Per eksperiencen me te mire perdorni Kolibri ne aparatin tuaj smartphone
Shkarkoni Kolibri ne:
Rreth 23 mijë shqiptarë janë në vështirësi financiare për të përballuar kujdesin kirurgjik. Sipas studimit më të fundit të Bankës Botërore, për pacientët shqiptarë, kirurgjia mund të jetë shumë e shtrenjtë, e papërballueshme për 0.8% të tyre. Sipas BB, 5 miliardë njerëz, 2/3 e popullsisë së botës, nuk kanë qasje në kujdesin kirurgjik, anestezi dhe obstetrik (SAO) të sigurt, në kohë dhe të përballueshëm.
Deputetja e PD-së, Orjola Pampuri, në një dalje për mediat tha se 300 pacientëve me hemofili në QSUT u rrezikohet jeta, pasi mungojnë faktorët që shërbejnë për mpiksjen e gjakut. “Në këtë situatë, ku luhet me jetën e të paktën 300 të sëmurëve me hemofili, Ministria e Shëndetësisë hesht dhe nuk shpjegon pse QSUT nuk blen faktorë të mjaftueshëm për trajtimin normal të të sëmurëve”, ka thënë deputetja.
Deputeti i PD-së Tritan Shehu ka bërë një bilanc të numrit të vetëvrasjeve nga fostoksina. Përmes një statusi në ‘Facebook’ Shehu thekson se për vitin 2017 numri i vetëvrasjeve në QSUT ka arritur në 52, shifër kjo sipas tij tejet e larte e kryesisht me të rinj. Teksa ngre shqetësimin për këtë substancë, deputeti demokrat thekson se fostoksina vazhdon të tregtohet në Shqipëri.
Ministri gjerman i shëndetësisë, kristian-demokrati Jens Spahn, ka propozuar ndryshimin e rregullave për donacionet e organeve. Sipas ministrit të dhurosh organet duhet të bëhet një rregull dhe jo të jepen sipas dëshirës. Bëhet fjalë për të arritur në një konsensus ka thënë ministri. “Vetëm kështu dhurimi i organeve mund të kthehet në normalitet”, ka cituar ai.
Këngëtarja e njohur Adelina Tahiri është bërë nënë për herë të parë. Ajo ka sjellë në jetë një djalë të pagëzuar me emrin Jon. Lajmi është konfirmuar nga vetë këngëtarja me anë të një postimi në Instagram. Adelina ka postuar në foto të dorës së saj duke mbajtur dorën e vogël të djalit dhe shkruan: "Mirë se erdhe në jetë princi i vogël, Jon".
Ekspozimi i vazhdueshëm ndaj ndotjes së ajrit mund të shkaktojë dëmtime të aspektit njohës, sipas një studimi të fundit. Shkencëtarët besojnë se ndikimi negativ rritet me kalimin e moshës dhe prek më së shumti meshkujt e paarsimuar. Studiuesit besojnë se rezultatet kanë rëndësi globale, pasi më shumë se 80 %e popullsive urbane nëpër botë jetojnë në ambjente të ndotura.
Ministrja Manastirliu ka inspektuar punimet në Qendrën Shëndetësore nr.10 në Tiranë. Manastirliu u shpreh se deri në fund të këtij viti do të përfundojë rikonstruksioni i 80 qendrave shëndetësore në të gjithë Shqipërinë, në kuadër të programit të Qeverisë për rehabilitimin e 300 qendrave shëndetësore në 4 vite. Ajo theksoi rëndësinë që kanë këto qendra, si porta e parë e shërbimit ndaj qytetarëve.
Ekspertët kanë zbuluar se ftohja mund të jetë lehtësisht e kurueshme me përdorimin e mjaltit në vend të antibiotikut. Sipas tyre mjalti ka veti të forta kurative, dhe ndonjëherë është edhe më efektiv se vetë antibiotikët, pa shkaktuar efektet e tyre anësore. I vetmi rast kur mund ti drejtoheni antibiotikut apo ilaçeve të tjera është kur ftohja përkeqësohet dhe kalon në sëmundje mushkërish apo laringu.
Ambasada Amerikane paralajmëron turistët amerikanë që ndodhen apo do vizitojnë Greqinë për rrezikun nga virusi i Nilit Perëndimor, që shkaktohet nga pickimi i mushkonjave te infektuara. Greqia është një nga vendet ballkanike të prekura nga ky virus, me 109 të kuruar dhe 11 viktima deri tani. Ambasada Amerikane ka shënuar alarm si në rastet e epidemive të mëdha me rrezik për shëndetin.
Instituti i Shëndetit Publik (ISHP) pjesë e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka apeluar prindërit të vaksinojnë fëmijët nga epidemia e fruthit. Përmes një postimi në Facebook, ISHP bën me dije se fruthi mund të bëhet sëmundje serioze dhe fëmijët mund të mbrohen nëpërmjet vaksinës Fruth- Rubeolë-Shyta sipas kalendarit kombëtar të vaksinimit.
Trego më shumë