Per eksperiencen me te mire perdorni Kolibri ne aparatin tuaj smartphone
Shkarkoni Kolibri ne:
Lindita Tako, zyrtarja e lartë e Drejtorisë së Verifikimit të Titujve të Pronësisë në Tiranë, njëherazi kandidate për deputete e PS-së në Dibër, ka reaguar për përfshirjen e emrit të saj në “listën e zezë” të kryeministrit. Me anë të një postimi në Facebook, Tako ka sqaruar pozicionin e saj në institucionet shtetërore, me pretendimin se Rama e ka përbaltur pa të drejtë. Ajo shprehet se është e gatshme të hetohet.
Deputeti i PS, Fatmir Xhafaj, zhvilloi dje një bashkëbisedim me gazetarët, në cilësinë e Kryetarit të Komisionit të Reformës në Drejtësi. Ndonëse në asnjë moment nuk konfirmoi se do të jetë ai ministri i ri i Brendshëm, ai foli kryesisht për Policinë dhe problematikat që ka ndeshur gjatë dy muajve në këtë detyrë. Xhafaj u ndal te procesi i vetingut. Sipas tij, rezultatet e para do të duken gjatë muajit tetor.
Gjykata e Krimeve të Rënda lë në burg pa afat Renato Çaushin, i akuzuar për trafikim ndërkombëtar droge, në bashkëpunim. Çaushi u arrestua me kërkesë të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, në bashkëpunim të ngushtë me autoritetet e larta të Prokurorisë italiane. Janë mbledhur prova për lidhjen e biznesmenit me kultivimin e lëndëve narkotike në Jug të vendit dhe në Itali, lidhur me sasitë e drogës së mbërritur.
Ish-kreu i Sfida-s, Gjergj Bojaxhi padit administratorin e firmës që ka koncensionin e parkimit në Vlorë për një borxh të pakthyer. Bojaxhi, i është drejtuar Gjykatës së Tiranës dhe kërkon nga ‘TIS Park’ kthimin e borxhit prej 225 mijë dollarësh që ai pretendon se ia ka dhënë hua administratorit të kësaj firme, Bashkim Shalla. Gjykata, ka vendosur sekuestro 385 mijë dollarë mbi asetet e “Tis Park”
Kohët e fundit, Kryetari i Gjykatës së Shkallës së Parë në Vlorë, Skënder Haluçi, ka marrë kërcënime të vazhdueshme për jetën. Sipas Haluçit, është tentuar që si trupa gjyqësore por edhe ai, të friksohen në mënyra të ndryshme, por në asnjë rast nuk kanë rënë pre e këtyre presioneve ndërkohë që sipas tij shqetësim ngelet siguria në gjykatë.
Gjykata e Lartë ka shpallur përfundimin e mandatit për 5 gjyqtarë, pas konstatimit të përmbushjes së mandatit 9 vjeçar në këtë gjykatë. Këta gjyqtarë janë: Aleksandër Muskaj, Evelina Qirjako, Guxim Zenelaj, Arjana Fullani dhe Andi Çeliku. Gjykata e Lartë, sipas nenit 1 të ligjit Nr. 8588, duhet të ketë në përbërje të saj 19 gjyqtarë, por aktualisht ka 14 gjyqtarë, 7 prej të cilëve u ka mbaruar mandati.
Pas ankimimit të LSI-së për anëtarin e tretë të komisioneve të numërimit të votave dhe të qendrave të votimit, që do t’i duhet të ndante me short me PDIU-në, Kolegji Zgjedhor ka vendosur ta pranojë kërkesën. Ky vendim i siguron LSI-së numëruesin e tretë në zgjedhje. Kjo kërkesë u shqyrtua nga gjyqtarët Lindita Sinanaj, Gjin Gjoni, Tomor Skreli, Shkëlqim Mustafa dhe Sotiraq Lubonja.
Ambasadori amerikan në Tiranë Donald Lu ka takuar sot 4 gazetarë, Aleksandra Bogdani, Besar Likmeta të BIRN, Elton Qyno dhe Adriatik Doçi të Shqiptarja.com, që janë në gjyq me gjyqtarin e Apelit dhe anëtarin e KLD Gjin Gjoni. Ky i fundit i ka paditur gazetarët për shipfje. Foton e ka publikuar vetë ambasada në faqen zyrtare në facebook me diçiturën: “Beteja juaj është beteja jonë”.
Partia Konservatore ka paditur në Gjykaten Kushtetuese Ilir Metën për shkelje Kushtetute. Ajo ndalon zgjedhjen e një qytetari që nuk ka dhënë dorëheqjen nga posti kryetarit të një partie politike, e aq më shumë ky person vijon të jetë Kryetar i Kuvendit dhe mbetet aktiv në fushatën elektorale. Konservatorët kanë njoftuar zyrtarisht Ambasadën Britanike dhe Amerikane në Tiranë, Lulzim Bashën dhe median.
Kapet 207 kg kanabis në e nje autobuz në portin e Durrësit. Është arrestuar drejtuesi i mjetit si dhe është shpallur në kërkim pronari i mjetit njofton policia.Kjo sasi droge sipas policies po shkonte drejt Italisë.Droga llojit Cannabis Sattiva ishte fshehur në pjesën e rrotave të pasme të autobuzit. Specialistët dhe grupi hetimor vijojnë punën për kapjen e personave të tjerë të implikuar.
Trego më shumë