Per eksperiencen me te mire perdorni Kolibri ne aparatin tuaj smartphone
Shkarkoni Kolibri ne:
Një ditë pas protestës së familjarve dhe nxënësve të shkollës 9-vejcare në Mengël të Elbasanit, e cila u shoqërua me bllokimin e rrugës, deputeti i qarkut, Taulant Balla ka inspektuar sot nisjen e punimeve për rikonstruksionin e shkollës. Balla është shoqëruar nga Kryebashkiaku Qazim Sejdini, ndërsa ka deklaruar se PD gënjeu disa banorë se gjoja shkolla do të mbyllej.
Një ditë pas protestës së nxënësve për mbylljes e shkollës 9-vjeçare në Mengël të Elbasan, të cilët akuzuan policinë për ushtrim dhune, vjen lëvizja nga PD. Mësohet se deputeti i PD-së, Luçiano Boçi ka depozituar sot një kallëzim penal për Komisariatin e Elbasanit. Në padi thuhet se policët kanë ushtruar dhunë ndaj fëmijëve.
Mësuesit që japin lëndët e teknologjisë së informacionit dhe nxënësit e pasionuar pas teknologjisë do të kenë përveç librave të digjitalizuar nga kurrikula e re edhe një platformë online në shqip të dedikuar për ta. Përgjatë këtij viti shkollor parashikohet të trajnohen 470 mësues që japin këtë lëndë, ndërkohë që nxënësit në këtë platformë kanë video tutoriale.
Ministria e Arsimit njofton se 19 shkolla shqiptare kanë marrë çertifikimin nga KE si shkolla “eTwinning” duke u bërë pjesë e platformës unike të bashkëveprimit të mësuesve dhe nxënësve në projekte nxitëse dhe inovatore në të gjithë Evropën. Këto shkolla, të cilat janë të shpërndara në rajone dhe zona të ndryshme të Shqipërisë, mund të përfitojnë grante mbështetëse për projekte propozuese nga BE.
Ambasada e SHBA në Tiranë ka shpërndarë një njoftim për të gjithë studentët të cilët duan të studiojnë në SHBA. Në një postim në FB, Ambasada njofton se në datën 11 tetor do të organizohet nja bashkëbisedim mbi jetën e studentëve ndërkombëtar që ndjekin shkollën e në SHBA. "Bashkohuni edhe ju me ekspertë të arsimit, studentë ndërkombëtare dhe stafin e Departamentit të Shtetit amerikan", shkruan Ambasada.
Ish-Kryeministri Berisha ka sulmuar Ministren Nikolla, ndërsa ka publikuar një denoncim të qytetarit dixhital. Përmes një statusi në FB, Berisha pohon se "supertrafikanti Bardhok Planaj i ngroh xhepat Nikollës". Ndërkohë, qytetari dixhital shkruan se vajza e tij, me mesatare 9.5 iu hoq e drejta për të vazhduar Juridikun, ndërsa shtoi se vendin e saj e zuri djali i Bardhok Planajt.
Raundi i parë i regjistrimeve në Universitetin “Eqrem Çabej” në Gjirokastër u mbyll me një numër minimal prej 163 regjistrimesh nga 805 studentë që ishte kuota e miratuar për këtë universitet. Degët më të penalizuara janë ato të Mësuesisë, për të cilat kriteri i notës mesatare është mbi 7. Degë tradicionale si Gjuha dhe Letërsia Shqipe, Biokimia dhe Matematikë-Fizika kanë vetëm nga një regjistrim.
Banorët e fshatit Mengël kanë bllokuar aksin rrugor Librazhd-Elbasan ku shkak është bërë mbyllja e shkollës 9-vjeçare në këtë fshat. Ata kërkojnë hapjen e shkollës së mbyllur vitin e kaluar. Rreth 300 nxënës të fshatit kanë bojkotuar procesin mësimor prej nisjes së vitit shkollor. Ndërkohë sot pritet konferencë e Kryetarit të Bashkisë Elbasan, i cili do të sqarojë qëndrimin në lidhje me këtë çështje.
Deputetja Albana Vokshi, ka publikuar një video, e cila tregon radhët e gjata të studentëve të Mjekësisë pranë konviktit, të cilët qëndrojnë para komisionit të regjistrimit të paktën 6 orë në ditë. Për këtë situatë, deputetja e PD-së bën përgjegjëse Ministren e Arsimit dhe Sporteve, Lindita Nikollën.
Deputeti Luçiano Boçi i është bashkuar nxënësve në Mengël të Elbasanit, të cilët prej një jave nuk bëjnë mësim në shkollën e tyre. Ata kanë bojkotuar procesin mësimor duke kërkuar rikthim në shkollën që tani më rezulton të jetë në gjendje të mirë. Për këtë Boçi bën fajtore Ministrinë, që sipas tij, me arrogancën dhe stafin e papërgjegjshëm kanë sjellë këtë situatë absurde.
Trego më shumë