Per eksperiencen me te mire perdorni Kolibri ne aparatin tuaj smartphone
Shkarkoni Kolibri ne:
Kryeministri Rama, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë ata nxënës, të cilët do të studiojnë për mësuesi. Ai theksoi se mesatarja është kriteri kryesor për të ndjekur studimet për mësuesi, ndërsa shtoi se të gjitha të tjerët që janë me mesatare mbi 9 dhe që ndjekin po këtë drejtim, do të trajtohen me bursë deri në 1000 mijë dollarë në vit.
Ministri i Jashtëm i Turqisë Mevlut Çavusoglu dhe Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati ndodhen në një konferencë për median. Turqia premton ngritjen e shkollave të reja në Shqipëri. Çavușoglu: "Do të ngremë shkolla të reja, do të ngremë nivelin e arsimit në Shqipëri. Nuk do të pranojmë vetëm studentë nga Shqipëria por dhe nga rajoni. Mbështesim kandidaturën e Shqipërisë në OSBE", ka cituar.
Kryeministri Rama paralajmëroi rritje pagash për arsimtarët, infermierët dhe ushtarakët pas 1 prillit 2019. Në mbledhjen e Këshillit Ekonomik Kombëtar, ku u diskutua për projektbuxhetin e vitit 2019, ai u shpreh se në sektorin e shëndetësisë do të bëhet rritja më e lartë, prej 10%, ndërsa në sektorin e arsimit prej 7%.
Ambasada e Katarit ka dhuruar 1.35 milionë dollarë për konstruktimin e shkollës 9-vjeçares 'Jeronim De Rada." Marrëveshja u nënshkrua mes Kryebashkiakut Veliaj dhe Ambasadorit të Katarit në Shqipëri, Ali bin Hamad Al-Marri. Shkolla në fjalë do rikontruktohet plotësisht dhe rreth 1100 nxënës do kenë kushte më të mira mësimi në klasa.
Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla, ka deklaruar se do të vijojnë investimet dhe mbështetjet për studentët ekselentë, të cilët studiojnë si brenda ashtu edhe jashtë vendit. Ajo tha se këtë vit janë realizuar programe të reja në shkollat e vendit, ndërsa shtoi se investimet kanë qenë të kategorizuara edhe në pajisjet laboratorike.
Tre shtetas janë ndaluar pasi akuzohen se ushtronin ndikim te pedagogët e universitetit Aleksandër Xhuvani, Elbasan. Të ndaluarit janë: Skënder Stafa, Qamil Murataj dhe Medi Hana. Sipas burimeve policore, shtetasit e në fjalë ndërmjetësonin te pedagogët për të marrë notën kaluese në shkëmbim të vlerës monetare.
Deputeti Luçiano Boçi, denoncoi një skandal, në të cilin sipas tij janë përfshirë deputetja Blerina Gjylameti dhe Zv/Ministri i Arsimit Ervin Demo. Ai ka thënë se ata kanë vjedhur punimin shkencor të studiuesit të njohur dhe kërkuesit shkencor, mjekut Taulant Muka. Boçi ka pohuar gjithashtu se Ministria hesht në një kohë që vjedhja e punës intelektuale përbën një vepër shumë e rëndë.
Kryebashkiaku Veliaj, duke përshëndetur 20 mijë studentët që ulen për herë të parë në auditore ka theksuar se ata duhet të përfshihen në maratonën e jetës. Në një bashkëbisedim në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja ai theksoi se arsimi është investimi më i madh në vend. Sipas tij, pavarësisht skeptikëve, shtimi i Tiranës me studentë dhe me qytetarë të devotshëm, e bën qytetin më të mirë.
Ministrja Nikolla zgjodhi Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë për të dhënë mesazhet në ditën e parë të vitit akademik, që shënoi uljen për herë të parë në auditore të 22 mijë studentëve. Në fjalen e saj, Nikolla e sulmuar nga kritikët për reformen në arsim. “86% e gjithë aplikantëvë rezultuan fitues. 80% u regjistruan në universitetet publike dhe pjesa tjetër në universitetet private”, tha Nikolla
Ministri Bushati, u ka uruar suksese të gjithë studentëve për vitin e ri akademik. Në një status në Facebook, ai shkruan se për studentët është një rrugë që duhet të bazohet fort te dija dhe puna. “Ju jeni në fakt përfituesit më të mëdhenj të procesit të integrimit europian, por njëkohësisht edhe humbësit më të mëdhenj nga sherrnajat politike të brendshme,” shkruan Bushati.
Trego më shumë