Per eksperiencen me te mire perdorni Kolibri ne aparatin tuaj smartphone
Shkarkoni Kolibri ne:
Mr. Bean rikthehet me humorin e tij britanik në ekranin e madh me “Johnny English strikes again”. Pasi një sulm kibernetik zbulon identitetin e gjithë agjenteve të fshehtë në Britani, Johnny English detyrohet të rikthehet në punë edhe pse në pension, për të gjetur piratin që organizoi sulmin. Rowan Atkinson, Olga Kurylenko dhe Emma Thompson, sjellin komedinë britanike “Johnny English-godet përsëri”.
Artistët shqiptarë bashkohen në një këngë për të mbrojtur lumenjtë e Shqipërisë. Kënga e gjelbër “Lum Lumi i Lirë” përpiqet të kontribuojë pro kauzave në mbrojtje të lumit Valbonë dhe lumit më të egër në Evropë, Vjosës. Elina Duni, Eda Zari, Linda Rukaj, Vlashent Sata, Shpat Deda, Gert Kapo, Kleidi Eski, Sokol Çunga, Mikaela Minga etj, bashkëpunuan për të realizuar këngën dhe videon “Lum Lumi i Lirë“.
Analisti Andi Bushati ka komentuar vendimin e sotëm të mazhornacës për të miratuar amendimet në ligjin që i hap rrugë prishjes së Teatrit Kombëtar. Bushati tha se votimi i sotëm i vuri vulën grabitjes. Ai shkruan se "pas votimit të sotëm të deputetëve socialistë me 75 vota, Edi Rama tregoi se është i vendosur t’i shkojë deri në fund aferës së Teatrit që i “dhuron” 200 milionë euro Shkëlqim Demir Fushës". Ndër të tjera analisti u shpreh se opozita duhet të bojkotojë totalisht sistemin dhe jo vetëm djegien e mandatave të deputetit dhe të braktisi gjithçka dhe ta bëjë lufën nga jashtë, për të mos shërbyer dot më as si alibi. Në fund të analizës së tij, Bushati shtron dilemën nëse opozita do të luftojë për t’i hapur sytë njerëzve, apo do të jetë thjeshtë një mjet për verbimin e tyre. "Vjedhja brutale e Edit dhe Shkëlqimit i vuri kapakun gjithçkaje", thekson ai.
Pasi maxhoranca votoi me 75 vota pro ligjin për shembjen e Teatrit, vjen reagimi i parë nga opozita. Përmes një statusi në FB, deputeti Luçiano Boçi ka deklaruar se Parlamenti ka ngrënë turpin me kartona. Mes të tjerash ai ironizoi qëndrimin e deputetëve socialist, ndërsa shtoi se politika varrosi vlerat kulturore me vendimin për shembjen e Teatrit.
Kuvendi ka pranuar dekretin e Presidentit Meta lidhur me çështjen e "Teatrit Kombëtar" duke i hapur rrugë ndërtimin të projektit të ri dhe shembjes së godinës aktuale. Vendimi është marrë me 75 vota pro të maxhorancës duke miratuar dekretin e Kreut të Shtetit dhe njëkohesisht amendamentet për ligjin.
Kryedemokrati Basha ka reaguar pas deklaratave të Kryeministrit Rama nga Parlamenti në lidhje me Teatrin. Rama publikoi një letërkëmbim mes Ministrit të atëhershëm të ekonomisë, Florion Mima dhe Bashës si Kryetar Bashkie ku flitej për privatizimin e Teatrit të Metropolit. Lidhur me këtë Basha thotë se Teatri i Metropolit është, kurse Kinematë i prishi Rama dhe i quan shkresat e nxjerra të pavlera.
Kryeministri Rama i është përgjigjur akuzave të kreut të PD-së. Lidhur me kriminalitetin në Vlorë, Rama tha se mjafton të shohësh shifrat dhe situata nga dje që qeveriste PD me sot është si nata me dita. Rama ka deklaruar se në kohën kur Basha drejtonte Bashkinë e Tiranës, Florion Mima i kishte dërguar një shkresë ku kërkonte privatizimin e Teatrit të Metropolit për llogari të deputetit Astrit Veliaj.
Ndërsa Parlamenti do të kalojë sot amendimet e ligjit për Teatrin, para Parlamentit ka nisur një protestë. Dhjetëra qytetarë, aktivistë e artistë janë ngritur në protestë për të kundërshtuar prishjen e Teatrit Kombëtar. Regjisori Edmond Budina iu ka bërë thirrje qytetarëve të çohen sepse Shqipëria ka marrë fund. “Me këta politikanë duhet ta kesh mendjen çdo ditë sepse ta fusin”, tha Budina.
Parlamenti pritet të miratojë sot amendimet në ligjin që i hap rrugë prishjes së Teatrit Kombëtar. Opozita nuk do të jetë sërish në seancë, ndërsa është parashikuar që grupet parlamentare PD-LSI të mblidhen në Vlorë, pas Shkodrës, Elbasanit dhe Durrësit. Në seancën e sotme do të jenë të pranishëm dy deputetët e LSI, Lefter Koka e Vangjel, pasi janë në limitet e afatit 6 mujor të mos-prezencës.
Të enjten, opozita do të marrë mungesën e katërt në seance plenare. Mazhoranca do të votojë e vetme dekretin e Presidentit Meta për “Teatrin” bashkë me ndryshimet ligjore. Partia Demokratike dhe aleatët e saj kanë zgjedhur Vlorën dhe jo Parlamentin, sipas tyre, "për të të qëndruar atje ku njerëzit janë të rrezikuar dhe të pasigurt nga bandat dhe jo në godinën ku bandat përfaqësohen nga Qeveria".
Trego më shumë