Per eksperiencen me te mire perdorni Kolibri ne aparatin tuaj smartphone
Shkarkoni Kolibri ne:
Në një kohë kur ai është shpallur në kërkim ndërkombëtar, Ish-Kryeministri Gruevski ka thyer heshtjen. Përmes një postimi, ai bëri me dije se ndodhej në Budapest ku ka kërkuar azil politik. “Gjatë këtyre ditëve kam marrë kërcënime për jetën. Tashmë jam në Budapest, ku i kam kërkuar autoriteteve hungareze azil politik. Do të ngelem besnik ndaj çështjeve të Maqedonisë. Nuk do të heq kurrë dorë!”, shkruan ai.
Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Tanja Fajon, ka thënë se është e zhgënjyer me zhvillimet rreth liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës. Në një deklaratë për Radion Evropa e Lirë, Fajon ka thënë se është e papranueshme që Kosovës t’i imponohen kushte të reja pasi janë plotësuar të gjitha kërkesat.
Kryeministri Haradinaj, ka paralajmëruar Presidentin Thaçi, se rrezikon të shkarkohet nga posti i tij, nëse në dialogun me Serbinë bisedon për shkëmbim territoresh. Ai ka theksuar se edhe partia që ai udhëheq, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, do të votonte për rrëzimin e Thaçit nga posti i tij, nëse ai nënshkruan diçka që cenon territorin e Kosovës.
Ministria e Punëve të Brendshme në Maqedoni ka lëshuar urdhër arresti ndërkombëtar për Ish-Kryeministrin Nikola Gruevski. Vendimi ka ardhur pasi prej disa ditësh nuk ka asnjë të dhënë për vendndodhjen e tij. Ai po kërkohet nga policia për të vuajtur dënimin prej 2 viteve burg për rastin “Tanku”, e cila ka të bëjë me blerjen e një makine luksoze “Mercedes” me vlerë prej 600 mijë eurove duke shkelur ligjin.
Ministri Bushati është ndalur sërish tek rasti i eurodeputetes qipriote, Eleni Theocharous, e cila u shpall “non grata” pas zhvillimeve në Bularat. Bushati deklaroi se ajo sot ka kërkuar që çështja e minoritetit grek të diskutohej në Parlamentin Evropian, por sipas tij, ky institucion ka votuar kundër propozimit të saj. Sipas Bushati, thirrjet e saj nuk ishin gjë tjetër, por një cenim i interesave shtetërore.
Rreth 10.000 mjekë kanë lënë Serbinë në 20 vitet e fundit për të kërkuar kushte më të mira pune dhe paga më të larta, raporton gazeta serbe ‘’Politika’’, sipas të cilës numri vjetor mesatar i të larguarve është 800 mjekë. “Vështirë t’u rezistohet pagave të mjekëve 3 deri në 7 herë më të larta se pagat e mjekëve serbë. Në shumë vende evropiane, ato arrijnë në 4.000-5.000 euro në muaj”, citohet në ar
Kreu i LDK-së, Isa Mustafa ka thënë se dialogu duhet të kushtëzohet me ndërprerjen e menjëhershme të fushatës së Serbisë për tërheqjen e njohjeve të Kosovës. Ai thotë se dialogu është i shantazhuar dhe nuk mund të kushtëzohet me liberalizimin e vizave. “Ne duhet t’i lusim vendet e BE-së që ato të mos sillen ndaj këtij procesi ashtu si u sollën disa parti dhe disa deputetë tanë”, ka përfunduar ai.
Në mesin e shumë reagimeve që solli ngjarja në Bularat është dhe ai Zv/Minisres greke të Rendit, Katerina Papakosta. Përmes një postimi në “Facebook”, ajo pohoi se Greqia duhet të hapë një dialog të sinqertë për të drejtat e minoritetit. “Ne me Shqipërinë duhet të hapim një dialog të sinqertë dhe të thellë për të drejtat e pakicës kombëtare në funksion të perspektivës evropiane”, ka cituar ajo.
Vizita e kancelarit austriak Sebastian Kurz në Kosovë, ka zbehur shpresat për liberalizim të vizave këtë vit. I pari i Qeverisë austriake tha se shumë vende të Bashkimit Evropian janë skeptike për ta përkrahur heqjen e vizave për Kosovën. koordinatori Nacional për Reforma Shtetërore, Besnik Tahiri tha se Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret dhe mos heqja e vizave do të ishte thikë pas shpine ndaj Kosovës.
Kryeministrja Brnabiç kërkoi në mbledhjen e Qeverisë që sa më shpejt të përgatitet teksti i një letre të cilën ajo planifikon t’ua dërgojë gjithë homologëve të saj në botë, përmes së cilës do t’i paralajmërojë ata për rrezikimin e paqes në rajon nga ana e Prishtinës. Sipas saj, letra do të nxjerrë në pah vendimet dhe sjelljet e institucioneve në Prishtinë, të cilat shkelin të gjitha marrëveshjet e arritura.
Trego më shumë