Per eksperiencen me te mire perdorni Kolibri ne aparatin tuaj smartphone
Shkarkoni Kolibri ne:
Sokol Stojani, Prokurori që drejtoi grupin e hetimit për çështjen Gërdeci, doli këtë të martë në seancë dëgjimore përpara institucioneve të Vettingut. Në procesin që nisi dje, KPK konfirmoi në detyre Prokurorin e Prokurorisë së Përgjithshme. Nga hetimi i thelluar administrativ i kryer nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, prokurori i karrierës, rezultoi pa probleme në të trija shtyllat e kontrollit.
Pas publikimit të lajmit për shkarkimin e Alma Hickës nga detyra e Avokates se Shtetit dhe reagimit të Kryeministrit Rama, ka shkruar deputeti Enkelejd Alibeaj. Në një status në Facebook, ai tregon ato që sipas tij janë prapaskenat e këtij shkarkimi. Alibeaj shprehet se: “Edi Rama do ta çojë Avokaten e korrupsionit të tij, Këshilltare në Gjykatën e Lartë, me qëllim për ta bërë anëtare e saj”.
Pas publikimit të lajmi të shkarkimit nga detyra e Avokates së Shtetit Alma Hickës, vjen reagimi nga Rama. Ky i fundit ka shuar zërat se bëhet fjalë për shkarkim. Ai ka pohuar se Hicka u largua nga detyra me dëshire. “Në fakt Alma u largua me dëshirën e saj, për arsye krejt personale, atë e konsideroj një Avokate të shkëlqyer të Shtetit”, ka cituar Rama.
Alma Hicka është shkarkuar sot nga detyra e Avokates së Shtetit. Referuar burimeve, mësohet se Artur Metani do të jetë Avokati i ri i Shtetit. Propozimi është bërë nga Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, ndërkohë që emërimi është bërë nga Kryeministri i vendit.
Kryedemokrati Basha ka përmendur emra të tjerë të PS të përfshirë në transkasione dhe të përgjuar ashtu si Vangjush Dako në dosjen 339. Ai përmendi emrat e Saimir Tahirit, Damian Gjiknurit, Taulant Ballën, Qazim Sejdinin dhe deputetë të tjerë duke i akuzuar se kanë bashkëpunuar me figura të rkimit të organizuar për të blerë vota dhe për të kërcënuar votuesit në Dibër dhe Elbasan.
Shtyhet sërish procesi ndaj Emiljano Shullazit. Vetëm avokati i Shullazit, Vladimir Meci, lexoi konkluzionet përfundimtare, duke kërkuar pafajësi për klientin e tij. Avokatët e tjerë kanë kërkuar më shumë kohë. Seanca e radhës do të mbahet në datën 13 nëntor.
Prokurori Sokol Stojani i është nënshkruar procesit të Vettingut ditën e sotme. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit po kryen seancë dëgjimore me Prokurorin e Prokurorisë së Përgjithshme. Në fillim të vitit, Stojani u emërua Drejtor i Inspektimit, Burimeve Njerëzore dhe Mbrojtjes së Dëshmitarëve nga Kryeprokurorja Arta Marku, detyrë të cilën e mbajti vetëm 9 muaj.
Në një bashkëbisedim me gazetarët lideri i PD-së tha se maxhoranca duhet ta harrojë faktin nëse mund ta dënojnë Tahirin për krime të lehta, në një kohë kur sipas tij implikohet në trafik droge. “Tahiri duhet të hetohet në thellësi, ai ka qenë eksponent për trafikun e drogës dhe këtë nuk e mbulon dot askush”, ka cituar ai gjatë fjalës së tij.
Drejtësia italiane me një vendim të datës 5 tetor të këtij viti, ka vendosur mbylljen e hetimit ndaj Ish-Ministri të Brendshëm Saimir Tahiri. “Megjithëse nuk ka dyshim mbi përmendjet e bëra nga Habilaj Moisi gjatë përgjimeve, në vlerësimin e Prokurorisë, në mungesë të përgjigjeve të vlefshme nuk egzistojnë elementët e vlefshëm për të ngritur akuzë”, thuhet në deklaratën e Prokurorit të Antimafias italiane.
Ka zgjatur vetëm pak minuta qëndrimi i Ish-Ministrit Tahiri sot në Prokurorinë e Krimeve të Rënda. Ai u paraqit bashkë me avokatin e tij Maks Haxhia, ndërsa doli prej aty vetëm pak çaste më vonë. Tahiri është treguar shumë miqësor me gazetarët, ndërsa nga jashtë ambienteve të Krimeve të Rënda ai tha se kishte paraqitur diçka deçizive për procesin, duke nënkuptuar kështu “provat e reja”.
Trego më shumë