeverive në Pejë, Kryeministri Rama pohoi se vendimi i Kosovës për të vendosur taksë 100% për produktet serbe është vendim irracional në kushtet normale në qasjen e dyfytyrësisë të Serbisë kundrejt Kosovës. “Serbia po bllokon Kosovën duke kërkuar tërheqjen e njohjeve është provokuese dhe shqetësuese”, ka cituar ai.
Mbledhja mes dy qeverive, asaj të Shqipërisë dhe të Kosovës sot në Pejë ka nervozuar dhe Presidentin Vuçiç. Ai shprehet se kjo mbledhje është një hipokrizi për të gjithë shqiptarët, por edhe për të gjitha ata që e lejojnë që të ndodhë një gjë të tillë. “Është kulmi i hipokrizisë, jo vetëm për shqiptarët që jetojnë në Kosovë dhe Shqipëri, por edhe për të gjithë ata që e lejojnë një gjë të tillë”,
Qeveria e Shqipërisë dhe ajo e Kosovës pritet të zhvillojnë sot nje mbledhje të përbashkët në Pejë. Heqja e roaming dhe unifikimi i doganave janë vendimet kryesore qe pritet të merren nesër. Bashkimi Evropian u ka kërkuar të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor që të heqin këtë tarifë, si formë lehtësimi për komunikimet në mes qytetarëve.
Ndërsa Institucionet në Maqedoni po hetojnë përgjegjësinë për arratisjen e Nikolla Gruevskit, Kryeministri hungarez Viktor Orban i thur lavde ish-kryeministrit të arratisur. Pavarësisht se Shkupi po kërkon ekstradimin, Orban i del në mbrojtje Gruevskit duke thënë se ai ka ndihmuar Hungarinë gjatë fluksit të refugjatëve.
“Serbia përdori metoda perverse kundër Kosovës në INTERPOL”. Kështu deklaroi themeluesja e Fondit për të Drejtën Humanitare, Natasha Kandiç. Gjatë një intervistë për gazetën serbe “Danas”, Kandiç tha se strategjia e Serbisë për të penguar anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare është e turpshme.
Policia e Kosovës ka nisur një aksion mëngjesin e sotëm në Veri të Mitrovicës. Raportohet se janë arrestuar katër persona që dyshohet se kanë pasur lidhje me vrasjen e Oliver Ivanoviç. Dragisha Markoviç është një nga të arrestuarit. Ai është pjesëtar i policisë së Kosovës që po punonte në hetimet për vrasjen e Ivanoviçit. Po ashtu, sipas RTS, i arrestuari tjetër është Marko Rashiç.
Zhvillohet në Kostur të Greqisë, takimi i parë dypalësh për linjën hekurudhore Shqipëri-Greqi. Gjatë takimit është diskutuar studimi paraprak i nevojave të zonës si dhe krijimi i draftit përkatës për infrastrukturën e duhur. Linja hekurudhore Kastoria-Florina-Pogradec përbën segmentin e linjës Selanik-Durrës-Tiranë-Mal i Zi-Serbi, e cila përfshihet në programin Interreg-IPA CBS Greece-Albania.
Pas vendimit të djeshëm të Qeverisë së Kosovës për rritjen në 100 % të taksës doganore ndaj produkteve të Serbisë dhe Bosnjës dhe Hercegovinës, Dogana e Kosovës ka filluar zbatimin e këtij vendimi. Zëdhënësi i Doganës Adriatik Stavileci, ka bërë me dije se që nga dje janë vërejtur ulje të importeve, dhe se deri tani janë kthyer 20 kamionë janë kthyer mbrasht.
Trego më shumë