Per eksperiencen me te mire perdorni Kolibri ne aparatin tuaj smartphone
Shkarkoni Kolibri ne:
Avokati i familjes së 35-vjeçarit Konstantinos Kaçifas, që u vra gjatë sulmit mbi policinë shqiptare ka folur për mediat greke. Ai ka deklaruar se trupi i tij do t’i kthehet familjes ditën e martë. Sipas tij autoritetet shqiptare kanë rëndë dakord për t’i dorëzuar trupin familajrëve të tij.
Zv/Ministri i Jashtëm grek, Jorgos Katrougalos, ka thënë se hetimet për vrasjen e Kostandinos Kaçifas, do të jenë një test edhe për negociatat që po zhvillojnë të dy vendet për zgjidhjen e problemeve ndërmjet tyre. Ai ka përsëritur qëndrimin për zbardhjen e plotë të kësaj çështjeje dhe ka shtuar se Athina është në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet diplomatike shqiptare.
Sipas ekspertëve, Parlamenti i Kosovës ka dështuar të harmonizojë rezolutën lidhur me dialogun me Serbinë. Sipas tyre, rezolutat dhe platformat për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë nuk mund të jenë detyruese për asnjë institucion. Deri më tani asnjë propozim nuk e ka marrë miratimin e Kuvendit. Kjo vjen si pasojë e mungesës së konsensusit dhe unitetit politik.
Një oficer i policisë greke do të mbërrijë të premten në Tiranë që të marrë pjesë në hetimet rreth vrasjes së Kostandinos Kaçifas me 28 tetor në Bularat. Lajmi është dhënë mëngjesin e sotëm nga agjencia zyrtare e lajmeve, ANA-MPA. Sipas agjencisë, pjesëmarrja u dakordua midis Athinës dhe Tiranës, në kuadër të bashkëpunimit që kanë policitë e të dy vendeve.
Tjetër lidhje transporti mes Shqipërisë e Mali të Zi. Bëhet fjalë për transportin liqenor përmes molit të Zogaj, Shirokës dhe Viropazarit. Bushati, bëri të ditur në Kuvend se do të ketë një linjë transporti mes Shqipërisë, Italisë dhe Malit të Zi. Projekti do të fokusohet fillimisht te transporti i udhëtarëve. Perspektiva në fazën e 2 e të 3 do të shkojë dhe në pjesë që kanë lidhje me Velipojën e Bunën.
Deputetët e Kuvendit të Kosovës, nuk kanë miratuar rezolutën nga debati parlamentar lidhur me angazhimet e Presidentit të Kosovës për përfshirjen e “shkëmbimit të territoreve” apo “korrigjim të kufijve” në dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë. Rezoluta e LDK e përkrahur nga Lëvizja Vetëvendosje, mori 50 vota nga 90 deputetë që ishin në sallë. Deputetët e LDK dhe VV lanë sallën, raporton Kosova Press
Ish-ministri i Jashtëm grek, Pangalos, i pyetur për ngjarjen në Bularat, ka deklaruar për Sky se, “Kam bindjen se kush mban në mënyrë kërcënuese armë në dorë të qëllohet menjëherë nga policia, siç ndodh në vendet e civilizuara, ato skandinave apo SHBA”, Pangalos, ka thënë se deklarata e Ramës ishte në kohën e gabuar. Greqia, që të jetë lider në rajon, duhet të ketë aleanca me gjithë shtetet ballkanike.
Një alarm për bombë, është raportuar pranë Gjykatës së Athinës. Ka qenë një telefonatë e një personi që ka ngritur në këmbë policinë. Kjo e fundit ka evakuuar banorët pranë Gjykatës. Pak ditë më parë, policia u alarmua pas një pakoje të dyshimtë që u gjet pranë një bankomati. Pavarësisht se u dyshua për bombë, fatmirësisht nuk rezultoi të ishte e vërtetë.
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, njëkohësisht kryetar i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli deklaroi se liberalizimi i vizave mund të shtyhet edhe për një vit. Gjithashtu ai ka theksuar se qytetarët kosovarë duhet të besojnë tek BE-ja. “Jam nga njerëzit më kritik, por unë i besoj BE-së. Kam për t’iu besuar gjithmonë, sepse me ta kemi arritur deri këtu”, ka cituar Veseli.
Zv/Ministri i Jashtëm Jorgos Katrugalos, iu është bashkuar reagimeve pas vrasjes së minoritarit grek Konstandinos Kaçifas, i cili u ekzekutua pas një shkëmbimi zjarri me RENEA-n. Zyrtari tha se Greqia zyrtare ka kërkuar që të zbardhet ngjarja në fjalë, duke bërë hetime të përbashkëta. Sipas tij, po ashtu duhet të hetohet nëse mund të shmangej vrasja e ndodhur në Bularat të Gjirokastrës.
Trego më shumë