Per eksperiencen me te mire perdorni Kolibri ne aparatin tuaj smartphone
Shkarkoni Kolibri ne:
Në Kavajë një person është rrahur nga katër të tjerë për motive politike. Alban Tafa 30 vjeç, është rrahur.Autorët jane simpatizante te PD-se, ndersa i sulmuari ka qene pjese e LSI-se dhe me pas ka kaluar te PS-ja.Ne Komisariatin e Policisë të Kavajës, është paraqitur shtetasi, A. T. banues në Kavajë, i cili ka kallëzuar se , është dhunuar edhe kercernuar të mos angazhohej në fushatën e PS- së
Arnisa Kopliku, pronarja e agjencisë së udhëtimeve, është arrestuar, pasi u akuzua për mashtrim të klienteve të saj. Mësohet Gjykata e shkallës së parë ka vendosur fillimisht masën e sigurisë “arrest me burg” por më pas e ka ndryshuar në “detyrim paraqitje”. Në emrin e saj kanë shkuar disa denoncime pasi ka marrë paratë për bileta udhëtimi nga persona të ndryshëm dhe nuk i ka kthyer më duke i përvetësuar.
Kolegji Zgjedhor ka hedhur shortin për përbërjen e trupit gjykues, që do të vendosë mbi ankimimin e Lëvizjes Socialiste për Integrim, e cila kundërshton vendimin e KQZ-së për numëruesin e tretë. Relator do të jenë gjykatësi Gjin Gjoni. Një ditë më parë, KQZ vendosi përmes një shorti se LSI do marrë anëtarin e tretë në KZAZ-të me numër çift.
Gjyqtarja Andrea u akuzuar nga gjykata për korrupsion pasiv lidhur me marrjen e një ryshfeti 50 mijë euro, për një vendim , njohjen e një prone prej 40 hektarësh në Butrint. Gjykata dha edhe nje dënim plotësues heqje e të drejtës së ushtrimit te detyres per nje periudhe kohore 5 vjet dhe vendosi konfiskimin e 50 mijë eurove që janë sekuestruar burrit të gjyqtares.
Një nën 18-vjeçare është arrestuar nga policia e Tiranes. Sipas uniformave, prangosen shtetasen Adelina Dukën, cila që prej datës 4 qershor i kishte braktisur 2 femijet e saj Ka qenë bashkëshorti i Adelines i cili ka denoncuar largimin e bashkëshortes dhe prej 1 javë kërkimesh është arrestuar ditën e djeshme.
Policia e Shtetit dhe Garda e Republikës e kanë të ndaluar të marrin pjesë në fushatë. Me një udhëzimi, Ministri Demiraj, u kujton depolitizimin. Shpërdorimi i autoritetit policor, në mbështetjen të një partie politike është vepër penale. Në udhëzim citohet Neni 116 i Rregullores së Policisë, që flet për rrjetet sociale, në bazë të të cilit efektivëve u ndalohet të shprehin qëndrime politike.
Pas perfundimit te afatit te aplikimit per vendet vakante per anetareve te Keshillit te Larte te Prokurorise, Avokati i Popullit publikon emrat e kandidateve per kete pozicion. Kandidatet jane: Tartar Bazaj, Petrit Gaçi dhe Ilir Nikolla. Kesaj liste mund ti shtohen te gjithe ata qe mund te kene derguar aplikimin e tyre me poste brenda dates 8 maj.
Trego më shumë