Per eksperiencen me te mire perdorni Kolibri ne aparatin tuaj smartphone
Shkarkoni Kolibri ne:
Deputeti Petrit Vasili i ka bërë një apel publik Ministrisë së Shëndetësisë lidhur me epideminë e fruthit që ka rënë në Evropë. Sipas Vasilit, Ministria e Shëndetësisë duhet të intensifikojë punën dhe informimin për fruthin që kjo emergjencë të kalohet sa më qetë dhe pa pasoja. "Ministria e Shëndetësisë na dëgjoi për "Ethet e Nilit", le ta bëjë edhe për Fruthin", ironizoi Vasili.
Spitali Hygeia është blerë sot nga Spitali Amerikan. Çmimi i transaksionit dhe përqindja e aksioneve të shitura nuk bëhen të ditura akoma. Që prej fundit të vitit të kaluar, të dy spitalet ishin në negociata, pasi grupi grek "Diagnostic and Therapeutic Center of Athens Hygeia" kishte vendosur të shiste aktivitetin në Shqipëri, për shkak të situatës së vështirë financiare.
OKB ka paralajmëruar për mundësinë e një “vale të tretë” të epidemisë së kolerës në Jemen. Zëdhënësi i kësaj organizate tha se ka një numër në rritje të rasteve të dyshuara me kolerë. Sipas tij, 1.1 milionë raste të dyshuara dhe më shumë se 2300 vdekje janë raportuar në Jemen, që nga prilli i vitit 2017. Organizatat humanitare po përpiqen të shmangin sëmundjen dhe mbi 385 mijë njerëz janë vaksinuar.
Punonjësit e Agjencisë së Mbrojtjes së Konsumatorit i bashkohen thirrjes së Aleancës për Dhurimin e Gjakut, duke u sensibilizuar me institucionet e tjera të Bashkisë së Tiranës, të cilat gjatë verës dhuruan gjak për të sëmurët. Kryebashkiaku Veliaj tha se kjo fazë e dhurimit të gjakut duhet të vazhdojë me angazhimin e të gjitha institucioneve, për ta kthyer në një traditë të përhershme.
Profesoresha e Universitetit prestigjoz të Harvard-it, Karin Michels ka paralajmëruar se vaji i kokosit është një nga ushqimet më të këqija që mund të konsumonin. Ndër të tjera, Michels theksoi se "vaji i kokosit është helmi i pastër dhe një nga ushqimet më të rrezikshme që mund të hani, pasi acidet yndyrore që gjenden në të janë shumë më të larta se ato të dhjamit.”
Shpërthimet në Francë, Serbi, Ukrainë dhe Greqi, kanë bërë që rastet e fruthit të arrijnë në nivele rekord në Evropë. Sipas OBSH, ka 37 vdekje dhe mbi 41 mijë infektime vetëm në gjashtë muajt e parë të këtij viti, më shumë se në çdo periudhë tjetër 12 mujorë në dekadën e shkuar. Ajo bën me dije se përhapja e sëmundjes do të ishte e papërmbajtshme në rast se fëmijët janë të pavaksinuar.
Abdelhak Nouri, futbollisti i Ajax i cili pësoi një atak në fushë në ndeshjen miqësore kundër Werder Bremen, është zgjuar nga koma pas 1 viti. Lajmin e mirë e dha i vëllai i 21-vjeçarit i cili deklaroi se gjendja shëndetësore e tij është përmirësuar pavarësisht se ende nuk mund ta lëvizë trupin. Këtë të martë, Nour ka mundur të komunikojë me familjarët e tij përmes mimikës.
“Ziylo” ka zhvilluar një teknologji e cila mund të ndihmojë në gjeneratën e ardhshme të insulinës, që do të jetë në gjendje të reagojë dhe të përshtatet me nivelet e glukozës në gjak. Kjo do të eliminonte rrezikun e niveleve të larta të sheqerit në gjak, të njohur si hipoglicemia, dhe do i mundësonte njerëzve kushte më të mira në kontrollin metabolik.
Shëndetësia është një sektor sensitiv dhe investimet në qendrat e kujdesit shëndetësor, spitalet dhe pajisjet e tyre janë po aq të rëndësishme. Sipas të dhënave nga Fondi i Sigurimeve Shëndetësorë, që administron fondet në sektorin shëndetësor në vend, për vitin 2017 janë realizuar 1.3 milionë lekë investime vetëm për pajisje zyre e kompjutera, por asnjë investim për godinat spitalore apo pajisjet e tyre.
Mbi 41 mijë fëmijë dhe të rritur janë infektuar me fruth në 6 muajt e parë të vitit, duke çuar në 37 vdekje. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, rastet e fruthit kanë shënuar një rekord në Evropë. Në Francë, Itali, Rusi, Serbi dhe Ukrainë janë shënuar mbi 1000 infeksione të fëmijëve dhe të rriturve. Ukraina ka shkallën më të lartë të fruthit në Evropë, me më shumë se 23 mijë njerëz të prekur.
Trego më shumë