Per eksperiencen me te mire perdorni Kolibri ne aparatin tuaj smartphone
Shkarkoni Kolibri ne:
Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda ka përfunduar shqyrtimin e ankimimit për 9 të akuzuarit për vrasjen e efektivit të RENEA-s Ibrahim Basha në qershor 2015. Ne dosjen “Lazarati 2” Gjykata e Apelit ka vendosur që seancën për shpalljen e vendimit ta japë në 20 nëntor. Prokuroria ka kërkuar burg përjetë për Arbion Alikon, Bajram e Elvis Bocia. Pretenca ka kërkuar 118 vite burg për 8 të akuzuarit e tjerë.
Prokurori në Prokurorinë pranë Gjykatës së Apelit për Krime të Rënda, Bujar Sheshi ka plotësuar kushtet për të kandiduar si anëtar në Këshillin e Lartë të Prokurorisë. Prokurori Sheshi kandidoi për fazën e dytë të KLP-së. Ai u konfirmua në detyrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit më 24 tetor.
Seancat dëgjimore të Vettig-ut do të zhvillohen sërish te Pallati i Kongreseve dhe jo te ndërtesa e Lidhjes së Shkrimtarëve. Shkak i kthimit pas janë ambientet e pamjaftueshme, sallat e vogla dhe fakti se këto salla nuk mjaftojnë që procesi të monitorohet edhe nga publiku. Seanca e radhës është të premten, në datën 9 nëntor, ku para KPK-së do të dalë Prokurori Ramadan Troci, kandidat për në KLP.
Avokati i familjes së 35-vjeçarit Konstantinos Kaçifas, që u vra gjatë sulmit mbi policinë shqiptare ka folur për mediat greke. Ai ka deklaruar se trupi i tij do t’i kthehet familjes ditën e martë. Sipas tij autoritetet shqiptare kanë rëndë dakord për t’i dorëzuar trupin familajrëve të tij.
Gjykata e Krimeve të Rënda ka dhënë masën e sigurisë “30 ditë burg” për shtetasin Ervis Martinaj pas ngjarjes së ndodhur në ish-Bllok, ku mbeti i vrarë një person dhe u plagosën dy të tjerë, mes tyre edhe Martinaj. Gjykata konstaton se brenda afatit 30 ditor u paraqitën akte të reja shtesë nga Prokuroria duke shtuar edhe kërkesa të reja, vepra te reja.
Prokuroria ka siguruar prova të reja për vrasjen në Bllok. Bëhet fjalë për prova që rëndojnë pozitën e Ervis Martinaj, aktualisht në burg. Prokuroria ka zbuluar biseda në aplikacionet Ëhatsapp dhe Telegram të Martinajt me miqtë e tij pak minuta para ngjarjes ku mbeti i vrarë Fabian Gaxha. Martinaj është paraqitur në lokalin Monopol ku iu ka kërkuar miqve të paraqiten aty të pajisur me armë.
Gjykata e Durrësit ka vendosur të shtyjë sërish hetimin me kërkesë të prokurorisë së Durrësit për vjedhjen e dokumenteve dhe serverëve në Prokurorinë e Durrësit në 25 maj të këtij viti. Drini Pali e Pali Decolli, Prokurorë të çështjes i kërkuan Gjykatës shtyrjen e afatit të hetimeve, sepse nga laboratori i ekspertizës kriminalistike nuk ka ardhur ende analiza biologjike e gjurmëve të gishtave të gjetura.
PD reagn pas konferencës për shtyp të Tahirit. Dokumenti i pafajësisë që ai publikoi, për ta nuk ka vlerë. Juristi i PD Gazment Bardhi e konsideroi të parëndësishëm hetimin e shtetit fqinj për sa kohë Tahiri akuzohet për vepra penale në Shqipëri. Shfaqjen para mediave,ata e cilësuan si goditje ndaj reformës në drejtësi dhe i kërkuar ndërkombëtarëve të mbajnë premtimin për kapjen e peshqve të mëdhenj.
Prej më se 1 viti i akuzuar për përfshirjen në trafikun e drogës, Tahiri në konferencën për mediat ka thyer heshtjen. “Unë kam heshtur në respekt të hetimeve. Zgjodha të bëja qytetarin, të pres hetimet, siç nuk kanë bërë ata që kanë qeverisur për 30 vitet e fundit. Gazetarët plasin lajme bombastike, kanë gënjyer për mua. Sot unë kam vendimin e Gjykatës italiane ku provohet se nuk jam i përfshirë në afere”.
Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ka njoftuar se sot ka “disa gjëra për të thënë”. Në një postim në Twitter, ai shkruan: “1 vit heshtje, sot kam disa gjëra për të thënë! Shihemi në 11.00, live këtu”. Pak ditë më parë, Tahiri u paraqit në Prokurorinë e Krimeve të Rënda për të dorëzuar disa dokumenta.
Trego më shumë