Per eksperiencen me te mire perdorni Kolibri ne aparatin tuaj smartphone
Shkarkoni Kolibri ne:
KPK konfirmon në detyrë Fiona Papajorgjin, kandidate për gjyqtare pranë Gjykatës Kushtetuese, e cila aktualisht ushtron detyrën e këshilltares ligjore pranë këtij institucioni. Papajorgji, iu nënshtrua Vetting-ut në bazë të tre kritereve, ligjshmërisë së pasurisë, integriteti etik dhe profesional.
Zbardhet kërkesa e Prokurorisë në lidhje me protestën e dy ditëve me parë para Kuvendit, ku për pasojë u plagosën 15 policë dhe 3 banorë të Unazës së Re. Prokuroria ka kerkuar burg per 6 nga 11 te arerstuarit. Kërkohet burg për Fluturim Golecin, Amarildo Sinanaj Dorjan Protoduari, Ruzhdi Dacin, Marsel Velillari si edhe per Shpati Bilbilaj. Prokuroria ka vleresuar si të ligjshëm arrestimin e tyre.
Ish-drejtuesi i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Dashamir Gjika është liruar nga burgu dhe do të hetohet për shpërdorim detyre nën masën “arrest shtëpie”. Ish-kreu i ARRSH-së, Dashamir Gjika akuzohet për shpërdorim detyre në lidhje me rrugën Tiranë-Elbasan. Ndryshimi i masës nga arrest me burg në arrest shtëpie u njoftua sot nga Gjykata Penale.
Gjykata e Apelit për Krime të Rënda ka ndryshuar masën e dënimit për ish-nëndrejtorin e burgjeve Iljaz Labin, i cili akuzohet për korrupsion me tenderat e ushqimeve në burgje. Për të, Apeli ka ulur dënimin me 4 muaj, duke e dënuar përfundimisht nga 3 vjet në 2 vjet e 8 muaj. Për Eridian Laskaj gjykata vendosi 2.6 vite burg, për Nexhmi Ballën një vit, ndërsa për Ylber Kalanë 2 vite e 6 muaj.
Prokurori i Prokurorisë së Elbasanit merret në dëgjesë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit. Ai aktualisht është Prokuror i komanduar në Prokurorinë e Përgjithshme në Tiranë. Nga të dhënat e siguruara dhe nga deklarimet e bërë nga vetë Prokurori, KPK-ja duke iu referuar ILDKPKI-së thuhet se Cani ka bërë deklarim të saktë të pasurisë.
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka zhvilluar seancën dëgjimore me Prokurorin e Prokurorisë së Tiranës, Shpëtim Kurti. Sipas ILDKPKI, Prokurori Shpëtim Kurti s’ka bërë deklarim te saktë të pasurisë dhe ka kryer fshehje të saj. Gjithasthu KPK duke iu referuar DSIK thotë se Kurti është i papërshtatshëm për të vijuar detyrën sepse ka kontakte me persona të përfshirë në krim dhe tendecë të jetë pjesë e krimit.
KPK ka zhvilluar sot seancën dëgjimore ndaj prokurorit të Tiranës, Shpëtim Kurti. Pas hetimeve, ILDKP ka konstatuar se deklarimi Kurtit nuk është i saktë dhe se ka fshehur pasurinë. Apartamenti i rrugës Sulejman Pasha rezulton në mospërputhje me çmimin e blerë në vitin 2002. Ky apartament është deklaruar i blerë për 2 mln lekë por në kontratën e shit-blerjes rezulton 1.5 mln lekë.
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka konfirmuar në detyrë gjyqtarin në Gjykatën e Apelit Gjirokastër, Enton Dhimitri. Gjyqtari është edhe kandidat për Këshillin e Emërimeve në Drejtësi. Gjyqtari nuk ka rezultuar me probleme për pasurinë si dhe në aftësitë profesionale, por probleme janë konstatuar në drejtim të integritetit.
Përpara krijimit të Prokurorisë së Posaçme kundër korrupsionit e krimit të organizuar, një aksion për hetimin, sekuestrimin e pasurive të personave që i kanë vendosur me veprimtari të paligjshme do të vihet në jetë. Kryeprokuroroja Marku ka caktuar datën 20 nëntor për këtë aksion. Prokuorira e Posaçme do të jetë një degëzim në në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, që do të ketë si specifikë hetimin pasuror.
Ndërtesa e Gjykatës së Lartë është kthyer në një depo dosjesh që nuk dihet se kur do shqyrtohen. Janë 30 mijë dosje pezull të vendosura në salla, korridore dhe zyrat e gjyqtarëve. Çdo ditë paraqiten 50 kërkesa për gjyqe ndërsa dhjetëra mijë persona janë në pritje të radhës prej disa vitesh.
Trego më shumë