Per eksperiencen me te mire perdorni Kolibri ne aparatin tuaj smartphone
Shkarkoni Kolibri ne:
Task forca e ngritur nga Ministrja Manastirliu vazhdon kontrollin e farmacive për tregtimin e barnave pa recetë dhe jashtë kushteve të ruajtjes së barnave. Deri tani janë kontrolluar 158 farmaci dhe janë marrë masa për 79 subjekte farmaceutike. Gjatë kontrollit të farmacive rezultojnë 79 shkeljë administrative, nga të cilat, pjesa më e madhe për tregtimin e barnave pa recetë.
Deputetja Albana Vokshi ka deklaruar se lista e kontrolleve të publikuara nga Kryeministri Rama është ulëritëse dhe aspak e besueshme. Ajo shprehet se pjesë e listës për kontroll shëndetësor falas janë bërë edhe të vdekurit, ndërsa shton se ka patur edhe presione të vazhdueshme, duke i kërcënuar e shantazhuar që të bëjnë check-up çdo vit ose disa herë në vit.
Pasi bëri dje check up-in në Qendrën Shëndetësore Nr.9 Kryeministri Rama iu ka kthyer një përgjigje të gjitha akuzave të opozitës. Përmes një postimi në “Twitter”, Rama theksoi se opozita ka shpifjet e akuzat vulgare kundër kontrollit mjekësor bazë, ndërsa shtoi se ai ka 1.2 milionë shqiptarë që u bënë dëshmitarë të faktit se ai dje bëri check up-in.
Kryeministri Rama paralajmëroi rritje pagash për arsimtarët, infermierët dhe ushtarakët pas 1 prillit 2019. Në mbledhjen e Këshillit Ekonomik Kombëtar, ku u diskutua për projektbuxhetin e vitit 2019, ai u shpreh se në sektorin e shëndetësisë do të bëhet rritja më e lartë, prej 10%, ndërsa në sektorin e arsimit prej 7%.
Përmes një deklarate për mediat, deputetja e PD, Orjola Pampuri ka thënë se PD është e vendosur të anulojë koncesionin sipas saj të dështuar të check up-it dhe çdo koncesion tjetër korruptiv. Ajo u shpreh se që prej 31 janarit, Rama ka detyruar mjekët të pranojnë të punojnë për të shtuar numrin e personave që bëjnë check-up, përndryshe ata gjobiten deri në 300 mijë lekë.
Deri në 5 nëntor, të gjithë të interesuarit që dëshirojnë të fitojnë një pozicion si drejtues shërbimi në QSUT mund të aplikojnë duke dorëzuar dokumentacionin përkatës. Ministria e Shëndetësisë ka zbardhur kriteret që duhet të plotësojnë aplikantët si dhe dokumentacionin që duhet të dorëzojnë nga 19 tetori. Gara do të vijojë për të fituar një pozicion në një nga 41 drejtuesit e shërbimeve mjekësore në QSUT.
Gjykata e Apelit në Shkodër ka lënë në fuqi vendimin e shkallë së parë për mjekët dhe infermierët e spitalit rajonal të këtij qyteti. Apeli ka vendosur “detyrim paraqitje” për Ish-Drejtorin e spitalit Përparim Çela, Ish-Drejtoreshën dhe Mjeken Dhurata Uruçi, Infermierin Renato Kepi, ndërsa Mjeku Luan Dragusha është totalisht i lirë pasi ndaj tij nuk ka asnjë masë sigurie që në vendimin e shkallës së parë.
Boronica është produkti i vendosur në top listë nga mjekët dhe nutricionistët për shkak të vlerave ushqyese që përmban. Në vendin tone, e gjeni të freskët, të thatë, të ngrirë por edhe te nënproduktet si reçel apo lëng boronice. Ajo njihet që në lashtësi si bimë më veti kuruese nga frutat dhe fletët e saj, të cilat përgatiteshin si çajra për sëmundje të ndryshme.
“Thriller” i Michael Jackson është videoklipi më i mirë në 50 vitet e fundit. Çmimi u dha nga Imaginaction, festivali i parë kushtuar videoklipeve në nivel ndërkombëtar nga një juri e përbërë nga gazetarë të rëndësisishëm italianë në këtë sektor, diskografë dhe punonjës të tjerë. I dalë në 1983, “Thriller” është konsideruar video e parë muzikore, që ka një temë dhe koreografi.
Hithra është cilësuar si mbretëresha e bimëve popullore që pastron gjakun dhe ndihmon trupin në detoksifikimin nga kimikatet dhe metalet e rënda. Ajo gjithashtu ndihmon nënat për qumësht dhe rritje të energjisë pas lindjes. Kjo bimë ka kapacitet anti-inflamtor që vepron për të qetësuar simptomat e artritit. Ajo është e pasur me minerale si kalcium, hekur, kalium, fosfor, mangan, zink, bakër dhe magnez.
Trego më shumë