Per eksperiencen me te mire perdorni Kolibri ne aparatin tuaj smartphone
Shkarkoni Kolibri ne:
Largimi i mjekëve dhe infermierëve, kryesisht drejt Gjermani, tashmë është kthyer në një problem për vendin tonë. Sipas një ankete të bërë nga Shoqata “Together For Life” bilanci flet për shifra alarmante, pasi 78% e mjekëve tanë pohojnë se mund të largohen nga Shqipëria. Në konkluzionet e këtij anketimi thuhet se Shqipëria ka normën më të ulët të mjekëve për mbulimin e kujdesit shëndetësor për popullsinë.
Problemet në shëndetësi, apo zhvillimet në kampin opozitar, ishin në qendër të një prononcimi të deputetit Tritan Shehu. “Fenomeni i largimit të mjekëve, apo numri tragjikisht në rënie i mjekëve për 1 mijë banorë, është simptomë, jo sëmundje. Është pasojë e problemeve të mëdha që ka sistemi i shëndetësisë në vend. Kemi arritur në një shifër të frikshme të mjekëve për 1 mijë banorë”, ka cituar ai.
Duke nisur nga viti 2019 Qeveria ka premtuar rritje pagash për disa kategori, duke nisur nga sistemi shëndetësor, arsimor, sistemi penitenciar apo dhe diplomacia. Në një konferencë për shtyp Ministri i Ahmetaj pohoi se fondi shtesë për pagat në sistemin e shëndetësisë është 1 miliard lekë. Ndërkohë, për arsimin do të shkojnë 1.5 miliardë lekë.
Presidenti Ilir Meta iu është bashkuar reagimeve për ndarjen nga jeta të kirurgut Flamur Tartari. Përmes një postimi në “Facebook”, Meta ngushëlloi familjen e mjekut, ndërsa shtoi se Tartari ia kushtoi gjithë jetën detyrës fisnike.
Ekipi i MPJ iu bashkua fushatës sensibilizuese për parandalimin e kancerit të gjirit, me apelin për të gjitha gratë dhe vajzat që të kryejnë kontrollin e hershëm mjekësor. Diagnostikimi i hershëm parandalon pasojat fatale!”, thuhet në mesazhin shoqërues të videos. Aktualisht Ministria e Shëndetësisë ofron mamografi falas edhe në spitale rajonale, krahas mamografive të lëvizshme.
Shkencëtarë nga Suedia dhe Britania e Madhe kanë zbuluar strukturën e re të qelizës njerëzore, që është një lloj kompleksi i proteinave. Në kërkimin e kryer të institutit ”Karolinska” të Suedisë, në bashkëpunim me shkencëtarët britanikë, thuhet se struktura e re qelizore e zbuluar, është një lloj kompleksi i proteinave që qeliza përdor për t’u lidhur me ato që ka përreth.
Është ndarë nga jeta në moshën 75-vjecare kirurgu i njohur shqiptar Flamur Tartari. Doktori i njohur i kushtoi 52 vite të jetës së tij mjekësisë, ndërsa konsiderohej si “bisturia e artë” e mjekësisë shqiptare. Tartari ka punuar edhe si pedagog ne fakultetin e Mjekësisë dhe është autor i disa botimeve shkencore.
Ministrja Manastirliu, e pranishme në fillimin e punimeve për ndërtimin e spitalit të ri në QSUT tha se qytetarët do të marrin shërbime më profesionale. Ajo deklaroi se falë sistemit të përzgjedhjes, faktori i meritokracisë ka funksionuar më së miri gjatë kësaj periudhe. “Kemi nisur procesin e zgjedhjeve 42 drejtuesit në QSUT. Kemi nevojë për drejtues që kanë përgjegjësi profesionale”, ka pohuar ajo.
Hungaria është destinacioni i evropianëve për trajtimet shëndetësore, sidomos ato dentar. Çmimi i leverdisshëm, cilësia e lartë, e bëjnë këtë shtet një nga më të preferuarit për këtë shërbim. DW raporton se në 2017-n Hungaria pranoi 2,5 milionë turistë për trajtime shëndetësore e "wellness". Turizmi mjekësor, i cili përbën 5% të të gjithë zbritjeve në aeroportet ndërkombëtare, pritet që të shënojë rritje.
Që në nisje procesi i zgjedhjes së kryetarit të Urdhrit të Infermierit për qarkun e Tiranës ka provokuar debate në sallë. Pasi ka marrë fjalën, ish-kryeinfermierja e QSUT, Mimoza Kalaja ka hedhur një lumë akuzash ndaj kreut dhe kryesisë aktuale të Urdhërit të Infermierit duke i bërë përgjegjës për braktisjen e infermierëve.
Trego më shumë