Per eksperiencen me te mire perdorni Kolibri ne aparatin tuaj smartphone
Shkarkoni Kolibri ne:
Komisioni i Ligjeve miratoi shtesën me 24 punonjës të rinj për të 3 organet kryesore të procesit të vetingut. KPK përfitori një shtesë prej 14 personash midis të cilëve dhe 8 këshilltarë ekonomikë. KPA përfitoi 6 punonjës të rinj mes të cilëve 4 këshilltarë, 2 juridikë dhe 2 ekonomikë. Po ashtu edhe Komisionierëve publikë iu shtuan 4 këshilltarë. Ky vendim u mor nga Komisioni i Ligjeve.
Kryedemokrati Basha ka deklaruar se Kryeministri Rama është kundër vetting-ut në politikë, nismë kjo e iniciuar nga selia blu. Përmes një reagimi në "Twitter" Basha shtroi pyetjen se pse Rama ka frikë nga vetting-u, ndërsa shtoi se të gjitha të tjerat janë llogje. Kujtojmë se Basha i kishte lënë një afat deritë premten Ramës, që ky i fundit të shprehte opinionin e tij për vettingut në polikë.
Kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi ka vendosur të mbledhë në datën 26 shtator në orën 12:00 Këshillin e Legjislacionit, për të diskutuar mbi nismën e PD në lidhje me vetting-un e politikanëve. Grupi parlamentar i PD i kërkoi zyrtarisht Kryeparlamentarit Ruçi që Këshillin ta mbledhë ditën e premte, por ky i fundit ka vendosur për të mërkurën e javës së ardhshme.
Pas akuzave publike të Kryedemokratit Basha për Qeverinë "Rama" se kjo e fundit ka lidhje me krimin, vjen një reagim nga Kryeministri Rama. Teksa foli për vetting-un në politikë, madje edhe për lirimin e Ermal Hoxhës nga burgu, Rama shkruan në "Twitter" se nuk do të ketë shans për të marrë pushtet me zgjedhje. Po ashtu ai i ka dhënë një përgjigje rivalit të tij politik, se ishte pro vetting-ut.
Partia Demokratike i ka dërguar sot një letër zyrtare Kryetarit të Kuvendit, Gramoz Ruçi, ku i kërkojnë mbledhjen e Këshillit të Legjislacionit dhe Komisionit të Ligjeve, ditën e premte. Letra në fjalë është dërguar në emër të PD nga Kryetari i Grupit, Edmond Spaho, ku kërkohet që mbledhja të mbahet për vettingun e politikanëve.
Në fjalën e tij në Kuvend, kreu i grupit parlamentar të PS ka ritheksuar se “vetëm SPAK-u dhe BKH-ja e bëjnë vetting-un në politikë”. Balla deklaroi se “propozimi i Lulzim Bashës është autovetting. Nuk bëhet dot vetting-u i politikës nga vetë politikanët”. Ai ftoi Kryedemokratin Bashën që të ndërpriste ato që i quajti “ekspedita turistike nëpër hotele”.
Deputeti Pjerin Ndreu ka komentuar iniciativën e PD për vetting-un në politikë. Përmes një statusi në FB, Ai theksoi se para se të ketë vetting të thelluar në politikë, duhet të vijohet me Reformën në Drejtësi dhe ngritjen e SPAK. Ndreu rikujton se "nismën e PD-së e mbështeti edhe vet Kryeministri Rama, i cili ftoi Kryeopozitarin Basha për t’u ulur në një tryezë."
PD ka depozituar në Kuvend, projektligjin për Vetting-un e politikanëve, por ende nuk dihet se kush janë organet që do ta bëjnë këtë proces. Deputeti Ervin Salianji, në përfundim të mbledhjes së grupeve të punës PD-LSI, u shpreh se duhet pritur për të parë nëse mazhoranca është pro apo kundër këtij pr. ligji. Sipas Salianjit, mazhoranca po bën propagandë për t’iu shmangur Vetting-ut
Deputeti Ervin Salianji, njëkohësisht koordinator i grupeve të punës të ngritura nga opozita për vettingun në politikë, deklaroi sot se Kryeministri Rama dhe PS nuk e duan vettingun dhe po e refuzojnë. Sipas tij vettingu në politikë ecën paralelisht me vettingun në drejtësi dhe nuk e shmang. Deputeti i PD theksoi se nuk ka negociata maxhorancë-opozitë.
Kolegji i Posacëm i Apelimit shqyrtoi ankimimin e Komisionerit Publik për ish-gjykatësen e lartë Mirela Fana. Seanca në KPA u zhvillua në mungesë të subjektit të rivlerësimit dhe në përfundim trupa gjykuese vendosi t’i heqë të drejtën Mirela Fanës për t'u emëruar gjykatëse në cdo nivel për një periudhë prej 15 vitesh. Përgjatë kësaj kohe, ish-gjykatësja nuk mundet të kandidojë për organet e drejtësisë.
Trego më shumë