Per eksperiencen me te mire perdorni Kolibri ne aparatin tuaj smartphone
Shkarkoni Kolibri ne:
Dolce & Gabbana ka sjellë në Dubai "Një mijë e një netë". Dyshja e stilistëve italianë organizoi sflilatën për të festuar hapjen e dyqanit më të ri në Dubai. Një instalim në stilin e pastër D&G mes dritave me ngjyrë të gjelbër, të bardha dhe të kuqe ka përshëndetur të ftuarit e ngjarjes që kanë frymëzuar atmosferën e një qyteti tipik italian në festime dhe kanë frymëzuar krijimet e veçanta të stilistëve.
Ndërron jetë në moshën 76-vjeçare, aktori i njohur amerikan Scott Wilson. Wilson, i cili ka interpretuar rolin e Hershel Greene në serialin e famshëm “The Walking Dead”, ka ndërruar jetë pas një beteje të gjatë me kancerin. Lajmi u bë i ditur nga përfaqësuesi i tij, Dominic Mancini për “TMZ”. "Lutjet dhe mendimet tona janë me familjen dhe miqtë e tij”, ka thënë Mancini.
Regjisori Altin Basha është në radhën e atyre artistëve që mbështesin idenë për një teatër të ri. Ai u shpreh se politika përçau artistët me këtë çështje dhe se shpreson që kjo çështje të zgjidhet në të mirë të spektatorët. “Të gjithë duan një institucion që t’i shërbejë shqiptarëve në 100 vitet e ardhshme”, ka cituar ai.
Masakra e famshme por e trishtë e natës Shën Bartolomeut, që shënoi një kthesë në luftërat fetare në Francë, është në zemër të operas më spektakolare franceze, “Hygenotët”, që rikthehet në Paris pas 80 vitesh mungesë. Një sukses i vërtetë në atë kohë, “Hygenotët” (1836), që premiera do të mbahet nesër në Operan e Bastijës, është një lloji Romeo dhe Xhuljete ku sfondi është nata e Shën Bartolomeut.
Regjisori i “Gomorra”, Matteo Garrone vjen si përfaqësues i Italisë në çmimet "Oscar", në kategorinë e filmave me metrazh të gjatë më filmin e ri “Dogman”. Ai ka predominuar mbi 20 filma që kanë konkurruar për kandidim. "Dogman" ka për protagonist Marcellon, një shitës kafshësh të urtë, i cili jeton për dy qëllime: për vajzën Alida dhe qentë që i kuron dhe kujdeset për to me afeksionin me të madh.
Ministria e Bujqësisë ka formuluar një listë të produkteve tradicionalë e cila kryesisht përfaqësohen nga kafshë, bime, gatime dhe veshje. Lista përfshin të gjitha qarqet dhe rajonet e tyre nga Jugu në Veri. Sipas listës, Shkodra ka numrin më të madh të produkteve tradicionale që përfshijnë kultivarët e fushës, gatimet e veçanta të zonës, kafshë, bimë të egra, dhe peshq të detit dhe liqenit.
Kryeministri Rama ka vijuar turin në promovimin e projekti për “100 fshatrat”. Stacioni i radhës i shefit të Qeverisë ishte Nivica, e cila sipas tij, është një perlë që ka çfarë të ofrojë. Duke listuar potencialin e zonës, Kryeministri iu referua një artikulli të “Washington Post”, i cili përshkruante, sipas Ramës, bukuritë dhe asetet e paprekshme të kësaj zone.
Ligji i ri për Teatrin Kombëtar ka mbërritur në Presidencë. Kuvendi ia ka dërguar Presidentit për shpallje dhe dijeni, por palët janë të ndara nëse Presidenti ka të drejtë apo jo që të rikthejë dy herë ligjin. PS e konsideron si të njëjtin ligj, pasi mban të njëjtin numër identifikues, ndërsa PD e konsideron si ligj të ri, gjë që do t’i jepte Metës të drejtën e rikthimit të ligjit.
Skena e re “Turbina” hapi dje dyert për të mirëpritur Festivalin Mbarëkombëtar të Teatrit, ngjarja më e rëndësishme teatrore e vitit, ku në datat 23-30 Shtator, do të ngjiten në skenë 14 trupa teatrale nga të gjitha trevat shqiptare. Në hapjen e Festivalit, Kryebashkiaku Veliaj pohoi se investimi për “Turbinën” ka një rëndësi të veçantë për qytetin.
“Art Turbina” do të çelë siparin e një sërë shfaqjesh që pritet të pasurojnë jetën artistike të kryeqytetit. Tirana do të mirëpresë Festivalin Mbarëkombëtar të Teatrit. Në një video të publikuar nga Kryebashkiaku Veliaj, emrat më të njohur të skenës, si: Reshat Arbana, Ndriçim Xhepa, Lulzim Zeqja, Helidon Fino i bëjnë thirrje publikut artdashësh që të mos humbasë këtë festë të artit shqiptar.
Trego më shumë