Per eksperiencen me te mire perdorni Kolibri ne aparatin tuaj smartphone
Shkarkoni Kolibri ne:
Presidenti Meta ka nderuar me titullin “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut”, solistin e Operas Shtetërore të Vjenës dhe koreografin e mirënjohur shqiptar, Eno Peçi. Përmes një statusi në FB, kreu i shtetit shkruan se Peçi ka spikatur në skenat evropiane duke nderuar veten dhe kombin shqiptar në tërësi.
“Kabaja myzeqare” mblodhi për dy netë rresht në Lushnje instrumentistët e 12 grupeve të muzikës popullore jo vetëm nga Lushnja, por edhe Fieri, Divjaka dhe Berati. 60 instrumentistë sollën në qendër të Lushnjes atmosferë festive me sazet që shoqërojnë çdo gëzim familjar në këto anë. Në fund të aktivitetit u ndanë edhe çmimet.
Violinisti i njohur shqiptar, Jonian Ilias Kadesha, do të performojë sot në mbrëmje në Tiranë, për publikun kryeqytetas. Koncerti do të mbahet në sallën koncertale të Katedrales Orthodokse, ndërsa Orkestra Simfonike e Radio Televizionit Shqiptar do të hapë sezonin e ri artistik, me pjesëmarrjes speciale të Kadeshës. Ai shoqërohet nga dirigjenti Jonathan Bloxham dhe violinçelistja Vashti Hunter.
Shtatorja e Skëndërbeut do të vendoset në qendër të Lezhës. Pas konkursit të organizuar nga Bashkia e Lezhës u shpall fitues punimi i skulptorit Ardian Pepa. Në këmbë, me shpatën në dorë vertikalisht poshtë dhe këmbën e djathtë përpara, do jetë e derdhur në bronz skulptura e tij. Kryebashkiaku i Lezhës, thotë se ky është një simbol që i mungonte qytetit.
Mbërrin për herë të dytë në Kuvend dekreti i Presidentit Meta për Teatrin Kombëtar. Në nisje të seancës plenare, Kryeparlamentari Ruçi njoftoi depozitimin e tij. Me dekret të datës 11 tetor Meta ktheu për rishqyrtim ligjin për ndërtimin e Teatrit të ri Kombëtar në Tiranë, i cili pësoi ndryshime duke përfshirë hapjen e një gare.
Ish-Ministri Musafaj ka deklaruar se rikthimi i ligjit për Teatrin Kombëtar nga Presidenti Meta është një shans që kreu i shtetit po i jep mazhorancës që të tërhiqet nga projekti i saj. Ai u shpreh se vendimi i kreut të shtetit përmbush pritshmërinë e shumicës së opinionit publik në vend. “Meta i ka dhënë dhe një shans tjetër Qeverisë për të reflektuar. E përshëndes veprimin e Presidentit”, ka cituar ai.
Presidenti Meta ka rikthyer sërish në Kuvend ligjin për shembjen e Teatrit Kombëtar. Ky i fundit u miratua vetëm me votat e shumicës. Meta dekretoi sot kthimin e ligjit. Arsyet e kthimit të ligjit nr. 37/2018, datë 20.09.2018: “Për përcaktimin e procedurës së veçantë për vlerësimin, negocimin dhe lidhjen e kontratës me objekt “Projektimi dhe realizimi i projektit urban dhe godinës së re të Teatrit Kombëtar”.
Presidenti Meta i ka shprehur ngushëllime familjes së shkrimtarit Fatos Arapi, i cili u nda sot nga jeta në moshën 89-vjeçare. Meta thotë se vepra e tij e pasur dhe kontributi i jashtëzakonshëm, do të mbeten unikale në letërsinë shqipe. "Thjeshtësia, modestia dhe mirësia e tij në komunikim, na la mbresa të veçanta të gjithëve dhe e bëri figurën e tij edhe më shumë të dashur për të gjithë ne", shkruan Meta.
Ndahet nga jeta në moshën 89-vjecare shkrimtari i njohur Fatos Arapi. Lajmi është bërë i ditur nga familja e tij. Arapi lindi në vitin 1929 në Vlorë, ku kreu edhe shkollën e mesme, ndërsa studimet e larta i ndoqi në Bullgari në fakultetin e Matematikës dhe të Ekonomisë. Ka punuar si gazetar dhe pedagog në Fakultetin Histori Filologji në Tiranë dhe ka fituar disa çmime kombëtare e ndërkombëtare për poezi.
Një shkrim i rrallë me shkronja hebraike i emrit të Jeruzalemit, i gdhendur në një gur cilindrik, u zbulua vitin e kaluar nga arkeologët izraelitë në hyrjen perëndimore të qytetit, theksuan autoritetet. Pothuajse një metër i lartë dhe me sa duket i kohës së mbretit Herodi, guri ishte hequr nga ndërtesa origjinale dhe pastaj ishte ripërdorur për ndërtimin e një ndërtese romake.
Trego më shumë