Per eksperiencen me te mire perdorni Kolibri ne aparatin tuaj smartphone
Shkarkoni Kolibri ne:
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit rifillon sot procesin e rivlerësimit me seancën dëgjimore të prokurorit të Apelit të Durrësit, Bujar Hoti. Ai është pjesë e listës prioritare të Vettingut, për shkak të kandidimit të tij për Këshillin e Lartë të Prokurorisë. Sipas njoftimit të KPK-së, seanca dëgjimore do të drejtohet nga komisioneri Lulzim Hamitaj dhe anëtarët Brunilda Bekteshi dhe Olsi Komici.
Kryetari i Gjykatës Kushtetueses, Bashkim Dedja e kaloi me sukses “sitën” e Vettingut, por Komisioneri Publik, me kërkesë të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, e ankimoi vendimin në KPA. Paraditen e sotme, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues. Kryesues: Ardian Hajdari. Relator: Luan Daci. Anëtarë: Albana Shtylla, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz.
Kreu i Komisionit për BE në Bundestagun gjerman, Gunther Krichbaum, sheh pak përparim sa u takon kushteve që Shqipëria duhet të plotësojë për çeljen e negociatave me BE. Ai thekson se pavarësisht hapave të mirë që janë hedhur me procesin e Vetting-ut, po ecën me ritme shumë të ngadaltë. Gjithashtu Krichbaum sqaron se nuk do të ketë çelje automatike të negociatave për Shqipërinë vitin e ardhshëm.
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit do t'i rikthehet punës në datën 6 shtator, ku do të zhvillohet seanca dëgjimore me Bujar Hotin, Prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Apelit Durrës. Seanca do të zhvillohet në orën 10:00. Trupa gjykuese përbëhet nga Lulzim Hamitaj, Brunilda Bekteshi dhe Olsi Komici.
Komisioneri Publik ka ankimuar vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për prokuroren pranë Gjykatës së Shkallës së Parë në Tiranë, Antoneta Sevdari, kandidate për anëtare e Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Sipas ankimimit, hetimi i KPK-së për prokuroren nuk është i plotë. Komisioneri Publik kërkon nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit, që këto mangësi të hetimit administrativ të mund të riparohen.
Komisioneri Publik ka ankimuar në në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit vendimin e KPK për Gjyqtarin e Gjykatës së Tiranës, Astrit Faqolli, i cili u konfirmua në detyrë duke kaluar me sukses procesin e Vettingu-t. Sipas Komisionerit Publik, vendimi i KPK për Gjyqtarin në fjalë është i padrejtë.
Lulzim Basha nuk ka vonuar shumë t’i kundërpërgjigjet Kryeministrit Rama, që komentoi mbi një artikull të publikuar në “The Washington Times”. “Ka blerë gjykatës, prokurorë, gazeta, TV dhe Ambasadorë me para droge dhe korrupsioni, e nuk i dalin hesapet Ramës. Drejtësinë e ka kapur, por popullin nuk e kap dot. Kokat e krimit dhe korrupsionit do japin llogari shumë shpejt”, shprehet Basha.
Kryeministri Rama, duke iu referuar një artikulli të “The Washington Times”, shkruan në Twitter: “Paguani, paguani artikuj nëpër botë kundër Vetting-ut! Shani e mallkoni në sa gjuhë të mundeni Reformën në Drejtësi! Na akuzoni sa të doni për imoralitet nga dritarja e shtëpisë suaj publike! Ne do ta pastrojmë me rrënjë drejtësinë, se s’kemi frikë nga drejtësia e vërtetë”.
"The Washington Times" i kushton një artikull reformës në drejtësi dhe Vetting-ut. Sipas gazetës, Vetting-u po zhduk kundërshtarët politikë të Ramës dhe po i jep fuqi absolute. Në shkrim thuhet se gjykatës të korruptuar janë mbajtur në detyrë dhe zyrtarë te ndershëm janë larguar nga sistemi i drejtësisë, pasi ata mund të kenë mbështetur partinë e gabuar.
Komisionerët e Vettingut dhe Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit kanë thelluar përpjekjet për të çuar përpara rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve. Edhe pse janë pezulluar seancat dëgjimore, bëhet e ditur se shumica e komisionerëve bashkë me përfaqësuesit e ONM janë në krye të detyrës. Mësohet se ata janë duke mbyllur dosjet e listës së dytë prioritare.
Trego më shumë