Per eksperiencen me te mire perdorni Kolibri ne aparatin tuaj smartphone
Shkarkoni Kolibri ne:
Pas deklaratës së Kryeministrit Haradinaj, i menjëhershme ishte reagimi i Presidentit Vuçiç, i cili pasi kërkoi në formë “lutjeje” të hiqet tarifa e vënë. Ai theksoi se Beogradi nuk do ta njohë Pavarësinë e Kosovës dhe se Serbia duhet të përgatitet për një betejë të gjatë me Kosovën. Vlera e mallrave që Kosova importon nga Serbia është rreth 400 milionë euro në vit.
Sipas policisë greke, dje pasdite, pas një informacioni të marrë në rruge operative për trafik të lendeve narkotike përmes kufirit greko-shqiptar në zonën e Pogonit, efektive të seksionit të luftës kundër drogës janë qëlluar me armë zjarri. Efektivet e policisë greke iu përgjigjen të shtënave ku si pasoje e shkëmbimit të zjarrit mbeti i vdekur një shtetas shqiptar 39 vjeç si dhe u plagos një efektiv policie.
Kryetari i AAK njëherësh Kryeministër i vendit, Ramush Haradinaj, ka mbledhur kryesinë e partisë së tij për t’i njoftuar për situatën politike në vend. Ai përmendi taksën prej 100 %, për mallrat e Serbisë dhe të Bosnje Hercegovinës, ndërsa ka theksuar se: “Kjo taksë do të hiqet vetëm me njohjen e Kosovës nga ana e Serbisë, se përndryshe ne e kundërshtojmë vetveten”.
v/Kryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, ka paralajmëruar Serbinë se Kosova mund ta marrë edhe një masë tjetër ndaj saj, pas vënies së taksës prej 100 për qind ndaj mallrave serbe. Ai ka pohuar se Qeveria kosovare është duke shqyrtuar aplikimin e reciprocitetit me Serbinë për targat e automjeteve. Sipas tij, një masë e tillë mund të merret shumë shpejt.
Presidenti Vuçiç mbrëmë ka mbajtur një konferencë të gjatë për media, pasi Republika e Kosovës rriti taksën prej 100 % për Serbinë. Gjatë kësaj konference ai ka thënë se situata për Serbinë është më e vështira në 10 vitet e fundit. Sipas tij, kjo situatë është më e rëndë se ajo me Kroacinë. Sot në orën 13:00, ai do të takohet me përfaqësuesit e serbëve nga Kosova në Kubin e Përfaqësuesve në Beograd.
Komisionieri për Zgjerim i BE, Johannes Hahn ka përshëndetur deklaratën e Përfaqësueses së Lartë të BE-së, Federica Mogherini, se taksa e Kosovës ndaj mallrave të importuara prej Serbisë është shkelje e CEFTA-s. Sipas Hahnit, kjo taksë shkel parimet e tregtisë së lirë. Do të marr pjesë në javën e CEFTA-s në Prishtinë së shpejti dhe pres që kjo të zgjidhet deri atëherë”, ka shkruar ai në Twitter.
Pas taksimit të produkteve serbe me 100 % nga Kosova, ka reaguar edhe përfaqësuesja e Lartë e BE, Mogherini. Ajo ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të hiqet menjëherë taksa për mallrat e importuara nga Serbia dhe Bosnja. Duke e quajtur “shkelje të marrëveshjes së CEFTA-s”, Mogherini ka thënë se ky vendim është kundër frymës së Marrëveshjes për Stabilizim Asociim mes BE-së dhe Kosovës.
Një reminishencë e vjetër për të gjalluar hegjemoninë serbe kundër popujve të tjerë të Ballkanit. Kështu e ka cilësuar ish-presidenti Bujar Nishani votimin dje kundër anëtarësimit të Kosovës në Interpol. Në një mesazh, Nishani thekson se kjo votë ishte veçse mbajtja gjallë e armiqësive në vend të pajtimit. Ai i bëri thirrje Qeverisë shqiptare që të nisë një politikë izolimi ekonomik e politik ndaj Serbisë.
MPJ e Maqedonisë i ka dorëzuar notë proteste Hungarisë, pas arratisjes së ish kryeministrit maqedonas Nikola Gruevski dhe kërkesës së tij për azil në Budapest. Ajo i është dorëzuar Ambasadorit hungarez nga Sekretari shtetëror në MPJ Viktor Dimovski. Ky i fundit, është shprehur optimist se Hungaria për këtë rast do të veprojë në frymën e marrëdhënieve të mira bilaterale si dhe vlerave evropiane.
Ish-Kryeministri i Maqedonisë, Nikola Gruevski ka thënë se Hungaria ka pranuar kërkesën për azil politik. Përmes një postimi në Facebook, ai shprehet se ndiqet politikisht nga Qeveria e vendit të tij dhe nuk po i ikën drejtësisë në Maqedoni. Gruevski është dënuar në vendin e tij me 2 vite burg për shpërdorim detyre, ndërsa është shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Trego më shumë