Per eksperiencen me te mire perdorni Kolibri ne aparatin tuaj smartphone
Shkarkoni Kolibri ne:
Gjykata e Tiranës shtyn për në 4 dhjetor seancën e shqyrtimit të padisë për “shpifje” të deputetit të Partisë Socialiste Taulant Balla kundër kryedemorkatit, Basha. Mësohet se kërkesa për shtyrje u bë nga avokati i Ballës, i cili kërkoi që klienti i tij të ishte prezent në sallë për të dhënë shpjegime në lidhje me pretendimet e tij. Balla nuk ishte në gjyq, për shkak të një angazhimi zyrtar në Gjermani.
Apeli i Krimeve të Rënda ka lënë në fuqi vendimin për dosjen “Lazarati 2”. Seanca është shoqëruar me tensione, ku familjaret kanë sulmuar gazetarët dhe gjyqtarët. Sipas vendimit, janë dhënë 118 vite burg për 9 të akuzuarit. Kujtojmë se Prokuroria e Krimeve të Rënda ka kërkuar burg përjetë për Arbion Alikon, Bajram e Elvis Bocin.
Ministrja Gjonaj priti në një takim të dërguarit e Komisionit të Venecias. Gjatë takimit, ajo iu përgjigj interesimit të tyre se çfarë mendonte konkretisht për projket propozimin e PD. Gjonaj u shpreh se projekti i dërguar vëtëm Komisionit të Venecias pa asnjë lloj konsultimi të mëparshëm dhe pa asnjë hap të mëvonshëm të ndërmarrë shkel standartin e vendosur më parë me Reformën në Drejtësi.
Gjykata e Krimeve të Rënda ka shpallur mos-kompetencë lidhur me dosjen e korrupsionit me autostradën Tiranë-Elbasan. Dosja ndaj ish-kreut të rrugëve, Dashamir Xhika, ka kaluar tek Gjykata e Tiranës. Ndaj këtij të fundit ka rënë akuza e korrupsionit, ndërkohë që tashmë akuzohet vetëm për shpërdorim detyre.
Gjykata e Apelit lë në burg Ervis Martinajt i arrestuar për atentatin në zonën e Bllokut më 4 tetor 2018. Sot, Gjykatëa vendosi masën e sigurisë “arrest me burg" duke lënë në fuqi kërkesën e Prokurorisë dhe hedhur poshtë atët ë avokatëve që kërkuan lirimin e klientit të tyre.
Biznesmeni Ervis Martinaj kërkon ndryshimin e masës së sigurisë në Gjykatën e Apelit. Gjykata e Tiranës dha masën e dytë me afat 30 ditë burg për Martinajn, pas provave të dorëzuara nga Prokuroria në përfundim të masës së parë të sigurisë ndaj tij, të dhënë pas ngjarjes së 4 tetorit në ish Bllok. Si pasojë e të shtënave, mbeti i vrarë Fabian Gaxha, ndërsa Ervis Martinaj dhe shoku i tij Eljon Hate u plagosën.
Për herë të parë, dy udhëheqës të regjimit brutal të Khmer Rouge në Kamboxhia janë shpallur fajtorë për genocid. Nuon Chea, 92 vjeç, në postin zëvendës i kreut të regjimit Pol Pot, dhe Khieu Samphan, 87 vjeç, në postin e kreut të shtetit. Ata ishin në gjyq në gjykatën e mbështetur nga OKB lidhur me akuzat për shfarosjen e muslimanëve Cham dhe vietnamezëve etnikë.
Në Kolegjin e Posaçëm i Apelimit u zhvillua seanca për ankimimin e Komisionerit Publik, Florjan Ballhysa, ndaj Gjyqtarit Edmond Islamaj. Ballhysa deklaroi në seancë se u qëndron deklaratave për gjyqtarin Islamaj. “Unë i kam paraqitur provat si akte që i shërbejnë procesit. Kolegji i Apelimit nuk ka karakterin e KPK dhe s'mund të mbledhë prova të reja. Kërkesa e KP është e pabazuar në ligj”, ka cituar Islamaj.
Lirohen nga burgu dy ish-deputetët e PS-së, Arben Ndoka dhe Arben Cuko, të cilët u arrestuan në sajë të operacionit “Vol-Vo 4”. Vendimi është dhënë sot nga Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda, ku nga masa “arrest me burg” për dy ish-deputetët u caktua një masë më lehtësuese, “arrest shtëpie”. Kjo masë u caktua edhe për tre persona të tjerë që ishin të arrestuar.
Kuvendi i Shqipërisë sot do të mblidhet në orën 10:00 për të diskutuar një sërë çështjesh, të cilat janë parashikuar për rendin e ditës, ndërsa bien në sy edhe tema të mbartura nga legjislatura e kaluar.Bëhet fjlaë për “Projektligjin për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve” ose ndryshe për Shkollën e Magjistraturës si dhe “Projektligjin për në ndryshim në Kodin Rrugor të Republikës së Shqipërisë”.
Trego më shumë