Per eksperiencen me te mire perdorni Kolibri ne aparatin tuaj smartphone
Shkarkoni Kolibri ne:
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konfirmon në detyrë prokurorin e Prokurorisë së Elbasanit, Besnik Cani, njëherësh edhe kandidat për KLP. Për Prokurorin Cani, njëkohësisht këshilltar i komanduar i Arta Markut, ILDKPKI thekson se ka bërë deklarim të saktë, ka burime të ligjshme dhe nuk ka kryer fshehje të pasurisë. Në lidhje me pastërtinë e figurës, DSIK vlerëson se ai nuk ka patur kontakte të papërshtatshme.
Komisioni i Pavaruri Kualifikimit shkarkon nga detyra Prokurorin e Prokurorisë së Përgjithshme, Artur Selmani. Hetimi për të ishte bërë në tre kritere; pasurisë, integritetit dhe aftësive profesionale. Përsa i përket integritetit, prokurorit iu përmend fakti që në deklaratën e ILDKPI-së kishte deklaruar se për tre vite kishte fituar nga bastet sportive shumën prej 10 mijë $.
Një tjetër gjyqtar ka ngecur në sitën e Vetting-ut. KPK ka shkarkuar sot nga detyra Gjyqtarin e Apelit të Shkodrës Luan Dervishi, i cili ishte dhe kandidat për KLGJ. ILDKPI, thekson se gjyqtari në fjlaë ka bërë deklarim të pasaktë të pasurisë, ndërsa nga të dhënat e tjera të siguruara nga DSIK theksohet se ai rezulton të jetë i përfshirë në afera korruptive.
KPK konfirmon në detyrë Fiona Papajorgjin, kandidate për gjyqtare pranë Gjykatës Kushtetuese, e cila aktualisht ushtron detyrën e këshilltares ligjore pranë këtij institucioni. Papajorgji, iu nënshtrua Vetting-ut në bazë të tre kritereve, ligjshmërisë së pasurisë, integriteti etik dhe profesional.
Prokurori i Prokurorisë së Elbasanit merret në dëgjesë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit. Ai aktualisht është Prokuror i komanduar në Prokurorinë e Përgjithshme në Tiranë. Nga të dhënat e siguruara dhe nga deklarimet e bërë nga vetë Prokurori, KPK-ja duke iu referuar ILDKPKI-së thuhet se Cani ka bërë deklarim të saktë të pasurisë.
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka zhvilluar seancën dëgjimore me Prokurorin e Prokurorisë së Tiranës, Shpëtim Kurti. Sipas ILDKPKI, Prokurori Shpëtim Kurti s’ka bërë deklarim te saktë të pasurisë dhe ka kryer fshehje të saj. Gjithasthu KPK duke iu referuar DSIK thotë se Kurti është i papërshtatshëm për të vijuar detyrën sepse ka kontakte me persona të përfshirë në krim dhe tendecë të jetë pjesë e krimit.
KPK ka zhvilluar sot seancën dëgjimore ndaj prokurorit të Tiranës, Shpëtim Kurti. Pas hetimeve, ILDKP ka konstatuar se deklarimi Kurtit nuk është i saktë dhe se ka fshehur pasurinë. Apartamenti i rrugës Sulejman Pasha rezulton në mospërputhje me çmimin e blerë në vitin 2002. Ky apartament është deklaruar i blerë për 2 mln lekë por në kontratën e shit-blerjes rezulton 1.5 mln lekë.
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka konfirmuar në detyrë gjyqtarin në Gjykatën e Apelit Gjirokastër, Enton Dhimitri. Gjyqtari është edhe kandidat për Këshillin e Emërimeve në Drejtësi. Gjyqtari nuk ka rezultuar me probleme për pasurinë si dhe në aftësitë profesionale, por probleme janë konstatuar në drejtim të integritetit.
Deputeti Balla, së bashku me delegacionin që e shoqëron në Gjermani, zhvilluan një takim me Sekretarin e Shtetit, Christian Lange. Temë kryesore e këtij takimi ishte ecuria e Reformës në Drejtësi. Përfaqësuesit e Shqipërisë në takim e njohën -n me ecurinë e implementimit të Reformës në Drejtësi, ecurinë e Vetting-ut që paraprin ngritjen e institucioneve të reja KLGJ dhe KLP, si dhe të BKH dhe SPAK.
Në kuadër të vizitës zyratre në Gjermani, Taulant Balla u prit në një takim nga Sekretari i Shtetit, Stefan Mayer. Lufta kundër kundër krimit të organizuar ishte në fokus të takimit, ku Balla informoi zyrtarin gjerman për rezultatet e arritura si edhe angazhimin e institucioneve. Pohoi që Reforma në Drejtësi dhe Vettingu i gjyqësorit po jep frytet e para duke nxjerrë jashtë sistemit gjyqtarët e korruptuar.
Trego më shumë