Per eksperiencen me te mire perdorni Kolibri ne aparatin tuaj smartphone
Shkarkoni Kolibri ne:
Pas urdhrit të parë të Ministres Nikolla për mospërdorimin e celularëve në shkolla, vjen një tjetër pasues. Nikolla ka bwrw një udhëzim të ri edhe më të rreptë që vjen bashkë me sanksionet në rast shkeljeje nga nxënës e mësues. “Për sistemin arsimor parauniversitar, në mjediset e institucioneve arsimore është e ndaluar të disponohet telefon celular nga nxënësit dhe mësuesit”, citohet në udhëzim.
Ulja e menjëhershme e temperaturave ka rritur numrin e virozave tek fëmijët dhe tek të rriturit. Këtë të diel urgjenca e pediatrisë ishte plot me prindër që sillnin fëmijët e tyre të prekur nga viroza të ndryshme. Në fundjavë, u paraqiten të gjithë në urgjencën e pediatrisë, pasi qendrat shëndetësore nuk ofrojnë shërbim mjekësor të dielave.
Task Forca Antikorrupsion ka kryer kontroll administrativ dhe ka konstatuar një sërë shkeljesh në Spitalin Rajonal të Vlorës, për pasojë rekomandohen masa disiplinore për drejtues dhe punonjës të këtij spitali, deklaroi Ministrja Gjonaj në një konferencë për shtyp. Sipas saj, janë rekomanduar 18 masa disiplinore, mes tyre drejtues dhe mjekë është rekomanduar.
Pas fëmijëve 0-18 vjeç fishat e diabetit do të jenë falas edhe për studentët”. Deklarata vjen në Ditën Botërore të Diabetit, nga Ministrja Manastirliu në një aktivitet të zhvilluar për ndërgjegjësimin e qytetarëve në lidhje me masat për parandalimin e diabetit. "Me buxhetin e vitit 2019 do të mundësojmë që edhe për studentët, deri në 23 vjeç, fishat e diabetit të jenë falas", ka cituar ajo.
Rreth 10.000 mjekë kanë lënë Serbinë në 20 vitet e fundit për të kërkuar kushte më të mira pune dhe paga më të larta, raporton gazeta serbe ‘’Politika’’, sipas të cilës numri vjetor mesatar i të larguarve është 800 mjekë. “Vështirë t’u rezistohet pagave të mjekëve 3 deri në 7 herë më të larta se pagat e mjekëve serbë. Në shumë vende evropiane, ato arrijnë në 4.000-5.000 euro në muaj”, citohet në ar
Presidenti i Urdhrit të Mjekut, Fatmir Brahimaj ka folur për fenomenin e largimit të mjekëve drejt Gjermanisë. Ai tha se mjekët duan një sistem të mirë pune dhe paga jo gjithmonë është treguesi parësor i largimit. “Mjekët janë të pashpërblyer si financiarisht dhe moralisht. Mjekët vuajnë nga kriza e besimit, por ka edhe dhunë të shtuar tek mjekët. Njeriu në punë kërkon sigurinë”, ka përfunduar ai.
Gjatë dëgjesës në Komisionin e Medias për vitin e ri akademik, Ministrja Lindita Nikolla pohoi se nuk ka pasur asnjë ankesë nga nxënësit për pranimet në universitete. Ministrja u shpreh se 80% e studenteve kanë zgjedhur universitet publike dhe 20% ato private, ndërsa mënyra e përzgjedhjes ka qenë e njëjtë meritë-preferencë.
Ministrja Manastirliu ka reaguar ndaj deputetit të PD, Bardh Spahia, i cili lëshoi akuza në drejtim të saj për ilaçet e skaduara. Në reagimin e saj, ajo i konsideron shpfije të “skaduara” akuzat e demokratit Spahia, ndërsa thekson se ilaçi më i mirë, i paskadueshëm, përballë shpifjeve janë faktet dhe shifrat.
Përmes deputetit Bardh Spahia, Partia Demokratike i ka kërkuar Prokurorisë të nisë hetimet ndaj Ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu në lidhje me skandalin e denoncuar pak ditë më parë në media për ilacet e skaduara. Në një dalje për mediat Spahia tha se në farmacitë qëndrore të Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” 93 % e ilaçeve janë të skaduara.
Shkarkohen Kryeinspektori, 8 inspektorë pyjorë, 6 mjedisorë të Inspektoriatin të Mjedisit, Pyjeve, Ujërave, Turizmit për akte korruptive dhe abuzime. Rezultatet i njoftoi Ministrja e Drejtësisë dhe Koordinatorja Kombëtare e Antikorrupsionit, Gjonaj. Pas denoncimeve të qytetarëve në platformën e bashkëqeverisjes, janë kryer kontrolle edhe ne Spitalin “Koço Gliozheni”. Janë rekomanduar 36 masa disiplinore.
Trego më shumë