Per eksperiencen me te mire perdorni Kolibri ne aparatin tuaj smartphone
Shkarkoni Kolibri ne:
Në krah të ministres së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Ogerta Manastirliu, në komunikim me publikun, Kryeministri Rama njoftoi se deri në fund të vitit pritet të finalizohet edhe fuqizimi i rëndësishëm i shërbimit të Urgjencës. “Presim të finalizojmë deri në fund të vitit edhe fuqizimin e rëndësishëm të Urgjencës me 32 autoambulanca të reja që do transformojnë shërbimin ”, theksoi ai gjatë fjalës së tij.
Urdhri i Infermierëve të Shqipërisë i konsideron të pavërteta shifrat e përfolura për numrin e bluzave të të bardha që po largohen jashtë vendit. Në një reagim për mediat, UISH thotë se për këtë vit numri i infermierëve profestionisë që kanë kërkuar dokumenta për jashtë është 750, dhe jo 2000 apo 4000 mijë. "Ky lajm është i pavërtetë", theksohet në deklaratën e UISH-së.
Deputetja Albana Vokshi, ka publikuar një video, e cila tregon radhët e gjata të studentëve të Mjekësisë pranë konviktit, të cilët qëndrojnë para komisionit të regjistrimit të paktën 6 orë në ditë. Për këtë situatë, deputetja e PD-së bën përgjegjëse Ministren e Arsimit dhe Sporteve, Lindita Nikollën.
Vetëm në 6 muajt e parë të 2018-ës, janë larguar plot 2 mijë infermierë drejt Gjermanisë. Ndërkohë pritet që deri në fund të këtij viti, të kenë nënshkruar kontratat e punës me shtetin gjerman edhe 4 mijë të tjerë. Shifrat alarmante zbardhen nga Kreu i Shoqatës së Infermierëve të Shqipërisë, Elson Jaçaj. Ai thekson se pagat e ulëta dhe kushtet e vështira janë arsyet kryesore të largimit të tyre.
Shtatë mjekët dhe infermierët e spitalit të Shkodrës, që u arrestuan për "shpërdorim detyre", janë lënë sot të lirë nga Gjykata. Ditën e sotme Gjykata e Shkallës së parë në Shkodër rivlerësoi masën e sigurisë, ndërsa vendosi lirimin e tyre. Togat e zeza liruan me garanci pasurore disa prej bluzave të bardha, ndërsa për disa u caktua "detyrim paraqitje".
Mjekët dhe infermierët e spitalit të Shkodrës që u arrestuan për "shpërdorim detyre" do të dalin sot para Gjykatës së Shkallës së parë në Shkodër, ku do të rivlerësojë masën e sigurisë. Pak ditë më parë u arrestuan për abuzime me tenderat e ilaçeve, ish-drejtori Përparim Çela, mjeku Luan Dragusha, infermieri Renato Kepi ndërsa janë në kërkim ish-drejtorja dhe mjekja Dhurata Uruçi dhe mjeku Edmir Smajli.
Pas arrestimit të 9 mjekëve dhe infermierëve në Spitalin e Shkodrës ka reaguar deputeti Tritan Shehu. Përmes një mesazhi në FB, Shehu theksoi se bluzat e bardha u arrestuan si kriminelë, ndërsa shtoi se bandat kriminale qarkullojnë të lira. Ndër të tjera, Shehu u shpreh se personeli mjekësor po vazhdon të damkoset me “vulën” e krimit dhe të stimulojë një urrejtje patologjike ndaj tyre.
Një ditë pas arrestimeve në spitalin e Shkodrës, ka ardhur edhe reagimi i këtij institucioni që e cilëson një rast të paprecedentë arrestimin e bluzave të bardha. Komisioni i Spitalit i përbërë nga mjekë, infermierë dhe administrata, i janë drejtuar me një deklaratë publike Prokurorisë së Shkodrës, Ministrisë së Shendetësisë dhe Urdhrit të Mjekëve ku kërkojnë lirimin e kolegëve të tyre.
Furtunë arrestimesh në spitalin rajonal të Shkodrës. 7 persona kanë rënë në pranga ndërsa dy të tjerë janë shpallur në kërkim, mes tyre mjekë, infermierë, farmacistë dhe drejtues spitali, nën akuzën e shpërdorimit të detyrës. Ekzekutimi i masave të arrestit ndaj tyre u bë pas një hetimi dy mujor të Prokurorisë Shkodër në bashkëpunim me drejtorinë e policisë.
Në Serbi 25 persona kanë humbur jetën nga virusi i Nilit Perëndimor. Në një deklaratë me shkrim nga Instituti i Shëndetit Publik “Dr. Milan Jovanoviç Batut” thuhet se deri më 4 shtator 2018 në gjithë shtetin 25 persona kanë humbur jetën nga virusi. Epidemia ka prekur njerëz nga qytete të ndryshme dhe se virusi i Nilit Perëndimor është hasur në 262 persona në gjithë Serbinë, thuhet në deklaratë.
Trego më shumë