Per eksperiencen me te mire perdorni Kolibri ne aparatin tuaj smartphone
Shkarkoni Kolibri ne:
Kandidati i Vetëvendosjes për kryeministër, Albin Kurti, i ka kërkuar zyrtarisht LDK-së që të bashkohen në një koalicion paszgjedhor, me qëllim krijimin e qeverisë së re. “Mbetja në opozitë e LDK-së dhe mosbashkëpunimi me Vetëvendosjen, do të thotë thjesht se LDK-ja po heq dorë nga synimi për largimin e Klanit Pronto nga pushteti, e kjo dorëheqje nuk i duhet as vendit e as popullit”, është shprehur Kurti.
Kryetari i VMRO, Nikola Gruevski ka premtuar se do bashkëpunojë me shqiptarët, nëse në të ardhmen rizgjidhet kryetar i qeverisë. Sipas Gruevskit, stereotipi se partia e tij nuk përkrah shqiptarët është një perceptim i gabuar, i krijuar nga LSDM. Ai ka premtuar se do mbajë një qëndrim ndryshe ndaj shqiptarëve dhe lajmëroi se partia e tij do shtohet me figura të reja që do të përballojnë sfidat që presin VMRO-në.
Publikohet një studim i detajuar mbi gjendjen e mediave në Serbi sipas të cilit sipërmarrës të afërt me qeverinë kontrollojnë mediat.Tenderat jepen tek mediat e afërta me qeverinë. Krerët shtetërore, nën presidentin Vuçiç ushtrojnë ndikim të konsiderueshëm në raportimin mediatik. Në disa rajone janë ngritur struktura të llojit monopolist, në të cilat firma të afërta me qeverinë kontrollojnë mediat.
Eksperte e pavarur, lesbike, kryeministria Serbe. Ka studjuar në Universitetet Northwood, MI dhe Hull, Angli. Ka punuar me projekte të BE dhe USAID. Ka qenë drejtore e Continental Wind Serbia. Flet rrjedhshëm rusisht. Nuk i perket asnjë partie, që konsiderohet cilësi tek serbët e pakënaqur me politikanët. Vëzhguesit mendojnë se ajo është “cool”, por lavdëron Vučić si reformator dhe është besnike e tij.
Sipas OSBE -së në Kosovë janë mbajtur në mënyrë të organizuar dhe “pa parregullsi apo incidente të mëdha”. Ekipet e OSBE-së kanë ofruar ndihmë teknike për organizimin e zgjedhjeve në veri të Kosovës, të cilat janë të banuara me shumicë serbe. OSBE tha se parregullsitë kanë pasur të bëjnë me “mospranimin e kartave serbe të identitetit të disa votuesve dhe me raste të votimit të dyfishtë ose shumëfishtë”.
Policia greke ka arrestuar dy shtetas shqiptarë, pasi akuzohen se kanë transportuar një sasi kanabisi. Një 41 vjeçar dhe një i ri i moshës 15 vjeç, u arrestuan ndërsa po ecnin me këmbë në rrethinat e Kozanit, pasi kishin hyrë në mënyrë të paligjshme në Greqi. Në çantën e shpinës që kishin me vete u gjetën 10 paketa me kanabis, me peshë 9,8 kg, që e kishin sjellë nga Shqipëria.
Kosova mund të ketë shumë shpejt një qeveri gjithëpërfshirëse, kjo për arsye se asnjë nga palët nuk mund të krijojë e vetme ekzekutivin e ri. Kosova nuk duhet të shkojë në zgjedhje të reja për shkak të interesave të ngushta partiake. Analistët politikë në vend, kanë propozuar krijimin e një qeverie gjithëpërfshirëse dhe duan një zgjidhje sa më të shpejtë të situatës.
Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka përjashtuar çdo mundësi për koalicion me PDK-në. Në një status në FB, Mustafa thotë se mundësia e koalicioneve me parti të tjera do të shikohet pas çertifikimit të rezultateve dhe sipas interesit të votuesve të LDK-së. Mustafa shprehet se të gjithë e kanë të qartë qëndrimin e organeve dhe strukturave të LDK-së, të cilat janë të vetmet që vendosin për këto çështje.
Ish Kabineti i Qeverisë së Kosoves, përbëhet 20 ministri, përfshirë këtu dy ministra pa portofol dhe rreth 50 zëvendësministra, një qeveri me më shumë ministri sesa i nevojiten ekzekutivit të një vendi të vogël, thonë përfaqësues të shoqërisë civile. Qeveria e madhe, nënvizojnë ata, do të ishte barrë për buxhetin e Kosovës, si një vend me buxhet të varfër.
Tre shqiptarë në Korfuz akuzohen nga policia greke për vjedhje të banesave të turistëve, duke përfituar shuma të mëdha parash prej 14.800 Eurosh, 3600 Dollarësh, si dhe sende të tjera me vlerë. Bëhet fjalë për një 26-vjeçar dhe një 35-vjeçar shqiptarë, ndaj të cilëve ka prova të mjaftueshme, kurse ndaj të dyshuarit të tretë nuk mjaftojnë ende provat të për të ngritur akuzë.
Trego më shumë