Per eksperiencen me te mire perdorni Kolibri ne aparatin tuaj smartphone
Shkarkoni Kolibri ne:
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit nis axhendën e Vetting-ut për muajin tetor me gjyqtarin në Gjykatën e Apelit Korçë, Sotiraq Lubonja, më 3 tetor. Trupi gjykues i KPK i përbërë nga Suela Zhegu, Brunilda Bekteshi, Valbona Sanxhaktari do shqyrtojë dosjen e gjyqtarit Apelit të Korçës, Sotiraq Lubonja në seancën dëgjimore të datës 3 tetor që nis në orën 09:00.
Vendimi i argumentuar i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit konstaton mospërputhje mes deklaratave, një kontratë fiktive apo të ardhura nga qiratë për të cilat nuk ishte paguar tatim, por thekson se kryetari i Gjykatës së Lartë kishte shfrytëzuar boshllëqet ligjore pa shkelur ligjin, duke e konfirmuar në detyrë. Vendimi në fjalë u kundërshtua nga Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit.
Deputetja Erjola Pampuri ka sulmuar ashpër deputetët Elisa Spiropalin dhe Ervin Bushatin. Sipas saj, deputetja Elisa Spiropali shfrytëzoi postin në doganë për t’u bërë pjesë e politikës, ndërsa shtoi se Ervin Bushati i shiti pronën Linda Ramës, aty ku Kryeministri ndërtoi vilën në Surrel. "Me vetting-un që propozon PD, Elsa Spiropali largohet nga poltika", shkruan Pampuri.
Edmond Spaho, Kreu i deputetëve të PD-së nuk ka asnjë pritshmëri pozitive nga mazhoranca dhe thotë se miratimi i ligjit të dekriminalizimit rrëzon gjysmën e Qeverisë dhe një pjesë të mirë të grupit parlamentar, si të lidhur me krimin e organizuar. Ai është prononcuar gjithashtu edhe lidhur me debatin e Teatrit Kombëtar, zgjerimin e koalicionit opozitar kundër Edi Ramës.
Në ambientet e Kuvendit është mbledhur Komisioni i Lidhjeve dhe Këshilli i Legjislacionit për të shqyrtuar nismën e opozitës për vetting në politik. Në fjalën e tij, deputeti Enkelejd Alibeaj e cilësoi artificial propozimin e PS për ta dërguar nismën e opozitës për marrje opinion në Komisionin e Venecias. Ai argumentoi se të gjitha pikat e rregullores për nismën janë përmbushur.
Deputeti Oerd Bylykbashi prezantoi në mbledhjen e Këshillit të Legjislacionit propozimin e PD për Vetting-un në politikë. Ai u shpreh se politikanë të lidhur me krimin i kanë hapur derën influencës kriminale. Sipas tij, do të jetë proces krejtësisht i pavarur ndërsa theksoi se është propozuar që ky proces të ketë edhe mbikëqyrje ndërkombëtare me qëllim që të shkojë deri në fund dhe me transparencë.
Këshilli i Legjislacioni dhe Komisioni i Ligjeve nisin sot shqyrtimin e nismës kushtetuese të propozuar nga opozita e bashkuar për Vetting-un në politikë. Opozita beson se duhet zbatimi i Vetting-ut dhe masa e kontrollit të figurës edhe për politikanët dhe zyrtarët e të tjerë të lartë publikë. Nisma sipas demokratëve synon të dekriminalizojë politikën, të luftojë me tolerancë zero korrupsionin dhe krimin.
Kryedemokrati Basha ka publikuar një video duke risjellë deklaratat e Kryeministrit Rama për mbjelljen e kanabisit dhe politikanët e dënuar si dhe dekriminalizimin. Pas çdo deklaratë të Ramës në video, thuhet se ai gënjeu. Basha thekson se politikanët e lidhur me krimin duhet të largohen ndaj kërkon vetting në politikë pa vonesë.
Shkarkohet nga detyra gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese, Fatmir Hoxha. Vendimi u mor sot nga Kolegji i Pavarur i Apelimit. Sipas KPA-së, vendimi i dhënë më datë 18 maj të këtij viti nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, ishte i drejtë. Kujtojmë se Hoxha kishte ankimuar vendimin e KPK-së, por pavarësisht këtij hapi, ai nuk e kaloi vetting-un.
Ndryshon Prokurori i çështjes për hetimet e vdekjes në ambjentet e Komisariatit të Korçës të Enea Ftoit. Dosja, që kishte në hetim Prokurori Elsion Sadikaj, i shkarkuar nga Vetting-u, i ka kaluar Prokurores Oli Visi. Ndërkohë Enea Ftoi vdiq në Komisariatin e Korçës në prill. Familjarët akuzuan policinë, por ekspertiza mjeko ligjore konfirmoi vdekjen natyrore të të riut.
Trego më shumë