Per eksperiencen me te mire perdorni Kolibri ne aparatin tuaj smartphone
Shkarkoni Kolibri ne:
Ngërçet muskulare janë simptoma shumë të shpeshta dhe të dhimbshme për disa nga ne. Ato vijnë prej tkurrjeve të shtuara të muskujve të anësoreve. Mendohet se shkaktari kryesor është thjesht shtimi i stimulimit nervor për tkurrje muskulare. Trajtimin e saj rekomandohet të konsumohen shumë lëngje të pasura me magnez, masazhe të buta dhe vaska me ujë të ngrohtë.
Kirurgjia plastike është një procedurë kirurgjikale specifike, e cila kryhet për të riparuar lëkurën dhe indet që mund të kenë pasur dëmtime nga sëmundje të ndryshme apo probleme fizike, tek persona të ndryshëm. Kirurgjia estetike hyn në ato kirurgji që janë më shumë zgjedhjeje personale se sa domosdoshmëri. Është preferenciale, në mënyrë që të përmirësohet pamja e tyre fizike, vetëm për qëllime estetike.
Ministrja Manastirliu i është përgjigjur akuzave të kreut të grupit paralamentar të LSI-së, duke theksuar se deklaratat e tij nuk meritojnë asnjë reagim tjetër përveç keqardhjes njerëzore. Manastirliu ka bërë me dije se ISHP është shprehur me një qartësi shembullore, në lidhje me "Ethet e Nilit". Ajo shkruan se institucionet janë në shërbim të qytetarëve.
Kreu i grupit parlamentar të LSI-së ka sulmuar Qeverinë dhe Ministrinë e Shëndetësisë duke kritikuar gjendjen e vështirë në sistemin shëndetësor. Sipas Vasilit, sot shëndetësia është një skutë qorre në Ministrinë e Çështjeve Sociale dhe se është zhbërë një traditë profesionalizmi e epidemiologjisë shqiptare të konsoliduar në dhjetëra vite duke risjellë në kujtesë epideminë e fruthit dhe "Ethet e Nilit".
Pas situatës alarmante nga "Ethet e Nilit" që janë përhapur në Evropë, por edhe Greqi dhe Kosovë, vjen një paralajmërim nga kreu i grupit parlamentar të LSI-së. Përmes një statusi në FB, Vasili ka dhënë alarmin për rrezikun e madh që sjell sëmundja e Nilit Perëndimor, pasi rrezikohen edhe shqiptarët. Sipas Vasilit në Shqipëri askush nuk flet për këtë rrezik.
Nga 3 shtatori, të gjithë të interesuarit që dëshirojnë të kryejnë praktikën profesionale në një nga profesionet në fushën e mjekësisë, duhet të bëjnë dorëzimin e dokumentacionit. Urdhri i Infermierëve të Shqipërisë i bën thirrje praktikantëve në Qarkun e Tiranës që të paraqiten për t’u regjistruar brenda afateve të përcaktuara pranë institucionit të UISH, nga data 3 deri në 14 shtator, ora 09:00-12:00.
PD ka akuzuar Kryeministrin Rama për korrupsion në shëndetësi. Në një deklaratë për mediat nga selia e PD, deputeti Bardh Spahia akuzoi Ramën se përmes check up, i ka dhënë Vilma Nushit 22 milionë euro, nga të cilat 7 milionë euro për analiza të pakryera. Spahia tha se Rama, Beqja, Manastirliu ndajnë miliona euro me klientët, ndërsa mjekët dhe infermjerët ikin nga vendi.
40 pacientë të Hemodializës nga i gjithë jugu i vendit i kryejnë seancat e trajtimit në Spitalin Rajonal të Gjirokastrës. Pacientët, që shpesh janë në faza të avancuara të mosfunksionimit të veshkave, shprehen se iu mungon mbështetja me transport dhe se ka shumë burokraci në marrjen e ilaçeve. Ata janë shprehur se prej dy javësh në këtë qendër spitalore nuk kanë as mjek.
CRI raporton se Administrata Shtetërore e Sigurimeve Shëndetësore e Kinës ka ulur çmimet e prokurimit për 14 ilaçe kundër kancerit, duke u kërkuar autoriteteve në nivel province të ndjekin standardin e ri para fundit të shtatorit. Pacientët do të mund të blejnë këto barna duke filluar prej muajit shtator. Administrata bëri me dije se do të shtojë udhëzimet për të garantuar zbatimin e çmimeve të reja.
Orizi i ndenjur mund të jetë shumë më tepër helmues se çdo ushqim tjetër i gatuar që nuk ruhet sipas protokolleve të sigurisë ushqimore. Për mjekun e njohur infeksionist Prof. Tritan Kalo orizi i gatuar që lihet gjatë në temperaturën e ambientit ose që ringrohet disa hera mund të çojë edhe në vdekje pasi brenda tij rritet me shpejtësi një bakter i rrezikshëm që është shkaktar i shumë viktimave në Kinë.
Trego më shumë