Per eksperiencen me te mire perdorni Kolibri ne aparatin tuaj smartphone
Shkarkoni Kolibri ne:
Kryetari i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja pak pas takimit me përfaqësues të Komisionit të Venecias, ka dhënë detaje rreth diskutimeve në tryezë sa i takon propozimi të opozitës për Vetting-un në politikë. Aitha se takimi, ku të pranishëm ishin edhe përfaqësues të opozitës, ishte i frytshëm, ndersa shtoi se “Venecia”, ngelet tabani i demokracisë.
Vettingu në poltikë do të sjellë sot në Tiranë një delegacion të Komisionit të Venecias. Delegacioni më 6 anëtarë e drejtuar nga Presidentja Hanna Suchocka, do të zhvillojë një seri takimesh me përfaqësuesit politik në vend për tu njohur gjerësisht me propozimin partisë demokratike për të kaluar në sitë integritetin e politikanëve në vend kjo për qellim dekriminalizimin dhe shkëputjen e lidhjeve me krimin.
Politika shqiptare do të duhet të presë mesin e muajit dhjetor për të mësuar opionionin e Komisionit të Venecias mbi kërkesën e opozitës për Vetting-un në politikë. Referuar burimeve, mësohet se Komisioni në fjalë i ka përcaktuar datat kur do të diskutohet dokumenti, i cili vlerësohet thelbësor për vendimmarrjen politike në Tiranë.
Komisioni i Posaçëm i Apelimit ka nisur seancën për Gjyqtarin e Gjykatës së Lartë, Edmond Islamaj. Gjyqtari ka kaluar vettingun pak kojë më parë, por është ankmuar nga Komisioni Publik për dy shkelje në lidhje me pasurinë që sipas Komisionirt Publik nuk janë hetuar siç duhet nga KPK.
Seancat dëgjimore të Vettig-ut do të zhvillohen sërish te Pallati i Kongreseve dhe jo te ndërtesa e Lidhjes së Shkrimtarëve. Shkak i kthimit pas janë ambientet e pamjaftueshme, sallat e vogla dhe fakti se këto salla nuk mjaftojnë që procesi të monitorohet edhe nga publiku. Seanca e radhës është të premten, në datën 9 nëntor, ku para KPK-së do të dalë Prokurori Ramadan Troci, kandidat për në KLP.
Prokurori Sokol Stojani i është nënshkruar procesit të Vettingut ditën e sotme. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit po kryen seancë dëgjimore me Prokurorin e Prokurorisë së Përgjithshme. Në fillim të vitit, Stojani u emërua Drejtor i Inspektimit, Burimeve Njerëzore dhe Mbrojtjes së Dëshmitarëve nga Kryeprokurorja Arta Marku, detyrë të cilën e mbajti vetëm 9 muaj.
Komisioneri Publik ka ankimuar vendimin në KPA, kundër vendimit të KPK, për gjyqtarin Artur Malaj, i cili mban postin e gjyqtarit pranë Gjykatës Administrative të Apelit Tiranë. Pas shqyrtimi dhe vlerësimit të Komisionëerit publik, në rastin konkret, nuk krijohet bindja se subjekti i rivlerësimit ka deklaruar saktësisht dhe plotësisht pronat në përdorim apo posedim të tij dhe personave të tjerë të lidhur me të.
Ka nisur mbledhja e Këshillit të Legjislacionit për Vettingun në politikë nën drejtimin e Vasilika Hysit. Në fjalën e tij, deputeti Salianji pohoi se Vettingu i politikanëve është një proces që s’duhet shtyrë asnjë moment më shumë. Ai u shpreh se akuzat e opozitës dita ditës po provohen me fakte duke nxjerrë zbuluar lidhjet e disa prej politikanëve të PS me kriminelë. Më pas ai është larguar nga salla.
Nga Shkodra, Ambasadori i Austrisë, Johann Sattler i ka bërë apel palëve politike që debatin ta zhvillojnë në Parlament. Sa i përket vetting-ut të politikanëve, diplomati austriak u shpreh se kjo është e domosdoshme, por duhet pak kohë derisa të krijohen institucionet e reja siç është SPAK. Sattler u shpreh se kohët e fundit është parë të bëhen hapa pozitivë në kapjen dhe vënin pas hekurave të të fortëve.
Komisioni i Posaçëm i Apelimit ka lënë në fuqi vendimin për ish-gjyqtaren Altina Xhoxhaj. Kjo e fundit u shkarkua 3 muaj më parë. Ajo mbante postin e gjyqtares së Gjykatës Kushtetuese ndërsa kohë më parë u shkarkua nga KPK-ja pasi konstatoi mospërputhje në deklarimin e saj lidhur me burimin e të ardhurave.
Trego më shumë