Per eksperiencen me te mire perdorni Kolibri ne aparatin tuaj smartphone
Shkarkoni Kolibri ne:
Papastërtia në vendet publike dhe ekspozimi ndaj rrezeve të dëmshme ultraviolet janë arsyet kryesore të infeksioneve dhe patologjive të syve. Mjekët okulistë në QSUT thonë se në një ditë paraqiten rreth 50 pacientë për të kërkuar ndihmën e mjekëve ekspertë. Mjeku okulist Ermal Simaku thotë se duhet patur kujdes gjatë kohës së frekuentimit të vendeve publike dhe duhet të përdoren syzet e diellit.
Vogëlushja 2-vjeçare Altea Jubi, e cila prej disa ditësh po lufton me jetën, pasi është djegur në 70% të trupit, do të dërgohet për trajtim të specializuar në Turqi. Kryeministri Edi Rama, pasi u njoh me rastin e vogëlushes që ka prekur opinionin publik, ka kërkuar informacion të plotë për gjendjen shëndetësore të saj, pas të cilit është kujdesur për t’i siguruar një kurim më të specializuar të menjëhershëm
Një 64-vjeçar nga Lushnja iu nënshtrua një operacioni në tëmth, por ndërroi jetë në spitalin e Beratit. Për shkakun e vdekjes, pritet rezultati i ekspertizës mjeko-ligjore të Institutit të Mjekësisë Ligjore, Tiranë.
Ekspertët e dietave kanë klasifikuar koperi, shalqiri, ananasi, çaji gjelbër dhe mollën si më të mira sa i përket hidratimit dhe mbajtjes së mirë të formës trupore për stinën e verës. Gjithashtu duhet t’i nënshtroheni një aktiviteti të rregullt fizik dhe të ndiqni një ushqyerje të pasur me ushqime dietetike dhe pastruese.
Kombinimi i lëngut të freskët të panxharit, mollës dhe karotave është konsideruar si lëngu i jetës për shkak të vlerave të shumta ushqyese dhe disa nga përfitimet që ky lëng ofron nëse pihet çdo mëngjes janë: Parandalimi i zhvillimit të qelizave kancerogjene, parandalimi i sëmundjeve të mëlçisë, pankreasit, veshkave, nxitja e sistemit imunitar, përmirësimi i shëndetit të lëkurës dhe përshpejtimi i metabolizmit.
Strijet apo njohur ndryshe si smaliaturat janë një nga problemet më të zakonshme të lëkurës. Veç kremrave, terapive me lazer apo mikrodermabrasionit ekzistojnë dhe disa metoda natyrale, me maska, që zbehin pamjen e strijave. Aplikoni maskën me lëkurën e 3 panxharëve, një karotë, dy lugë mjaltë dhe dy vitamina kapsula E dhe një tjetër maskë me 2-3 gjethe mesatare Aloe vera dhe tre lugë vaj ulliri.
Shumë njerëz që preken nga diabeti i tipit 2 nuk e kuptojnë që janë të sëmurë derisa analizat e gjakut tregojnë për nivele jonormale të sheqerit. Disa nga simptomat e para të diabetit që njihen mirë janë: etje e shtuar, urinim i shpeshtë, humbje ose shtim në peshë. Të tjera simptoma, të cilat nuk duhen anashkaluar, janë: probleme me mishrat e dhëmbëve, njolla të errëta në lëkurë dhe mpirje të këmbëve dhe duarve.
Shkencëtarë kanadezë kanë zbuluar ilaçin kundër kancerit të mushkërive. Ai do të jetë në qarkullim brenda gjashtë deri dymbëdhjetë muajsh. Lajmin e dha Igor Stagljar, profesor i sektorit të biokimisë dhe të gjenetikës mjekësore në Universitetin e Torontos gjatë Konferencës Ndërkombëtare në Split. Një lajm i mirë ky për ata që vuajnë nga kjo sëmundje, prej të cilës çdo vit vdesin 1,6 milionë njerëz.
Nje problem i madh ne spitalin rajonal te Beratit eshte mungesa e mjekeve specialiste. Per shkak te ketyre mungesave rreth 15 mjeke qe kane dale ne pension vazhdojme te punojne ne spital. Drejtuesi i spitalit, Iraid Frasheri thote se te diplomuarit ne Mjekesi nuk kthehen per te punuar ne Berat dhe nje numer i madh i tyre ikin me specializime ne Gjermani. Frasheri kerkon zgjidhje te situates nga Ministria e Shendetsise.
Mbyllet hetimi nje vjeçar mbi dosjen “Beqja”, ne te cilen u verifikuan tre konçesione ne fushen e shendetesise. Pas marrjes ne pyetje te dhjetera zyrtareve ne Ministrine e Shendetësise dhe sekuestrimit te dokumentave, prokurori Endrit Bimi tha se nuk jane kryer veprime te dyshimta pergjate dhenies me konçesion te: kontrollit mjekesor me vlere 120 milione euro, konçesionit te hemodializës me vlere 86 milionë dollare, si dhe konçesionit te sterilizimit te pajisjeve kirugjikale me vlere 100 milione dollare.
Trego më shumë