Per eksperiencen me te mire perdorni Kolibri ne aparatin tuaj smartphone
Shkarkoni Kolibri ne:
Kryeministri Tsipras në Samitin e tretë "Thessaloniki summit“ në Athinë ka folur për Marrëveshjen e Prespës si model ndërkombëtar për konteste bilaterale si dhe për perspektivën dhe mundësinë që kjo marrëveshje ofron në planin ekonomik. “Kjo është një marrëveshje që e shpalos Greqinë, i mbron interesat dhe të drejtat e saj, pa u fshehur, por e sheh të ardhmen në sy si dhe mundësitë që ka para”, u shpreh ai.
Në lidhje me kërkesën për azil në Hungari të ish-kryeministrit Nikolla Gruevski, Ministri hungarez i Punëve të Jashtme, Peter Szijjarto, ka deklaruar se kjo është një çështje juridike, jo politike. Ai ka pohuar se do të priten rezultatet e autoriteteve kompetente të Hungarisë. Opinionin e tij, ai e shprehu gjatë një vizite zyrtare një ditore në Kosovë.
Ministri i Punëve të Jashtme i Hungarisë, Peter Szijjarto, në Prishtinë foli për dialogun Kosovë-Serbi dhe çështjen e liberalizimit të vizave. Ai tha se BE po tregohet i padrejtë ndaj Kosovës sa i përket çështjes së vizave. “Politika jonë për t’ju mbështetur në integrimin në BE dhe organizata të tjera nuk ka ndryshuar. Hungaria do të mbetet përkrahëse e përkushtuar e liberalizimit të vizave”, ka cituar ai.
Mësohet se do të ndërtohet një bust për Konstantinos Kaçifas si dhe një rruge do t’i vendoset emri i tij. Njoftimi për nderimin e 35-vjeçarit nga Bularati që për grekët konsiderohet “hero” është dhënë nga Kryetari i Bashkisë së qytetit të Argons, Dimitris Kambosos. Iniciativa e tij ka gjetur edhe mbështetjen e këshillit të qytetit. Ai e ka dhënë njoftimin nëpërmjet një videoje të shpërndarë në internet.
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, tha sot se dialogu me Serbinë duhet të vazhdojë por pa i diskutuar kufijtë e Kosovës. “Kemi nevojë për dialog dhe jam për vazhdimin e dialogut, sepse heqja e këtyre temave nga tavolina i kontribuon vendit, është që të zgjidhen çështjet e hapura me shtetin fqinj ndërsa çështja e territoreve nuk është e hapur me Serbinë”, ka situar ai gjatë prononcimit.
Partitë opozitare hungareze i kanë bërë thirrje Qeverisë të arrestojë Ish-Kryeministrin Gruevski, i cili ka kërkuar azil në Hungari. Partia nacionaliste hungareze “Jobbik” si dhe partitë e majta “Dialogu” dhe koalicionet Demokratike, sot njoftuan se Gruevskit duhet t’i refuzohet azili dhe menjëherë të ekstradohet në Maqedoni, pasi drejtësia e vendit fqinj e ka dënuar me dy vite burg për afera korruptive.
Ambasadorja e Kosovës në Uashington, Vlora Çitaku deklaroi për krijimin e ushtrisë së Kosovës nuk ka dialog me Serbinë. Gjatë fjalës së saj në Këshillin e Sigurimit të OKB-së për Kosovën, Çitaku kërkoi nga vendet anëtare të këtij institucionit t’i referohen vendimit të GJND-së se Kosova nuk ka shkelur asnjë ligj kur ka shpallur pavarësinë dhe se ky realitet është i pakthyeshëm.
Banorët e fshatit turk pranë Edirnesë gjetën një grup prej 14 emigrantëve të paregjistruar nga Palestina, të cilët në trup kishin gjurmë të dhunës. Ata tregojnë se në fillim janë dhunuar dhe pasataj me dhunë janë dërguar nga Greqia në Turqi. Greqia edhe më parë ishte në shënjestër të kritikave për të ashtuquajturën “push-back”. Ajo paralajmëruar se me veprime të tilla shkel konventat ndërkombëtare.
Prokurorja e PSP në Maqedoni, Katica Janeva ka deklaruar se për çështjen “Titanik” ka kërkuar paraburgim për Ish-Kryeministrin Gruevski, ndërsa ka pohuar se Gjykata Penale e ka refuzuar këtë masë.. Prokurorja shprehet optimiste se Gruevski do të ekstradohet nga Hungaria, aty ku ka kërkuar azil politik dhe do të gjykohet në Maqedoni edhe për akuzat tjera.
Arrestohet Ish-Ministri i Transportit të Maqedonisë Mile Janakieski dhe Ish-Sekretari i Qeverisë, Kiril Bozinovski. Ata janë arrestuar mbrëmë me kërkesë të prokurorisë speciale dhe vendim të Gjykatës Penale e më pas janë dërguar në burgun e Shutkës. Arrestimi ka ardhur si rezultat i arratisjes së ish-kryeministrit maqedonas Gruevskit dhe për të shmangur një largim të tyre policia i ka çuar pas hekurave.
Trego më shumë