Per eksperiencen me te mire perdorni Kolibri ne aparatin tuaj smartphone
Shkarkoni Kolibri ne:
Nepermjet nje postimi ne Facebook, kreu i qeverise lajmeroi se do te jete sot ne Shkoder per te peruruar repartin e ri te reanimacionit prane kardiologjise. Fale ketij investimi do te ofrohen 4 sherbime te reja shendetesore, te ofruara per here te pare pas 25 vjetesh ne Spitalin Rajonal te Shkodres. Ai permend edhe disa investime te tjera qe qeveria ka bere ne shendetesi, por thote se ende ka shume pune per te bere.
Sipas Indikatorëve të Zhvillimit Njerëzor, publikuar nga Banka Botërore, shpenzimet shëndetësore në Shqipëri janë 272 dollarë për frymë në vit. Kjo shifër është 10 herë më e ulët se në rajonin e Europës dhe Azisë Qëndrore. Vendi ynë ka nr. më të ulët shtretërish dhe mjekësh, përkatësisht 2.4 dhe 1.1 për 1000 banorë. Edhe financimet publike janë shumë më të ulta se në rajon, ndërsa barra e sëmundjeve është në rritje.
Spitali Amerikan mundëson, për të tretin vit rradhazi, Kongresin e Ndërkombëtar në Mjekësi me fokusin tek “Inovacionet në Mjekësi”. Në këtë kongres do jenë 50 lektorë të huaj dhe 2000 pjesëmarrës nga Ballkani, Europa dhe SHBA. Kongresi i 3 Ndërkombëtar Mjekësor Multidisiplinor, do të zhvillohet në datat 16-18 Nëntor, te Plaza, Tiranë dhe afati i pranimit të abstrakteve për prezantimet është data 30 korrik 2017.
Pas vendimi të Ministrisë së Shëndetësisë, në 2013-ën, për të deleguar abortet drejt materniteteve shtetërore, ka një mungesë totale të dhënash të sakta për numrin e aborteve. UNFPA theksoi se ky vendim ka sjellë një nënraportim të rasteve të aborteve nga klinikat private. “Sipas raportimeve, 10% e rasteve janë bërë në sektorin privat. Kjo tregon se ka fshehje të të dhënave nga klinikat private”, vlerëson UNFPA.
Trego më shumë