Per eksperiencen me te mire perdorni Kolibri ne aparatin tuaj smartphone
Shkarkoni Kolibri ne:
Pezullohen nga detyra 16 mësues të shkollës 9-vjeçare në Çerme e Siperme të Lushnjes. Gjykata e Lushnjes pranoi kerkesen e Prokurorise Lushnje, për pezullimin nga detyra të 16 mësuesëve të shkollës 9-vjeçare. Drejtori aktual, Agim Maçi, pati deklaruar se e ka verifikuar këtë situatë absurde dhe e ka denoncuar, që nga Zyra Arsimore e deri tek organet e drejtësisë.
Kryedemokrati Basha ka uruar të gjithë nxënësit për fillimin e vitit shkollor. Përmes një postimi në FB, ku shfaqet mes fëmijëve, Basha ka uruar të gjithë nxënësit për një vit të mbarë shkollor. “Të dashur nxënës dhe prindër, ju uroj nga zemra një vit të mbarë shkollor!”, shkruan Kryedemokrati.
Kryetarja e LSI-së iu është bashkuar urimeve me rastin e fillimi të viti të ri shkollor. Përmes një statusi në FB, Kryemadhi thekson se sot është një rrugë e re për ata fëmijë që ulen për herë të parë në bankat e shkollës. Po ashtu ajo nuk ka lënë pa përmendur edhe kontributin e mësuesve në këtë proces.
Kryeministri Rama ka zgjedhur një formë të veçantë urimi me rastin e fillimi të vitit të ri shkollor 2018-2019. Përmes një statusi në FB, Ai thekson se pas një lufte afro 15-vjeçare me ata që morën padrejtësisht shkollën 9-vjeçare "Kosova", tashmë ky institucion ka rilindur. Sipas Ramës, kjo shkollë është simbol i historisë së Tiranës, i cila do të inaugurohet sot me rastin e kësaj dite të shënuar.
Nis sot viti i ri shkollor 2018-2019. 32 mijë fëmijë do të ulen sot për herë të parë në bankat e shkollës, ndërsa 39 mijë maturantët do provojnë këtë vit maturën e re. Numri i fëmijëve që mësojnë në ciklin 9-vjeçar po pëson një ulje të madhe nga viti në vit, kjo për shkak të rënies së numrit të lindjeve dhe emigracionit të lartë në vend.
Kreu i Sindikatës së Arsimit në Shkodër, Arian Peraj ka reaguar pas deklaratës së Kryeministrit Rama se nxënësit dhe mësuesit nuk do të lejohen me celularë në shkollë, vendim ky që do të zbatohet së shpejti edhe për administratën. Peraj lëshon akuza të forta në drejtim të Kryeministrit dhe Ministrisë së Arsimit, që sipas tij, po e bëjnë një gjë të tillë për të shpërqendruar vëmendjen nga problemet e arsimit
Përmes një analize, Ish-Presidenti, Bujar Nishani e ka konsideruar si një lajm të kobshëm mbylljen e 16 shkollave në qarkun e Fierit, pasi familjet janë larguar bashkë me fëmijët e tyre nga Shqipëria drejt emigracionit. Nishani thotë se librat mbetën jetim se fëmijët i përzunë nga ky vend. “Këto tre vite të fundit kemi largimin më masiv që nga ai i 1990-1991”. Kështu shprehet Nishani, teksa analizon situatën e largimit të shqiptarëve nga vendi. Ai shkruan se sot mbetën jetim librat e nxënësve e nëse nuk e ndalim këtë fatalitet, shpejt do të mbeten rrugët, bisneset, tokat, shtëpitë, trashëgimia jetim. Në fund të shkrimit të tij, Ish-Presidenti jep një këshillë duke theksuar se "që e gjithë kjo tokë të mos mbetet jetim, duhet që shqiptarët të përzenë nga zyrat ku vendoset fati i tyre, shkaterruesit e Shqipërisë, jetës së tyre, të sotmes dhe të ardhmes së tyre, shpresës dhe besimit."
Të hënën në kryeqytet, në 274 institucione arsimore nis viti i ri shkollor. Policia e Tiranës ka njoftuar se ka hartuar një plan masash për mbarëvajtjen, para, gjatë dhe pas procesit mësimor. “Në këtë mënyrë njeh dhe kontrollon më mirë zonën, problematikat, personat me precedentë, në rastin konkret edhe vendndodhjen e objekteve arsimore”, tha Dhimitraq Ziu, Zv/Drejtor në Policinë e Tiranës.
Në prag të vitit të ri shkollor, Kryeministri Rama ka zhvilluar një takim me mësues nga i gjithë vendi. Në këtë takim, kreu i qeverisë shpjegoi pse librat falas duhen kthyer në fund të vitit. Rama shprehet se "Prishja e librit i duket liri, ruajtja e tij i duket diktaturë. Nuk është çështje lekësh, është raporti dhe dashuria për librin, respekti për atë objekt që është ndryshe nga të tjerët”.
Deputeti Luçiano Boçi ka denoncuar ditën e sotme përdorimin e mësuesve, sipas tij, në aktivitetet e Kryeministrit Rama. Përmes një postimi në FB, deputeti Boçi ka deklaruar se mësuesit “janë selektuar dhe lajmëruar për të qenë pranë DAR-eve”. "I merr me zor t’i tregojë përrallat e mashtrimet e përvitshme", shprehet Boçi.
Trego më shumë