Per eksperiencen me te mire perdorni Kolibri ne aparatin tuaj smartphone
Shkarkoni Kolibri ne:
Muzika Reggae i është shtuar listës së trashëgimisë botërore të UNESCO-s. Kombet e Bashkuara e kanë konsideruar këtë muzikë si të denjë për tu mbrojtur dhe promovuar. Kjo rrymë muzikore, e cila lindi nga Xhamajka në vitet 1960, falë artistëve si Toots dhe Maytals, Peter Tosh dhe Bob Marley, iu shtua koleksioneve të "trashëgimisë kulturore të paprekshme".
Panairi i librit vijon të mirëpresë shumë lexues në Pallatin e Kongreseve. Në këtë panair janë të pranishëm autorë dhe shkrimtarë të shumtë, të cilët kanë ardhur me krijimtaritë e tyre letrare për t’i shpalosur me lexuesit. Ajo që ra në sy ishte fakti se shkrimtari i madh i letrave shqipe, Ismail Kadare ka sjellë librin më të ri, me titull: “Kur sunduesit grinden”.
Në Kishën e Ristozit, në Mbroje të Korçës që njihet si një nga objektet e kultit më të vjetra në Ballkan ka nisur faza e trete e rikonstruksionit të plotë. Pas strukturës dhe çatisë, tashmë punimet do të prekin tavanin dhe pikturat murale, të cilat në fakt janë edhe pjesët më të ndjeshme për të ruajtur origjinalitetin e objektit shekullor.
Deputetja e PD, Albana Vokshi ka komentuar rrëzimin e dekretit të presidentit Ilir Meta për Teatrin Kombëtar nga deputetët e mazhorancës në Kuvend si dhe miratimin e ligjit për mbylljen e lojërave të fatit duke nisur në 1 janar 2019. Ajo u shpreh se disa deputetë të PS e dinë që shembja e Teatrit është akt i paligjshëm, por votojnë me urdhër të Ramës në Kuvend.
Kepi i Rodonit është një nga destinacionet më të vizituara, ku përveç resurseve natyrore, pjesë e guidës janë dhe dy nga objektet më kryesore të zonës së Ishmit, Kalaja e Skënderbeut dhe Kisha e Shën Ndout. Këto dy destinacione fshehin brenda tyre përveç bukurive natyrore kultin dhe historinë. Kisha e Shën Ndout është një ndër kishat më të dëgjuara të zonës të periudhës së Mesjetës shqiptare.
“Klimt dhe Schiele” është filmi që do të dalë së shpejti në sallat e kinemave Evropiane. Me regji të Michele Mally, ky film u dedikohet burrave, jo vetëm piktorëve, por edhe shkrimtarëve, skulptorëve dhe muzikantëve, që në fillim të 1900-ës “vranë” etërit e tyre artistikë, duke u bërë sjellës idesh të reja në art, larg rrymave klasike dhe atyre që mësoheshin në Akademinë e Arteve të Bukura, në Vienë.
Kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili ka sulmuar ashpër maxhorancën për ligjin e teatrit. Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Vasili shkruan se Parlamenti është kthyer në mejhane, e cila po i shërben vjedhjes së Teatrit Kombëtar.
Në një kohë kur sot pritet që maxhoranca të rrëzojë dekretin e Presidentit Meta për ligjin për shembjen e teatrit, vjen një reagim nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit. Ajo i bëri thirrje deputetëve të maxhorancës që të pranojnë dekretin e Presidentit, ku ky i fundit e ktheu sërish ligjin në Kuvend pasi janë shkelur 9 pika. Sipas Aleancës ligji në fjalë duhet të rrëzohet, pasi është anti-kushtetues.
Komisioni i Veprimtarive Prodhuese ka rrëzuar sot dekretin e Presidentit mbi ligjin për Teatrin. Pritet që dekreti të kalojë sot në seancë plenare për vulën e fundit. Në mbledhjen e sotme Kryetari i Komisionit, Eduard Shalsi tha se çështja për dekretin e Presidentit ështe e njohur dhe se do të kalohet për votim në seancën plenare. Ndërsa relatori Ilir Beqja u shpreh se komisioni nuk ka pse ta shqyrtojë.
Një orë para nisjes së seancës plenare, mazhoranca do të shqyrtojë në Komisionin Parlamentar të Veprimtarive Prodhuese, dekretin e Presidentit Meta, i cili ktheu për rishqyrtim në Kuvend ligjin për teatrin. Mbledhjen e lajmëroi Eduard Shalsi. Mësohet se shumica socialiste do ta rrëzojë dekretin presidencial, duke i hapur rrugë më pas nisjes së procesit për ndërtimin e godinës së re të Teatrit Kombëtar.
Trego më shumë