Per eksperiencen me te mire perdorni Kolibri ne aparatin tuaj smartphone
Shkarkoni Kolibri ne:
Ambasadorja e Kroacisë në Prishtinë, Marija Kapitanoviç është shprehur kundër shkëmbimit të territoreve. Diplomatja nuk beson se një korrigjim i tillë do ta bënte rajonin më të qëndrueshëm. Kështu ka deklaruar gjatë një interviste duke shtuar se përkundrazi një iniciativë e tillë mund të shkaktojë çështje shtesë në vend të zgjidhjeve.
Athina është shpallur “Kryeqyteti Europian i Inovacionit 2018”, gjatë një eventi të zhvilluar në Lisbonë në prani të Kryebashkiakut Kaminis. “Ne treguam se gjërat mund të bëhen ndryshe, nëpërmjet partneritetit me pjesëmarrjen e shoqërisë civile dhe në një projekt për qytetin. Ky çmim i përket të gjithëve, veçanërisht atyre qytetarëve të Athinës që punuan me bashkinë për të tejkaluar krizën”, citoi ai.
Rezoluta për dialogun me Serbinë ka shkaktuar polemika mes grupeve parlamentare në Kuvendin e Kosovës, të cilët dështuan në gjetjen e kompromisit në seancën e 1 nëntorit. Pika e parë e seancës është votimi i propozim-rezolutës nga debati parlamentar lidhur me angazhimet e Presidentit Thaçi për përfshirjen e “shkëmbimit të territoreve” apo “korrigjim të kufijve” në dialogun me Serbinë.
Kryeministri Haradinaj nënvizoi edhe njëherë qëndrimin e tij se ideja për shkëmbim territoresh është e pamundur. Gjatë një takimi me Kancelarin Kurz, Haradinaj tha se Serbia në këtë rast do tokë. “Austria është aleat i Kosovës, vet vizita e kancelarit e dëshmon këtë. Jemi të interesuar të arrihet një marrëveshje me Serbinë, ajo nuk arrihet me ndarje. E përsëris. Këtë ia thash edhe kancelarit”, ka cituar ai.
Emrat e karateistëve kosovarë janë paraqitur në listën e pjesëmarrësve të kampionatit botëror të karatesë, që sot nis në Madrid të Spanjës. Por në listën e gjatë në faqen zyrtare nuk figuron askund emri i Kosovës. Trajtimi ndaj garuesve të Kosovës nuk është i njëjtë me atë ndaj të tjerëve. Në vend të emrit “Kosova”, figuron ËKF5, një shkurtim i Federatës Botërore të Karatesë.
Kancelari austriak, Kurz, gjatë vizitës së tij në Beograd, ka pohuar se është e rëndësishme që dialogu me Prishtinën jo vetëm të vazhdojë, por edhe të përfundojë me sukses. Sipas tij, kjo është mënyra e vetme për anëtarësimin e Serbisë në BE. "Është një mundësi unike që historia të mbetet histori dhe së bashku të ecim drejt së ardhmes", citoi Kurz në konferencën e përbashkët për media me Vuçiç.
Kuvendi i Maqedonisë sot do të vendosë nëse do t’ia heqë mandatin Ish-Kryeministrit të Maqedonisë, tani në rolin e deputetit, Nikolla Gruevski. Gjykata Penale muaj më parë e shpalli fajtor për rastin “Tanku”, të cilit iu dha dënimi me 2 vite heqje lirie, si dhe ndihmësit të tij, Gjoko Popovski me 6 vite e 6 muaj burgim. Lajmi për dënimin e tij ka bërë jehonë mediatike, jo vetëm në Maqedoni, por edhe jashtë saj.
Ambasadorja e Kanadasë në Serbi, Katie Caba ka thënë se vendi i saj e mbështet dialogun Beograd Prishtinë. “Ne shpresojmë që ky proces të përfundojë sa më shpejtë që të jetë e mundur. Sa i përket demarkacionit nga perspektiva e dikujt që vjen nga një vend multikulturor, nuk mendoj se gjetja e një kufiri etnik është domosdoshmërisht zgjidhja më e mirë për arritjen e një marrëveshjeje”, ka cituar ajo.
Vendet perëndimore po i kërkojnë Serbisë të pezullojë një fushatë diplomatike që me sukses po arrin të ndikojë në shtetet që e kanë njohur Kosovën”. Kështu ka deklaruar për “Novosti”, Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiç duke theksuar se për këtë është ankuar pala kosovare. Për lobimin e Serbisë kundër Kosovës ka reaguar MPJ e cila ka kërkuar nga Bashkimi Evropian t’ia tërheq vërejtjen shtetit fqinj.
Kancelari austriak Kurz, pritet që mbrëmjen e sotme të arrijë në Kosovë. Ai pritet të takohet me Presidentin Thaçi si dhe Kryeministrin Haradinaj. Referuar burimeve, temat të cilat do të diskutohen në këto takime janë: Çështja e dialogut Kosovë-Serbi, perspektiva evropiane e Kosovës si dhe çështja e formimit të Ushtrisë së Kosovës.
Trego më shumë