Per eksperiencen me te mire perdorni Kolibri ne aparatin tuaj smartphone
Shkarkoni Kolibri ne:
Prindër dhe nxënës në Mengel të Elbasanit kanë dalë për të tretën herë në protestë për shkollën e mbyllur. Sipas tyre shkolla ka dy vite rresht që mbyllet dhe sipas drejtoreshësh shkak është bërë gjendja e keqe. Por ky pretendim kundershtohet nga prindërit, të cilët thonë se objekti i është shitur një biznesi privat në Elbasan. Protesta mbështet edhe nga përfaqësues të PD. Gjithësej shkolla ka 271 nxënës.
Ministri Bushati në kuadër të punimeve vjetore të Asamblesë se Përgjithshme të OKB-së, zhvilloi një takim me një grup mësuesish e nxënësish në New York. Ai falënderoi veçanërisht mësuesit, që në kushte shpesh të vështira, por me një vullnet dhe atdhedashuri shembullore, vazhdojnë punën e tyre për të mbajtur gjallë gjuhën shqipe. Ndërsa ka shpërndarë 3800 tekste mësimore në gjuhën shqipe.
Ndonëse shkolla sapo ka nisur, gjimnazi “Shaban Çollaku” në Klos do të qëndrojë i mbyllur për 5 ditë për shkak të probleme me godinën sa i përket kushteve higjienike. Gjimnazi ka pasur një grup pune për inspektim nga Instituti i Shëndetit Publik, të cilët kanë konstatuar shumë probleme, probleme këto që kanë qenë bërë të ditura disa herë në Bashkinë Klos edhe në raportimin e fundit të bërë nga MASR.
Në shkollat e vendit do të futet edhe gjuha rome. Deklarata është bërë nga Ministrja Lindita Nikolla, gjatë një forumi ku është diskutuar për arsimin gjithëpërfshirës. Nikolla nuk ka dhënë më tej shpjegime lidhur me formën sesi gjuha rome do të mësohet në shkolla, por ka theksuar se kjo nismë do të përfshijë edhe universitetet.
Ambasada Amerikane në Tiranë ka një njoftim të rëndësishëm për të gjithë ata nxënës të shkollave të mesme që të përfitojnë nga bursat e plota të studimit për një vit, ndërsa u ofrohet strehim në një familje amerikane. Ambasada njofton se gjithçka do të jetë falas. Për më shumë informacion dhe detaje mund të drejtoheni pranë zyrave të Ambasadës në Tiranë.
Në ditën e parë të vitit shkollor Ministri Ahmetaj ishte në shkollën profesionale të rikonstruktuar të Kamzës, një investim në vlerën 213 milionë lekë nga buxheti i shtetit, në të cilën studiojnë mbi 1800 nxënës në disa drejtime si IT, shërbim social, hoteleri turizëm, bujqësi etj. Në fjalën e tij, Ministri Ahmetaj tha se shifrat e arsimit profesional kanë ardhur në rritje në vitet e fundit.
Banorët e fshatit Boçovë në Fier kanë dalë sot në protestë pas mbylljes së shkollës së fshatit. Prindërit e 24 fëmijëve kundërshtojnë mbylljen e shkollës 9-vjeçare të këtij fshati dhe transferimin e tyre në shkollën e fshatit Bishan. Ata thonë se kanë dorëzuar edhe një peticion pranë Drejtorisë Arsimore për mos mbylljen e shkollës.
Pas pezullimit të 16 mësuesve të një shkolle 9-vjeçare në Lushnjë, vjen reagimi nga Ministria e Arsimit. Kjo e fundit përmes një deklarate thekson se në shkollën "Çermë e Sipërme" ishin bërë regjistrime fiktive. Sipas MASR, kallëzimi është bërë gjatë viteve 2010-2013, ndërsa shtoi se Prokuroria e Lushnjës ka filluar hetimet prej disa kohësh.
Deputetja Albana Vokshi ka deklaruar se janë mbyllur rreth 150 shkolla nga Qeveria e Ramës. Sipas saj, nuk është e vërtetë ajo që thotë Qeveria se janë mbyllur shkolla kolektive, por shton se janë mbyllur ato që mbartin histori. Gjithashtu, ajo deklaroi se shkollat janë mbuluar nga ferrat dhe shkurret, ku thekson se kjo panoramë ka zëvendësuar buzëqeshjen e fëmijëve.
Pas 15 vitesh, shkolla 9-të vjeçare “Kosova” çeli sot dyert e saj për të mirëpritur 400 nxënës, si shkolla më moderne dhe më e bukur e Tiranës. Në fjalën përshëndetëse, Kryebashkiaku Veliaj uroi nxënësit e shkollës “Kosova” për fillimin e vitit të ri shkollor, që këtë vit nuk do të duhet të studiojnë me dy turne të shpërndarë nëpër shkolla të tjera.
Trego më shumë