Per eksperiencen me te mire perdorni Kolibri ne aparatin tuaj smartphone
Shkarkoni Kolibri ne:
Task Forca Antikorrupsion ka kryer kontroll administrativ dhe ka konstatuar një sërë shkeljesh në Spitalin Rajonal të Vlorës, për pasojë rekomandohen masa disiplinore për drejtues dhe punonjës të këtij spitali, deklaroi Ministrja Gjonaj në një konferencë për shtyp. Sipas saj, janë rekomanduar 18 masa disiplinore, mes tyre drejtues dhe mjekë është rekomanduar.
Një ditë para se të kalonte në siten e Vettingut Kryetarja e Gjykatës së Apelit në Vlorë, Alma Liçaj ka shpallur të pafajshëm Ish-Kryebashkiakun Gjika. Ai ka marrë pafajësinë në seancën gjyqësore të së hënës, me relatore Alma Liçaj, si dhe gjyqtarët Petrit Aliaj dhe Iliba Bezati. Mbi Gjikën rëndonin 4 akuza: “Shpërdorim detyre”, “Falsifikim dokumentesh”, “Fshehje e provave të krimit” e “Ndërtim i paligjsh
Lojë kungulleshkash e cilëson Shkëlzen Berisha, djali i ish-kryeministrit Sali Berisha interpretimin e Kushtetutës në kohën e bllokimit të Gjykatës Kushtetuese. Ngërçi i krijuar për dekretimin e Sandër Lleshit, si propozim i Kryeministrit për Ministër të Brendshëm ka risjellë dhe njëherë në vëmendje mungesën e Gjykatës Kushtetuese për të cilën Rama pohoi se do të krijohet së shpejti.
Ish-Ministri Manjani ka reaguar pas deklaratave të Kryeministrit Rama për ngritjen shpejt të Gjykatës Kushtetuese, aktualisht jashtë funksionit, duke e thirrur në ndihmë për ngërçin e krijuar për dekretimin e Sandër Lleshit. Manjani shkruan se për liritë dhe të drejtat e njeriut që dhunohen apo atyre që iu rrëmbehen pronat e për çështje të tjera nuk duhet Gjykata Kushtetuese por për dekretin e Sandër Lleshit po.
Universiteti i Tiranës ka reaguar pas arrestimit për trafik droge të pedagogut Dritan Shoraj. Përmes një njoftimi për mediat, Universiteti bën me dije se pedagogu i Fakultetit të Ekonomisë është pezulluar nga detyra deri në marrjen e dokumentacionit të plotë nga institucionet përkatëse. Masa arrest me burg është dhënë me qëllim ekstradimin drejt shtetit italian të 47-vjeçarit.
Alma Liçaj, kryetare e Gjykatës së Apelit të Vlorës do të përballet sot me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Trupa gjykuese që po kryen procesin e rivlerësimit për Liçajn drejtohet nga Xhensila Pine dhe ka si anëtarë Lulzim Hamitajn dhe Olsi Komicin. Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për Gjyqtarët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale.
Ministria e Punëve të Brendshme në Maqedoni ka lëshuar urdhër arresti ndërkombëtar për Ish-Kryeministrin Nikola Gruevski. Vendimi ka ardhur pasi prej disa ditësh nuk ka asnjë të dhënë për vendndodhjen e tij. Ai po kërkohet nga policia për të vuajtur dënimin prej 2 viteve burg për rastin “Tanku”, e cila ka të bëjë me blerjen e një makine luksoze “Mercedes” me vlerë prej 600 mijë eurove duke shkelur ligjin.
24 anëtarë të grupit të Shijakut dhe të Lezhës, duke përfshirë edhe dy ish deputetët socialistë Arben Ndoka dhe Arben Çuko kërkojnë sot lirinë në Gjykatën e Apelit të Krimeve të Rënda. Referuar burimeve, mësohet se në seancë janë të pranishëm vetëm 16 prej tyre, ndërsa 8 të tjerë duke perfshirë edhe dy ish deputetët nuk marrin pjesë, por përfaqësohen nga avokatët e tyre.
Gjykata e Tiranës ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” për pedagogun Dritan Shoraj, i dënuar në Itali për trafik droge. Masa arrest me burg nga Gjykata e Tiranës është dhënë me qëllim ekstradimin drejt shtetit italian të shtetasit në fjalë. Shoraj u arrestua të premten nga policia e Tiranës për llogari të drejtësisë Italiane.
Gjykata e Vlorës ka caktuar sot masën e sigurisë “Arrest me burg” për Admir Delajn, i cili akuzohet për vrasjen e kreut të Njësisë Administrative Kotë, Fatmir Hodaj. Autori i ngjarjes pasi u mor në pyetje nga policia, pranoi autorësinë e krimit, ndërsa tha se kishin qenë në të njëjtin lokal me viktimën dhe pas një debati e kishte vrarë.
Trego më shumë