Per eksperiencen me te mire perdorni Kolibri ne aparatin tuaj smartphone
Shkarkoni Kolibri ne:
Komisioni i Posaçëm i Apelimit ka nisur seancën për Gjyqtarin e Gjykatës së Lartë, Edmond Islamaj. Gjyqtari ka kaluar vettingun pak kojë më parë, por është ankmuar nga Komisioni Publik për dy shkelje në lidhje me pasurinë që sipas Komisionirt Publik nuk janë hetuar siç duhet nga KPK.
Mosdekretimi i Sandër Lleshajt si Ministër i Brendshëm, nga Presidenti Meta, pas propozimit të Kryeministrit Rama, ka vendosur në lëvizje Partinë Socialiste. Sot socialistët do t’i drejtohen Gjykatës Kushtetuese për të interpretuar nëse Presidentit i Republikës ka të drejtë të vendosë të mos dekretojë një propozim të kreut të Qeverisë për postin e Ministrit.
Një gjykatë filipinase urdhëroi arrestimin e ish-Zonjës së Parë Imelda Marcos, pasi e shpalli atë fajtore për 7 akuza për korrupsion. Marcos, që tashmë është 89 vjeç, rrezikon të dënohet me një minimumi prej 6 vitesh, deri në 11 vite për çdo aktakuzë, duke çuar dënimin në total në 77 vite burg. Hetimet kanë nisur që prej viteve 70, kur ajo transferoi ilegalisht rreth 200 milionë dollarë në fondacionet zvicerane.
Prokuroria e Gjirokastrës ka nisur hetimet për ngjarjen e djeshme në Bularat, ku ekstremistë grekë bënin thirrje antishqiptare gjatë ceremonisë së varrimit të Kostandin Kacifas. Mësohet se 57 persona janë shpallur non-grata në Shqipëri. Në grupin e këtyre të fundit përfshihen gjithë ata shtetas që kanë përdorur gjuhën e urrejtjes dhe kanë bërë thirrje rraciste gjatë ceremonise mortore.
Raportuesi Fleckenstein është shprehur kundër bojkotit të opozitës dhe ka inkurajuar vazhdimin e reformës zgjedhore. “Gjithmonë kur politikanët dhe deputetët mendojnë se duhet të bojkotojnë parlamentin unë nuk jam në anën e tyre, pavarësisht nëse bëhet fjalë për demokratët apo socialistët. Mendoj se mund të bësh shumë jashtë parlamentit si deputeti por mendoj se mund të bësh shumë në parlament”, citoi ai.
Deputeti Bylykbashi ka komentuar shkarkimin e Prokurorit të Përgjithshëm të SHBA-ve Jeff Sessions por duke e lidhur me realitetin shqiptar. Ai shkruan se Session u caktua sipas Kushtetutës për një mandat 4-vjeçar por u shkarkuar pas dy vitesh në detyrë, ndërsa Arta Marku që u votua kundër Kushtetutës për 2 muaj po bën vitin në detyrë dhe kërkon dhe shtim personeli. Ai ironizon reformën në drejtësi.
Procesi i trafikantit meksikan të drogës, Joaquin “El Chapo” Guzman, i cili ka drejtuar për 25 vite një prej karteleve më të fuqishme të botës, doli sot në New-York para drejtësisë në masa të larta sigurie. Sipas akuzës, karteli ka dërguar në SHBA më shumë se 154 tonë kokainë, si dhe sasi të mëdha heroine, metamfetaminë dhe marijuanë, për një vlerë prej rreth 14 miliardë dollarësh.
Pasi kaloi pjesën më të madhe të jetës në arrati, një ish-roje i kampit nazist të Stuthof-it , ka dalë para gjykatës në moshën 94-vjeçare. Ai akuzohet se ka ndihmuar dhe favorizuar vrasjen e qindra të burgosurve gjatë Luftës së Dytë Botërore. I moshuari rrezikon të dënohet me 15 vjet burg. Për shkak se ishte nën 21 vjeç në kohën kur shërbente si roje, ai do të përballet me drejtësinë në një gjykatë minorenesh.
5 vite burgim, konfiskim të pronave me vlerë mbi 2 mln euro, ishin kërkesat e Prokurorisë ndaj biznesmenit të kromit Sokol Nasufi. Prokuroria ka vlerësuar se biznesmeni Nasufi, nëpërmjet falsifikimit të dokumenteve, ka mundur të rimbursojë vlerën e TVSH-së për mallra që nuk janë blerë asnjëherë nga kompania e tij, duke i shkaktuar shtetit një dëm financiar të përllogaritur në mbi 50 mln lekë të reja.
Prokuroria e Përgjithshme kërkon 197 punonjës shtesë për vitin e ardhshëm. Gjatë mbledhjes së Komisionit të Ligjeve, ky institucion ka bërë me dije se nga 197 punonjës që ka kërkuar për vitin 2019, Ministria e financave ka dërguar vetëm 15. Ndërsa deputeti i PS, Bashkim Fino është shprehur kundër kërkesës së prokurorisë duke e cilësuar këtë shifër absurde.
Trego më shumë