Per eksperiencen me te mire perdorni Kolibri ne aparatin tuaj smartphone
Shkarkoni Kolibri ne:
34 të arrestuarit e operacionit të “Vol-vo 4” kanë ankimuar vendimi duke kërkuar lirimin nga qelia. Referuar burimeve, mësohet se ankimimi për masën e dhënë ndaj tyre, është bërë me anë të avokatëve të tyre mbrojtës.
Pasi kërkoi ndryshim të masës së sigurisë “arrest me burg”, Arkimed Lushaj heq dorë nga ankimimi. Këngëtari i njohur i rrepit, akuzohet se ka qenë pjesë e një bande kriminale si dhe për armëmbajtje pa leje. Mësohet se Lushaj kërkoi nëpërmjet avokati të tij që mos të zhvillohej gjyqi, me pretendimin se nuk kishte besim tek drejtësia shqiptare.
Një shtetas është arrestuar për pakot që përmbanin lëndë shpërthyese, dërguar në SHBA, politikanëve demokratë dhe personave të tjerë që kritikonin Trump. Bëhet fjalë për një 56 vjeçar, i quajtur Cesar Sayoc, me precendentë të mëparshëm për kërcënime terroriste. Cesar Sayoc është në të vërtetë një ish-striptist, i fiksuar pas fitnesit, i cili kishte si ëndërr të bëhej një boksier profesionit.
Pas një seri marrjesh në pyetje për audiopërgjimin “Babalja”, Prokuroria e Krimeve të Rënda vendosi që të gjithë dosjen t’ia transferojë Prokurorisë së Tiranës për shkak se vepra penale nuk cilësohet krim i rendë. Për këtë arsye tani mbi fatin e kësaj dosje do të vendosë Prokuroria e Tiranës në bazë të materialeve që i janë deleguar nga Krimet e Rënda.
Ministrja Gjonaj, në një deklaratë për shtyp bëri me dije se Këshilli i Ministrave miratoi sot një paketë të ndryshimeve ligjore. Sipas saj, ndryshimet në fjalë ndalojnë përfitimin e të mirave publike nga persona fizikë apo individë të dënuar për një sërë veprash të rënda penale që lidhen me krimin e organizuar, trafikimin dhe terrorizmin dhe korrupsionin.
Ish-Ministri Manjani iu është bashkuar reagimeve pas daljes së përgjimeve ku implikohet kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako në biseda me bandën “Avdylaj”. Përmes një statusi në “Facebook”, ai ka sulmuar Prokurorinë për nxjerrjen e dosjes hetimore, ndërsa e ka cilësuar këtë një skandal.
FBI ka kontrolluar një objekt postar afër Miami-t, ndërkohë që hetuesit përpiqen të gjejnë se kush fshihet pas një sërë pakosh të dyshimta me eksploziv. Pajisjet janë dërguar tek tetë persona të rangut të lartë, përfshirë Ish-Presidentin Barack Obama dhe aktorin Robert De Niro. Zyrtarë anonimë, pohuan për mediat amerikane se hetuesit besojnë se të paktën një prej pakove është dërguar nga Florida.
Ministri rumun i Drejtësisë, Tudorel Toader ka kërkuar shkarkimin e Prokurorit të Përgjithshëm, duke e akuzuar atë për tejkalim të kompetencave. Hapat e tjerë të fundit nga ana e Social Demokratëve në pushtet të Rumanisë për të ndryshuar sistemin e drejtësisë dhe për të zëvendësuar zyrtarët e lartë gjyqësorë, kanë nxitur shqetësim rreth sundimit të ligjit në Komisionin Evropian dhe midis diplomatëve.
“Ndaj Enea Ftoit nuk është ushtruar dhunë”. Ky ka qenë përfundimi i hetimeve administrative nga ana e institucionit të Avokatit të Popullit. 27-vjeçari vdiq në ambientet e komisariat të Korçës, ndërkohë që familjarët e tij akuzuan për dhunë policët. Nga hetimet e AP-së, thuhet se Ftoit i ka pushuar zemra dhe se në ambientet e komisariatit janë respektuar të gjitha të drejtat për babain e tre fëmijëve.
Nga Shkodra, Ambasadori i Austrisë, Johann Sattler i ka bërë apel palëve politike që debatin ta zhvillojnë në Parlament. Sa i përket vetting-ut të politikanëve, diplomati austriak u shpreh se kjo është e domosdoshme, por duhet pak kohë derisa të krijohen institucionet e reja siç është SPAK. Sattler u shpreh se kohët e fundit është parë të bëhen hapa pozitivë në kapjen dhe vënin pas hekurave të të fortëve.
Trego më shumë