Per eksperiencen me te mire perdorni Kolibri ne aparatin tuaj smartphone
Shkarkoni Kolibri ne:
Kreu i grupit parlamentar të LSI ka reaguar pas aksionit të qeveritarëve për të shpërdarë libra për nxënësit e klasave I-IV në prag të vitit të ri shkollor. Përmes një postimi në FB, me tone të ashpra, Vasili akuzon maxhorancën se “janë lëshuar rrugëve dhe ndajnë libra gjoja gratis me urdhrin e një të marri”. "Mjerim i madh për këta Ministra", shkruan ai.
Ministrja Nikolla ka dhuruar libra për familjet nga kategoritë e veçanta përfituese në zonat e Mirditës. Nikolla deklaroi se ky është hapi i parë për t’u qëndruar sa më pranë këtyre familjeve dhe për t’u lehtësuar shpenzimet që do duhet të kenë gjatë vitit shkollor, duke u premtuar se për këto familje do të bëhet edhe më shumë.
Ministria e Arsimit ka shtuar numrin e mësuesve ndihmës në sistemin arsimor në vend për nxënësit me aftësi të veçanta, duke e çuar numrin e tyre nga 310 në 700 mësues. Mësuesit ndihmës do të akordohen në shërbim të fëmijëve me aftësi ndryshe në momentin që kjo do të jetë e nevojshme për ta, në mënyrë që këta fëmijë të ruajnë ritmin në ndjekjen e programeve mësimore.
Ministria e Shëndetësisë njofton se fituesit e fazës së dytë që konkurruan nëpërmjet portalit “Infermierë për Shqipërinë” përzgjodhën sipas renditjes së pikëve, vendet e lira të punës në qendrat shëndetësore dhe spitalet publike. Vetëm për qarkun e Tiranës, kandidatët që u shpallën fitues përzgjedhën sipas pikëve të marra në dy fazat e konkurrimit, 45 vende vakante të krijuara për infermierë dhe profesionis
Për maturantët që synojnë të nisin studimet e larta në Universitetin Bujqësor të Tiranës mundësitë janë të mëdha pasi janë ende bosh rreth 1200 kuota. Rektori Bahri Musabelliu thotë se interes të lartë ka pasur për 4 programet e reja të sudimit që u Në Universitetin Bujqësor të Tiranës janë ende bosh rreth 1250 kuota nga 2246 të tilla që ky institucion ofron.
Ka nisur në Kukës shpërndarja e teksteve shkollore falas për ciklin fillor. Në skemën e shpërndarjes së teksteve janë përfshirë 3 mijë familje, të cilat trajtohen me ndihme ekonomike. Krahas shpërndarjes së teksteve shkollore ne te gjitha shkollat vijon regjistrimi i nxënësve. Brenda datës 17 shtator, të gjitha shkollat parashikohet të jenë gati për të pritur nxënësit.
Në një konferencë për shtyp ditën e sotme, ministrja e Arsimit Lindita Nikolla foli për klasat kolektive dhe synimin për mbylljen e tyre. Ministrja tha se qëllimi është transferimi në shkolla ku 32 mijë nxënës të vendosen në klasat respektive. “Plani ynë është nxjerrja nga situata e vështirë e 7 mijë nxënësve. Ky ishte hapi i pare”, ka cituar ajo.
Ministrja Nikolla ka prezantuar tekstet e reja me të cilat do të mësojnë 400 mijë nxënës këtë vit. "Këto janë tekstet e reja nga klasa e parë deri në klasën e 12. Tekste të standardeve ndërkombëtare. Të gjitha lëndët e shkencave u përkthyen dhe u përshtatën. Janë tekste me të cilat studiojnë edhe bashkëmoshatarët e fëmijëve tanë kudo në botë. Të lehtësuara, por edhe të pajisura me CD”, ka thënë ajo.
Më shumë se 12 milionë nxënës filluan sot vitin e ri shkollor 2018-2019 në Francë, që karakterizohet nga ndalimi i përdorimit të telefonit celular në shkollat fillore dhe 8-vjeçare, sipas një ligji të miratuar në fund të muajit korrik. Ndërsa shkollat e mesme kanë mundësinë, por nuk janë të detyruara të ndalojnë, përdorimin e celularëve dhe të pajisjeve të tjera kompjuterike gjatë orëve të mësimit.
Shkollës “Ismail Qemali” do t’i kthehet shkëlqimi i dikurshëm. Bashkia e Tiranës po përfundon punimet për rikonstruksionin e plotë të klasave, palestrës dhe ambienteve sportive të jashtme, ndërsa ka instaluar edhe sistemin e ngrohjes qendrore. Kryebashkiaku Veliaj theksoi se me hapjen dhe shtimin e kapaciteteve në disa shkolla të tjera, edhe në këtë shkollë është ulur numri i nxënësve nëpër klasa.
Trego më shumë