Per eksperiencen me te mire perdorni Kolibri ne aparatin tuaj smartphone
Shkarkoni Kolibri ne:
Dy javë para datës kur pritet të rifillojë viti shkollor, Kryeministri Rama dhe Ministrja Nikolla pritën në një takim mësuesit. Rama prezantoi para mësuesve politikat lehtësuese për arsimin 9-vjeçar dhe të mesëm. “Ne kemi zgjeruar ndjeshëm këtë sezon, target-grupin e fëmijëve që përfitojnë libra falas. Tani kemi mundësinë të rritim numrin e mësuesve që punojnë me fëmijët me aftësi ndryshe”, tha Rama.
Deputetja Albana Vokshi, e quan mashtrim të madh shpërndarjen e librave falas nga Kryeministri Rama për nxënësit e klasës së parë në Vlorë. Sipas saj, kjo është shfaqje e shëmtuar pasi prindërit e nxënësve të klasave 1-4 që do të marrin librat në përdorim nga shteti, dhe nëse femijët i dëmtojnë ato, do gjobiten dhe paguajnë shumë më shumë sesa do të ishte vlera nëse ato do i kishin blerë tekset vetë.
Luçiano Boçi ka sulmuar Ministrinë e Arsimit, në prag të nisjes së vitit të ri akademik, duke i quajtur pranimet në universitet si tregu i gabit. Në një status në FB, Boçi shkruan se në procesin e pranimeve në universitet, vazhdon i njëjti kaos dhe të njëjtat dallavere dhe se nxënësit turren të marrin një degë, edhe pse e dinë që është pa vlerë, pasi këtu nuk ka as të ardhme e as punë.
Mbi 5.200 maturantë depozituan dokumentet gjatë 48 orëshit të raundit të parë të regjistrimeve në universitete. Mjekësia, Ekonomiku dhe Drejtësia mbeten programet e studimit më të preferuara nga maturantët. Mjekësia dhe Ekonomiku janë në krye të listës së preferencave. Ndërsa Juridiku ka qenë preferencë e rreth 6700 maturantëve, por vetëm 700 rezultuan fitues në fazën e parë, 614 prej të cilëve ishin vajza.
Universiteti e Elbasanit “Aleksandër Xhuvani” sivjet rezulton se ka rreth 13 mijë aplikime nga maturantët, në 42 programe studimi për vitin e ri akademik 2018-2019. Ndërkohë, ka filluar procesi i regjistrimit për të gjithë fituesit që do të zgjasë deri në 12 shtator. Fakulteti me më shumë aplikime është FSHMT, me rreth 5000 aplikime për 710 kuota të planifikuara.
Bashkia e Tiranës ka përfunduar rikonstruksionin dhe zgjerimin e shkollës “Dora D’Istria”, me 12 klasa të reja dhe mjedise tërësisht të rinovuara. Kryebashkiaku Veliaj u shpreh i kënaqur që tashmë, shkolla ku mësoi disa vite më parë, sot ka hapësira të bollshme për nxënësit. Ai theksoi se mjediset e shtuara në shkollën “Dora D’Istria” eliminojnë problemin e mësimit me dy turne.
Rreth 900 mijë shqiptarë të moshës mbi 25 vjeç nuk zotërojnë asnjë gjuhë të huaj. Shifra u përpilua nga INSTAT, në kuadër të anketës mbi njohuritë për gjuhët e huaja në moshat mbi 25 vjeç, për vitin 2017. Rezultatet tregojnë se rreth 388 mijë shqiptare zotërojnë një gjuhë të huaj, 163 mijë zotërojnë dy gjuhë, teksa 47 mijë shqiptarë njohin më shumë se tre gjuhë të huaja.
Të gjithë maturantët që kanë aplikuar në një prej 12 programeve të studimit në Universitetin e Mjekësisë, mund të njihen me renditjen gjatë raundit të parë të aplikimeve. Sot janë publikuar emrat e 1040 fituesve në këto degë, ku secili mund të verifikojë nëpërmjet ID-së përkatëse, numrin e pikëve të grumbulluara që ndryshojnë nga njëri program studimi në tjetrin, në bazë të kritereve të përcaktuara.
Sipas raportit të Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Refugjatët, në botë ka 4 milionë fëmijë refugjatë, të cilët nuk shkojnë në shkollë. Përkundër përpjekjeve të qeverive, UNHCR-së dhe partnerëve, regjistrimi i fëmijëve të refugjatëve në shkollë nuk mund të ndjekë të njëjtin hap me rritjen e popullsisë së tyre. Vetëm 61% e fëmijëve refugjatë ndjekin shkollën fillore, krahasuar me 92% të fëmijëve në b
Shkollat 9-vjeçare janë duke bërë përgatitjet e fundit për të pritur nxënësit. Regjistrimet për klasat e para pothuajse kanë përfunduar dhe në 7 shtator do të nisë edhe shpërndarja e teksteve. Drejtoresha e shkollës 9-vjeçare "Edith Durham", Majlinda Dervishaj thotë se për nxënësit që do t'i përfitojnë tekset për përdorim falas, shpërndarja do të nisë në datën 10 deri më 15 shtator.
Trego më shumë