Per eksperiencen me te mire perdorni Kolibri ne aparatin tuaj smartphone
Shkarkoni Kolibri ne:
Presidenti Meta e ka përshkruar me emocione takimin me nxënës të një shkolle në Zadar, të cilët mësojnë shqip, gjuhën e të parëve. Kreu i Shtetit ka vizituar zonën e Arbanasit në Kroaci, që u bë vendbanim i shqiptarëve. “Aty ku Ndre Mjeda e Gjergj Fishta kanë folur shqip dhe ku janë shkolluar në gjuhën e tyre amtare breza Arbanasish dhe një plejadë e tërë akademikësh”, ka cituar ai.
Në mbledhjen e Qeverisë është vendosur shpallja si ditë pushimi të premten e javës që vjen, datë 30 nëntor 2018. Kjo bën që javën e ardhshme festat të nisin që të mërkurën më 28 Nëntor e të vazhdojnë deri të dielën më 2 Dhjetor. Vendimi i Qeverisë thekson se dita e punës e datës 30 nëntor do të zëvendësohet në një nga ditët e pushimit brenda këtij viti.
Deputeti Luçiano Boçi, ka sulmuar ashpër politikat e maxhorancës për arsimin, pasi sipas tij, financimi për këtë sektor është më i ulëti në kontinentin Evropian. Përmes një deklarate ai theksoi se arsimi është braktisur dhe këtë e tregon buxheti që ka parashikuar Qeveria shqiptare ndaj tij. Mes tjerash, ai theksoi faktin se PD do të vijojë ta ketë prioritete fushën e arsimit parmës investimeve.
Shkolla “Kongresi i Manastirit” në Kombinat ka hapur dyert si qendër komunitare, ku të rinjtë mund të shfrytëzojnë terrenet sportive dhe mjediset e shkollës për aktivitete kulturore dhe sportive gjatë orëve të pasdites dhe në fundjavë. Kruebashkiaku Veliaj, vlerësoi standardet e punimeve, ndërsa theksoi rëndësinë që po i kushton bashkia edukimit të fëmijëve.
Ministria e Arsimit ka hartuar një draft me masa konkrete për të ndërhyrë në ato zona që konsiderohen si hotspote të ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizmit. Një gjë të tillë e ka njoftuar vetë ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla. Në konferencën e zhvilluar për ekstremizmin e dhunshëm, ajo u shpreh se MAS ka hartuar plane për të gjitha shkollat që të ndalojë qasjen e vizioneve ekstremiste.
Studentët që kanë ardhur në Tiranë për të ndjekur studimet e larta do të marrin edhe një broshurë mirëseardhjeje nga Bashkia e Tiranës, e cila do t’u shërbejë si një guidë për të njohur qytetin. Prezantimin e saj e bëri Kryebashkiaku Veliaj në një takim me studentët, i cili tha se kjo guidë do t’ju vijë në ndihmë studentëve të rinj që kanë nisur këtë tetor universitetin.
665 studentë në gjithë vendin ndjekin studimet në programe dy-vjeçare, ndërkohë që interesimi vazhdon të jetë i lartë nga ana e maturantëve. Gjatë inaugurimit të ndërtesës së re në kampusin e Universitetit "Aleksander Moisiu" në Durrës, Ministrja Nikolla u shpreh se ky universitet ka qenë model suksesi dhe për këtë arsye tashmë në gjithë vendin janë hapur 70 programe studimi dy vjeçare në total.
Duke nisur nga viti 2019 Qeveria ka premtuar rritje pagash për disa kategori, duke nisur nga sistemi shëndetësor, arsimor, sistemi penitenciar apo dhe diplomacia. Në një konferencë për shtyp Ministri i Ahmetaj pohoi se fondi shtesë për pagat në sistemin e shëndetësisë është 1 miliard lekë. Ndërkohë, për arsimin do të shkojnë 1.5 miliardë lekë.
Deputeti i PD-së Luçiano Boçi ka sulmuar ashpër Ministrinë e Arsimit pasi sipas tij kjo e fundit po tallet me studentët lidhur me proceduat e aplikimit për në universitete. Teksa ka publikuar edhe dokumentin që tregon procedurat, Boçi thekson se ai është në kundërshtim më udhëzimet e mëparshme të vet Ministrisë së Arsimit dhe Sporteve.
Në një kohë kur para disa javësh banorët e Mënglit në Elbasan protestuan për mbylljen e shkollës, vjen një reagim nga kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla. Përmes një statusi në ‘Facebook’ Balla thekson se shkolla sot është hapur dhe tashmë ka një pamje të re. Po ashtu ai sulmoi opozitën, ndërsa shtoi se “shpifësit e SHQUP-it” thanë se shkolla do të kthehej në dyqan peshku.
Trego më shumë