Per eksperiencen me te mire perdorni Kolibri ne aparatin tuaj smartphone
Shkarkoni Kolibri ne:
Universitetet publike synojnë të sfidojnë privatët për t’u marrë studentët më të mirë. Krahas pranimeve për maturantë të këtij viti, shkollat e larta publike po përcaktojnë edhe kuota transferimesh. Zv/dekani i Fakultetit të Ekonomisë Ervin Demo, tregon se do të hapen kuota të veçanta për të tërhequr nga privatët studentët më të mirë. Me ekuivalentimin e lëndëve, kalojnë në vitin pasardhës.
Janë publikuar rezultatet e provimit të Maturës Shtetërore për Gjuhën e Huaj. Këto rezultate janë publikuar në faqen zyrtare të Agjencisë Kombëtare të Provimeve.
Fakulteti i Gjuhëve të Huaja në bashkëpunim me Ambasadën Izraelite në Shqipëri kanë diplomuar 16 studentët e parë të gjuhës hebraishte. Zëvendës-Ambasadori i Izraelit, Yuvale Fischer, tha se ky është një rast suksesi, dhe theksoi se do të vijojë mbështetja që këta studentë të diplomohen në nivele të tjera dhe t'u jepen më shumë shanse për punësim.
Mbi 30 mijë mësues të arsimit parauniversitar, prej datës 31 maj janë pa kontratë koletive pune. Kreu i Sindikatës së Pavarur të Arsimit, Nevrus Kaptelli thotë se sindikalistët i janë drejtuar që në datën 16 mars ish-Ministres së Arsimit, Lindita Nikolla, për nënshkrimin e kontratës së re, por nuk kanë marrë asnjë përgjigje. Tashmë sindikalistët kanë nisur takimet me Ministren e re të Arsimit, Mirela Karabina.
Ministrja e Arsimit, Mirela Karabina, reagoi sot për mosmarrjen e rrogave nga ana e mësuesve dhe punonjësve të Ministrisë. Përmes një reagimi për mediat, ministrja teknike thotë se, në mënyrë të qëllimshme, institucioni është i bllokuar si pasojë e vonesës së miratimit të kërkesës zyrtare për emërimin e Nëpunësit Autorizues. Karabina bën thirrje që burokracia dhe ngjyrimet politike të mos prekin rrogat e punonjësve.
Pas denoncimit të ministres teknike të Arsimit, Mirela Karabina, në lidhje me mungesën e pagave për punonjësit e institucionit që ajo drejton, ka reaguar sekretari i Përgjithshëm i MAS, Plarent Ndreca. Ndreca bëri me dije se pagat kanë kaluar nga sistemi i Thesarit për në Ministrinë e Financave dhe ai, si nëpunës autorizues i Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, ka firmosur që dje urdhër pagesat në MAS.
Më 20 korrik nis aplikimi i formularit A2, ku të rinjtë shënojnë nga 1 deri 10 preferencat për shkollë të lartë në institucionet publike dhe private. Kushti për të hyrë në universitet është mesatarja mbi 6. Në degët e kërkuara si mjekësia, inxhinieritë apo drejtësia, nota mesatare per te aplikuar per këto dege duhet mbi 8.5. Në fund të gushtit, pritet të dalin listat e kandidatëve fitues në universitete.
Agjencia Kombëtare e Provimeve u kujton maturantëve se para aplikimit në portal për të zgjedhur arsimin e lartë, duhet të kryejnë pagesën prej 2.000 lekësh të rinj. Në faqen zyrtare është publikuar mandat pagesa, pa të cilën asnjë maturant nuk mund të bëhet pjesë e garës për në fakultete. Datat e plotësimit të formularit janë 20 me 27 korrik. Konkurrimi për në raundin e parë nis me aplikimin me formularin A2.
UET-Press boton librin e Roger Scruton, filozofit më të famshëm anglez, që vjen nga katedrat universitare. Promovimi i librit të filozofit më të famshëm anglez, Roger Scruton, “Filozofia moderne; nga Aristoteli te Filozofia Analitike” krijoi mundësinë e ngritjes së një katedre të Filozofisë Analitike pranë UET.
Ambasada Gjermane në Tiranë njofton se Fondacioni Gjerman për Mjedisin (DBU) ofron Programin e Bursave-MOE. Ai jep bursa për të diplomuarit me kualifikim të lartë dhe synon të thellojë kualifikimin profesional në fushën e mbrojtjes së natyrës dhe mjedisit”, thuhet në njoftim. Aplikimet janë të hapura deri më 1 gusht 2017.
Trego më shumë