Per eksperiencen me te mire perdorni Kolibri ne aparatin tuaj smartphone
Shkarkoni Kolibri ne:
Duke reaguar për dështimin e Kosovës për t'u anëtarësuar në Interpol, akademiku Rexhep Qosja, shkruan se të gjithë ata që fajësuan Serbinë për këtë, lavdëruan politikën e saj. “Serbinë e shpërfillur prej shumë shteteve në botë, ata e bënë shumë të çmuar, sepse e bënë shumë ndikuese e shumë efikase politikën e saj të jashtme! S’deshën të pohojnë se fajtore për këtë dështim është vetë Kosova!”, ka ci
Kosova ka marrë një fitore historike përballë Azerbajxhanit në shifrat 4-0 duke u ngjitur kështu në grupin C. “Dardanët” vazhdojnë në këtë mënyrë rrugën e tyre për në gjysmëfinalet e këtij kompeticioni. Në raundin tjetër Kosova do të ndeshet me Maqedoninë. Në rast fitoreje me ballkanasit “Dardanët” do të luajnë me fituesin e çiftit GJeorgji-Bjellorusi.
Policia në Maqedoni ka arrestuar Ish-Shefin e shërbimit sekret DSK, Sasho Mijallkov. Sipas 1TV, arrestimi i Sasho Mijallkov ka ardhur me kërkesë të Prokurorisë Speciale, pas informacioneve për rrezik të arratisjes së tij. Ndaj Mijallkovit rëndojnë akuza për keqpërdorim të pushtetit, korrupsion dhe shkelje të tjera ligjore gjatë kohës si Kreu i DSK-së në periudhën e qeverisjes së Nikola Gruevskit.
Pas dështimit të Kosovës për t’u pranuar në INTERPOLl përmes një komunikate për media ka reaguar edhe Ambasada amerikane duke thënë se fushata e Serbisë kundër Kosovës iu ka bërë presion disa vendeve për të votuar “kundër”. Në këtë komunikatë thuhet se Policia e Kosovës është institucion i integruar plotësisht dhe i aftë, që ka dëshmuar qartazi se ka ndihmuar në shpërbërjen e rrjeteve ndërkombëtare terroris
Kosova ka dështuar përfundimisht për t’u bërë anëtare me të drejta të plota të "INTERPOL". Pas dështimit në raundin e parë, edhe në raundin e dytë të votimit, ajo nuk ka arritur të marrë 2/3 e votave për t’u bërë pjesë e njërit nga mekanizmat më të rëndësishëm të sigurisë në botë. Votimi i Asamblesë së Përgjithshme të INTERPOL-it për Kosovën ishte 68 vota “pro”, 51 “kundër” dhe 16 “abstenime”.
Presidenti Vuçiç ka folur për arratisjen e Nikolla Gruevskit përmes kalimit kufitar Serbi-Hungari. Duke folur për mediat serbe, ai pohoi se Gruevski më 12 nëntor nga Maqedonia me letërnjoftim në shoqërinë e dy qytetarëve hungarezë ka hyrë në territorin e Shqipërisë, ku më pas ka kaluar në Mal të Zi. “Ne s’mund të arrestonim njerëz për të cilët s’ka pasur një urdhër arresti ndërkombëtar”, ka cituar ai.
Në kuadër të një vizite zyrtare në Serbi, Ministri Arben Ahmetaj, u prit në një takim nga homologu serb Sinisa Mali. Gjatë takimit dy zyrtarët diskutuan mbi mundësitë e bashkëpunimit në fushën e tregtisë dhe doganave, me synim eliminimin e barrierave në tregtinë e mallrave mes dy vendeve. Ata u dakordësuan në lehtësimin e procedurave dhe reduktimin ë dokumentave të import-eksportit dhe tranzitit të mallrave.
David Phillips, ekspert amerikan i politikës së jashtme, ka theksuar se Putin e sheh Kosovën si një projekt amerikan dhe se destabilizimi i vendit është mënyra e tij për t’u marrë përsëri me SHBA për ndërhyrjen e NATO-s. Sipas tij, ndarja është pjesë e planit strategjik të Putinit për të minuar ndikimin perëndimor në Kosovë dhe për të zgjeruar ndikimin e egër të shtetit të tij duke e forcuar Serbinë.
Arratisja e Gruevskit ka ngritur në këmbë autoritetet maqedonase, ndërsa drejtësia po përgatit dokumente për ekstradimin e tij nga Hungaria. Mediat në Maqedoni raportojnë se kërkesa e tij për azil është në procedurë e sipër dhe këtë e bazojnë në njoftimet nga Kabineti i Kryeministrit Orban. Ka dyshime ai mund të jetë larguar edhe nga Hungaria drejt Turqisë duke mos përjashtuar si alternativë edhe Rusinë.
Ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku, është takuar me Ivanka Trump, vajzën e presidentit amerikan, Donald Trump. Ka qen vet Ambasadorja ajo që ka postuar disa foto nga takimi në fjalë. Çitaku ishte pjesë e një mbledhje me Ambasadorë të tjerë në Washington.
Trego më shumë