Per eksperiencen me te mire perdorni Kolibri ne aparatin tuaj smartphone
Shkarkoni Kolibri ne:
Mjekët, infermierët dhe punonjësit me arsim të lartë që janë pjesë e sistemit të shëndetësisë do të përfitojnë rritje page. Vendimi është marrë nga KM. Shtesa në pagesë për vjetërsi pune do të ketë një vlerë 2% më të lartë krahasuar me vitin e kaluar. Shtesë në rrogë do të ketë edhe për kualifikimet që disponojnë punonjësit për pozicionin që kanë si dhe për kushtet e punës në të cilat ushtrojnë profes
Ministria e Shëndetësisë raporton se që nga krijimi i Task Forcës 1 muaj më parë, janë kontrolluar 115 farmaci në të gjithë vendin, ku janë marrë masa për 56 subjekte. Kontrollet kanë qenë të fokusuara kryesisht tek plotësimi i kushteve të ruajtjes dhe monitorimit të barnave, të kushteve higjieno-sanitare, kontrollin e barnave mbi pullën e sigurisë, kontrollin për tregtimin e barnave pa recetën e mjekut.
Klea Huta dhe Elgit Doda sot festojnë 2 vjetorin e lidhjes. Që prej momentit që lidhja e tyre u bë publike ata janë kthyer në një nga çiftet më të dashur dhe më të komentuar të show bizz-it shqiptar. Këngëtari sot ka postuar një foto shumë të veçantë se bashku me Klean krah, së cilës shkuan thjesht një numër 2. Kuptohet që dyshi tregon vitet e lidhjes së tyre. Ata duken shumë të lumtur në krahët e njëri tjetrit.
Në Ditën Botërore të Shëndetit Mendor, Presidenti Meta apelon domosdoshmërinë për të parandaluar sëmundjet mendore, përmes një angazhimi edhe më të madh të mësuesve e prindërve, për të mbështetur psikologjikisht të rinjtë dhe për t’i ndihmuar ata të përballojnë sfidat në shkollë dhe në jetë. Në FB, Meta thekson rolin e pazëvendësueshëm të familjes dhe komunitetit, për ekuilibrin mendor të një personi.
Frutat e pyllit si manaferra, mjedra dhe luleshtrydhja janë ndër kënaqësitë më të mëdha, pasi pjesa më e madhe e tyre rriten në gjendje të egër. Këto fruta duhet të bëhen pjesë e ushqimit tuaj sepse janë të mbushura më minerale, vitamina dhe fibër. Ato janë të pasura më antioksidantë që mbrojnë qelizat tuaja nga dëmet e shkaktuara nga radikalet e lira. Ato janë perfekte për humbjen e peshës.
Ministrja Manastirliu çeli fushatën e ndërgjegjësimit në muajin e luftës kundër kancerit të gjirit në Poliklinikën e Specialiteteve nr 3 në Tiranë, ku deklaroi se vetëm gjatë vitit të fundit, dyfishuam shërbimin e mamografisë në spitalet rajonale. Nga Spitali Onkologjik, Manastirliu u shpreh se për herë të pare, u garantua kura e plotë falas me herceptinë për grate që vuajnë nga kanceri i gjirit.
Ministrja Manastirliu ka deklaruar në formë të prerë se nuk do të ketë asnjë tolerim për farmacitë dhe farmacistët që japin barna pa recetën e mjekëve. Teksa ka folur në një interpelancë online në kuadër të “Platformës së Bashkëqeverisjes”, Ministrja theksoi se prej dy javësh është ngritur një Task-Forcë, e cila sipas saj, ka detyrë të inspektojë kushtet e tregtimit të barnave, deri tek shitja në farmaci.
Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka komentuar akuzën për shpërdorim detyre ndaj mjekëve të spitalit rajonal të Shkodrës. Ajo ka bërë me dije se shpreson që kjo situatë do të sqarohet sa më shpejt nga Prokuroria teksa garantoi vijimin e shërbimit të hemodinamikës.
BIRN raporton se rreth 93% e medikamenteve që gjenden në farmacinë qendrore të QSUT-së janë të skaduara, dëm i cili u akumulua vit pas viti në 447 milionë lekë, ndërkohë që qindra pacientë vuajtën pasojat e mungesës së barnave. Medikamentet që gjenden në QSUT u përkasin viteve 2012-2018 dhe kapin një kosto totale kontabël prej 481.8 milionë lekësh, rreth 3.9 milionë euro.
Ushqimi me një diete mesdhetare mund të ndihmojë në parandalimin e depresionit, sipas një studimi të ri. Një dietë me bazë bimore me fruta, perime, drithra, peshk dhe vaj ulliri, jo shumë mish ose bylmet, ndikon në gjendjen e humorit. Doktoresha Camille Lasalle, që bëri studimin pohoi se; “Provat deri më tani kanë vënë në dukje idenë se ushqimet që hamë mund të ndikojnë në uljen e rrezikut të depresionit”.
Trego më shumë