Per eksperiencen me te mire perdorni Kolibri ne aparatin tuaj smartphone
Shkarkoni Kolibri ne:
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konfirmon në detyrë prokurorin e Prokurorisë së Elbasanit, Besnik Cani, njëherësh edhe kandidat për KLP. Për Prokurorin Cani, njëkohësisht këshilltar i komanduar i Arta Markut, ILDKPKI thekson se ka bërë deklarim të saktë, ka burime të ligjshme dhe nuk ka kryer fshehje të pasurisë. Në lidhje me pastërtinë e figurës, DSIK vlerëson se ai nuk ka patur kontakte të papërshtatshme.
Gjykata ka dënuar me 1 vit e 8 muaj burg ish gjyqtarin Shkëlqim Miri, i akuzuar për korrupsion. Prokuroria kërkoi 4 vite burg për gjyqtarin Shkëlqim Miri, por pranua gjykim i shkurtuar duke u dënuar me 1.8 vite burg.
Gjykata e Tiranës ka lënë të lirë portierin e Partizanit Alban Hoxha, i cili u ndalua dy ditë më parë nga policia pasi drejtonte makinën në gjendje të dehur. Gjykata ka vendosur masë e sigurisë “detyrim paraqitje” pë Hoxhën, i cili dy herë në muaj duhet të paraqitet në prokurori. Ish-portieri i Kombëtares është kapur duke drejtuar në gjendje të dehur.
Gjatë fjalës së tij në takimin me zyrtarë politike të vendeve të rajonit, Komisioneri i BE Johanes Hahn u shpreh se Shqipëria ka bërë progres në implementimin e reformës në drejtësi. Ndërkohë sa i përket dialogut Kosovë-Serbi, Hahn pohoi se BE kërkon një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë.
Gjykata e Krujës pranon gjykim të shkurtuar për Rexhep Rrajën, djalin e deputetit të PS-së Rrahman Rraja i akuzuar për dhunimin e Xhisiela Malokut. Në seancën e sotme ku u pranua edhe gjykimi i shkurtuar ishte e pranishme dhe Xhisiela Maloku, e cila në këtë proces ka statusin e të dëmtuarës.25-vjeçarja mësohet se ka deklaruar para gjyqtares Engjëllushe Tahiri se ka gënjyer për të gjithë kallëzimin e saj.
Dy ditë pas arrrestimit, Gjykata e Tiranës ka lënë të lirë Ajaks Boshnjakun. Trupa gjykuese vendosi ndaj tij masën e sigurisë "detyrim paraqitje" ndaj tij. Boshnjaku, i cili ishte shpallur në kërkim për përplasjen me armë në zonën e Bllokut, u vetëdorëzua në polici mbnrëmjen e së dielës, i shoqëruar nga avokati i tij.
Komisioni i Pavaruri Kualifikimit shkarkon nga detyra Prokurorin e Prokurorisë së Përgjithshme, Artur Selmani. Hetimi për të ishte bërë në tre kritere; pasurisë, integritetit dhe aftësive profesionale. Përsa i përket integritetit, prokurorit iu përmend fakti që në deklaratën e ILDKPI-së kishte deklaruar se për tre vite kishte fituar nga bastet sportive shumën prej 10 mijë $.
Presidenti Meta refuzon të hedhë shortin për Këshillin e Emërimeve në Drejtësi. Meta ka njoftuar me shkresë Kuvendin, ndërsa thekson se për shkak të vakumit ligjor nuk hedh dot shortin e KED. Referuar burimeve, pritet që shortin për KED ta hedhë Kuvendi pas datës 5 dhjetor.
Një tjetër gjyqtar ka ngecur në sitën e Vetting-ut. KPK ka shkarkuar sot nga detyra Gjyqtarin e Apelit të Shkodrës Luan Dervishi, i cili ishte dhe kandidat për KLGJ. ILDKPI, thekson se gjyqtari në fjlaë ka bërë deklarim të pasaktë të pasurisë, ndërsa nga të dhënat e tjera të siguruara nga DSIK theksohet se ai rezulton të jetë i përfshirë në afera korruptive.
18 vjeçari, Daniel Dobraj, i cili dyshohet se është autori që hodhi kapsolle ndaj polices, Ina Nuku, pritet të dalë pasditen e sotme para gjykatës për masën e sigurisë. Seanca e parashikuar për tu mbajtur paradite është shtyrë për në orën 15:00. Paraditen e së shtunës ai është marrë në pyetje nga prokurorët e çështjes gjatë së cilës ka mohuar akuzën që të ketë qenë ai.
Trego më shumë