Per eksperiencen me te mire perdorni Kolibri ne aparatin tuaj smartphone
Shkarkoni Kolibri ne:
Ish-kryeministri Nikolla Gruevski paralajmëron qasje të ndryshme ndaj shqiptarëve dhe faktorit ndërkombëtar. VMRO-DPMNE duhet të ndryshojë qasjen e saj në të ardhmen, deklaroi kryetari i kësaj partie, Nikolla Gruevski.
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka zhvilluar një takim me ministren sllovene të Mbrojtjes, Andreja Katič, të cilën e ka falenderuar për përkrahjen e vazhdueshme të Sllovenisë. Presidenti e njoftoi ministren edhe për transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në Forcë të Armatosur, duke u shprehur se ushtria do jetë forcë profesionale, në përputhje me standardet e NATO-s dhe në shërbim të qytetarëve të vendit.
Xhelozia dhe debate për paratë janë dy pistat që po heton policia italiane pasi Muhamed Vapri vrau me 15 goditje thike gruan e tij Diana Vapri Koni në Itali. Mediat italiane shkruajnë se duket se çifti shqiptar ishte drejt fundit të martesës. Ai pranoi autorësinë e krimit.
Kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj është shprehur se nëse LDK-ja do hynte në koalicion me PAN-in, do ta dorëzonte postin e zv/kryeministrit. “Nëse vjen LDK-ja, postin e zv/kryeministrit jam i gatshëm ta bëj favor. Unë ia dorëzoj postin LDK-së. Kam premtuar për qeveri reformatore, jo qeveri të mendësisë së vjetër”, është shprehur Limaj. Ai ka theksuar se kjo vlen edhe për Vetëvendosjen.
Në parlamentin e Maqedonisë pati përplasje mes kryeparlamentarit shqiptar, Talat Xhaferi dhe deputetëve të VMRO. Situata në Kuvend u tensionua pasi kërkesa për ndërhyrje procedurale nga deputeti i VMRO-së Vllatko Gjorgjev u refuzua. Pasi sigurimi u afrua në foltore, Xhaferi e ndërpreu senacën dhe kërkoi 10 minuta pauzë.
Aleksandër Vuçiç, presidenti i Serbisë, ka emëruar sot si kryeministre të vendit, Ana Brnabiç, një femër që është shprehur hapur si homoseksuale. Ky është vendim historik për një vend shumë konservator si Serbia. Brnabiç do të jetë femra e parë që drejton një qeveri, homoseksualja e parë e shprehur, që bëhet kryeministre, si edhe kryetarja e parë e një shteti balkanas që deklaron orientimin homoseksual.
Ramush Haradinaj, ka takuar sot ambasadorin britanik Ruairi O’Connell. Kandidati për kryeministër te Kosovës e ka siguruar ambasadorin se do të angazhohet për ta formuar qeverinë dhe për adresimin e çështjeve, që sipas tij, kërkojnë zgjidhje urgjente. “ folëm për procesin zgjedhor dhe për krijimin e institucioneve të reja të Kosovës” shprehet Haradinaj
Sali Berisha ka komentuar mbi zgjedhjet në Kosovë, ku i cilësoji ato si një arritje për demokracinë.“Kosova, pas një fushate zgjedhore të civilizuar, votoi dje me dinjitet. Një urim të përzemërt për qytetarët e Kosovës dhe forcat politike për këtë arritje të rëndësishme të demokracisë së re të Kosovës!”, shkruan ish-kryeministri Sali Berisha në Facebook.
Në një intervistë Vuçiç, ka thënë se ka ardhur koha të bisedohet për ndryshimet në Kushtetutë, Kosovën dhe raportin ndaj rajonit. “Unë mendoj ta hap këtë diskutim guximshëm, me përfaqësuesit politik, me bashkësitë fetare, me shoqërinë civile, OJF-të, etj... Të shohim cilat janë caqet dhe vendi i Serbisë në të ardhmen dhe pse do të dalin disa “gjeni” që do të tundin tabelën “tradhtar”, ka thënë Vuçiç ditë e betimit.
Trego më shumë